FOTO: Kur Italia fashiste kujdesej për drejtësinë sociale të shqiptarëve

July 6, 2017 11:52

FOTO: Kur Italia fashiste kujdesej për drejtësinë sociale të shqiptarëve

 

Kjo foto e cila publikohet për herë të parë nga Armand Plaka, sjell një informacion të vlefshëm për studiuesit e historisë, sa i takon rëndësisë që i jepej propagandës në periudhën e pushtimit dhe regjimit fashist në Shqipëri.

Në foto dallohet qartë ky citat në gjuhën italiane:

“Italia fashiste është në gjendje që me burrat dhe armët e saj, t’i garantojë popullit të moçëm dhe të çmuar shqiptar, rend dhe respektim të çdo besimi fetar, përparim civil, drejtësi sociale dhe nëpërmjet mbrojtjes së kufijve të përbashkët, edhe paqen!”

“Ky citat propagandistik relativisht i gjatë, gjendej i shkruar në muret e hyrjes së njërës prej institucioneve fashiste në Tiranë, në periudhën vjeshtë-dimër 1940, kur fushata e armatosur italo-greke, sapo kishte nisur të konsumonte betejat e saj të para në kufinjtë shqiptaro-grekë, pasojat e të cilës paradoksalisht vijojnë të afektojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke”, shkruan Plaka në Facebook, ku ka publikuar edhe foton.

Foto botohet për herë të parë – Armand PLAKA © Të drejtat e rezervuara.

July 6, 2017 11:52
Komento

2 Komente

  1. xxx July 6, 17:40

    ky eshte idiot me brire

    Reply to this comment
  2. Besniku July 6, 18:50

    Kur italia fashiste kujdesej per shqiptaret, para se ta pushtonte, apo pasi e pushtoi, e vodhen, e dogji dhe e shkaterroi!?
    Jeni ne vehte qe botoni keto shpifesira?!
    Apo mqse u botoka per here te pare eshte sensasion!?
    Po futuni ne arkivat e italise se para L2B dhe botoni tere propaganden e, fotot e filmimet ,qe fashistet propagandonin para dhe pas pushtimit, duke folur kunder zogut, per te justifikuar fashizmin si rend i ri boteror.
    Doni te ringjallni keto ndjenja??!!
    E beni nga budallalleku apo se paguheni mire, pavaresisht nga konseguencat !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*