FOTO/ Kjo është Enkeleda Çapoku, nëna që u vra nga kunati teksa po shpëtonte të bijën… burri donte të shkonte në varrim, por s’u lejua (DETAJE)

January 12, 2020 15:36

FOTO/ Kjo është Enkeleda Çapoku, nëna që u vra nga kunati teksa po shpëtonte të bijën… burri donte të shkonte në varrim, por s’u lejua (DETAJE)

Nëna 30-vjeçare, Enkeleda Çapoku është përcjellë për në banesën e fundit, pasi u vra teksa po shpëtonte të bijën nga dhuna e kunatit të saj, Erdet Çapokut.

Portali Dosja.al ka siguruar sot dhe foton e Enkelëdës, e cila akuzohej nga kunati se po i tradhtonte vëllanë dhe në mesnatën e së enjtës i shkoi në banesë dhe e vrau.

Bashkëshorti i Enkeledës prej vitesh po vuan një dënim në burg dhe sot nuk është lejuar që t’i jepte lamtumirën gruas së tij.

Nga ana tjetër, Erdet Çapoku është lënë nga Gjykata në burg, pasi për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet se ka vrarë kunatën dhe vajzën e saj 18-vjeçare.

Gjatë seancës, ai ka thënë se nuk mban mend sesi ka ndodhur vrasja.

Nuk e mbaj mend sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja. Kisha prej kohësh debate me Enkeledën. Kam investuar gjithë paratë në shtëpinë e saj”-, ka thënë ai.

Enkeleda u vra nga kunati në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Ai ka hyrë me dhunë në shtëpi me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit.

Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë.

Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) “t’i ruante gruan”.

Dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

January 12, 2020 15:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim