FOTO: Kjo është kartëmonedha më e bukur në botë

April 10, 2018 08:54

FOTO: Kjo është kartëmonedha më e bukur në botë

Një konkurs i përvitshëm i organizuar nga Shoqëria Ndërkombëtare e Kartëmonedhave zgjedh prerjen më të bukur të nxjerrë nga Bankat qendrore në të gjithë botën.

Për të dytin vit radhazi, është Zvicra vendi që shpallet fitues, falë kartëmonedhës së re me vlerë 10 franga.

Kjo valutë përmban një palë duar që drejtojnë një orkestër dhe një hartë të vogël të sistemit të trenave në këtë vend, e cila përfaqëson saktësinë kombëtare në orar.

Dizajni nga Manuela Pfrunder në fakt iu rendit i dyti kur Banka Kombëtare e Zvicrës zhvilloi konkursin në vitin 2005.

Por banka zgjodhi të braktisë dizajnin fitues, i cili paraqiste viruset, embrionet dhe sistemin diellor, pas kritikave që mori nga publiku.

Vendin e dytë në konkurs e mori Banka Mbretërore e Skocisë, për versionin e saj të kartëmonedhës me vlerë 10 paund britanikë, ku paraqitet matematicienja dhe astronomja Mary Sommerville.

Vlerësime morën edhe Maldivet, Madagaskari dhe Norvegjia.

n.s. / dita

Zvicra

Skocia

Maldivet

Madagaskari

Norvegjia

April 10, 2018 08:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*