FOTO: Kur mafia vishte kollare

August 25, 2018 09:40

FOTO: Kur mafia vishte kollare

Kjo seri fotosh sjell fytyrat e disa anëtarëve të botës famëkeqe të krimit në Amerikë.

Të publikuara me rastin e 120-vjetorit të lindjes së figurës kyçe të krimit Charles ‘Lucky’ Lucciano, fotot e rralla tregojnë një kohë kur e gjithë bota e nëndheshme kriminale kontrollohej nga mafia me shtrirje nga Nju Jorku në Nevada.

Në foto shfaqen vrasës të pamëshirshëm si Al Capone, Tony “Kapelja”, Kelly “Mitralozi” dhe Frank Costello në shtëpitë apo zyrat e tyre.

Mbreti i krimit Charles ‘Lucky’ Luciano

Një prej krimineleve me famëkeq qe ka jetuar ndonjëherë, Al Capone, i njohur gjithashtu si Njeriu me Shenje, ishte boss i frikshëm i krimit ne Chicago

Anthony Cornero Stralla, i njohur gjithashtu si Tony Kapelja, ishte një sipërmarrës i suksesshëm dhe kontrabandist i shquar pijesh alkoolike ne zonën e Kalifornisë

Joe Profaci, që themeloi familjen Profaci me qendër në Nju Jork, që tani njihet si familja kriminale Colombo

Meyer Lansky, ishte nje figure me ndikim te madh ne komunitetet e krimit amerikano-hebre dhe amerikano-italiane. Ai njihej si “Kontabilisti i krimit”

Frank Costello, me nofken Kryeministri i Botes se Krimit, ishte nje prej boseve me influente te krimit ne Amerike gjate viteve ‘30 dhe u emerua boss i familjes Lucciano pasi Lucky Lucciano u burgos.

John Dillinger, nje kriminel famekeq i viteve ‘20 i cili qe pergjegjes per grabitjen e 24 bankave dhe kater komisariatesh policie, u etiketua nga mediat si nje fare Robin Hudi

Joe Gallo, i njohur edhe si i çmenduri Joe, ishte nje boss nga Nju Jorku brenda familjes mafioze Profaci i cili nisi lufterat e Columbo-s, nje prej konflikteve me te pergjakshme ne historine e krimit

Benjamin ‘Bugsy’ Siegel ishte njeri prej faktoreve kryesore qe qendronte pas zhvillimeve ne Las Vegas pas Luftes se Dyte Boterore

Gerald Chapman udhehoqi nje nga bandat e para te kohes se prohibicionizmit qe nga 1919 deri kur vdiq me 1926, kur ai u var ne litar per krimet e tij.

“Mitralozi” George Kelly, nje gangster i epokes se prohibicionizmit operonte ne Tenesi dhe e fitoi nofken e tij nga arma e tij e preferuar, nje automatik Thompson

Dutch Schultz, eshte nje figure e njohur i industrise se pijeve ilegale ne vitet ‘20-‘30

Don Vito Cascioferro, ose Don Vito, ishte nje anetar i njohur i mafies siciliane ne fillim te 1900-s, dhe veproi ne Amerike per mjaft vite

Johnny Torrio, nje prej themeluesve te botes se krimit ne Chicago gjate kohes se prohibicionizmit. Vendin ia zuri protekroti i tij Al Capone me 1930

Micky Cohen, ishte bossi i Los Angeles, ku familja e krimit Cohen kishte qendron ne vitet ‘30 dhe ‘40. Ai ishte nje emigrant ukrainas dhe kishte lidhje me familjet e krimit italo-amerikane

k.a./dita

August 25, 2018 09:40
Komento

4 Komente

  1. cubeli August 25, 12:51

    E kujt i plas bytha tani per keta,si qeni kane perfunduar duke vrare njeri tjetri. Dava halesh.

    Reply to this comment
  2. Dhimbia e madhe popull. August 25, 15:04

    Ju duhen PASUESVE-sidomos shqiptare…

    Dhimbia e madhe popull !

    Reply to this comment
  3. ELIOT August 25, 19:01

    TE GJITHE U VRANE OSE PERFUNDUAN NE BURGJE …. KESHUT ISHIN VITET E LUFTES …. ME I FORTI FITONTE … KJO ESHTE HISTORI A E AMERIKES ME KETA HERONJ ….. PER TE RIJTE KETO MAFIOZA JANE HERONJ …KA NE AMERIKE TE RINJ QE SE DINE KUSH ISHTE PRESIDENTI I PAR NE AMERIKE .POR E DINE JETEN E AL CAPONES ME MIRE SE ..

    Reply to this comment
  4. demo August 29, 19:38

    Ne i kemi njohur keto funderrina per 50 vjet.Ne i kishim me uniforme engleze,me uniforme Jugosllave,sovjetike,kineze,me borsalino..Ishin xhelatet e Byyrose Politike,qe keta e quanin Partia,por Partia ishte Cosa Nostra.Capo dei capiii,enver Hoxha,fliste me EUFEMIZMA..Kazinone ku luanin kumar dhe biliardo,e quante-Shtepia e Partise.Atje nxirrnin ftyrat e verteta.Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu talleshin me Spiro Koleken dhe Beqir Ballukun.Batutat ja kane kopjuar Fatos Nano dhe Edvin Rama,qe bejne shakara te kripura dhe shkrihet biroja me te qeshura.
    Enver Hoxha ishte Capo dei capii Laki Luciano.
    Mehmet Shehu ishte don Vito Genovese
    Kadri Hasbiu ishte Baksi Sigell
    Beqir Balluku ishte Toni Gigante
    Myslym Peza ishte don Vito Cascioferro
    Hysni Kapo ishte Frank Kostello
    Ramiz Alia ishte Meier Lansky
    e keshtu me radhe te gjithe kane te ngjashmit binjake ne boten e Cosa Nostra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*