FOTO: Kush është tregtari i gomave që u vra mbrëmë në Bllok

February 15, 2018 10:28

FOTO: Kush është tregtari i gomave që u vra mbrëmë në Bllok

Afrim alias Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me armë në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet.

64-vjeçari u qëllua nga afër me plumb në kokë. Ekzekutori përdori një pistoletë me silenciator dhe më pas u largua në drejtim të paditur, dyshohet me një makinë tip ‘BMW’, ngjyrë e zezë.

Skena e krimit është ruajtur gjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe mëngjesin e sotëm është rikthyer në vendngjarje grupi hetimor për të këqyrur sërish skenën e krimit për të mbledhur të tjera prova.

Policia shoqëroi dje në komisariat pesë persona të cilët mund të kishin dijeni për ngjarjen. Mësohet se askush prej tyre nuk ka dhënë informacion të vlefshëm për hetimet, pasi nuk dëgjuan të shtëna. Ndërkohë, postblloqe policore janë ngritur edhe në akset kryesore në kryeqytet.

Memli Begalla ka qenë tregtar gomash. Ai kishte në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe një agjenci turistike, që administrohet nga vajza e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake të policisë, shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë borxhet që viktima u kishte personave të tjerë.

o.j/dita

February 15, 2018 10:28
Komento

1 Koment

  1. Adih February 15, 15:02

    Vrasjet do vazhdojne deri sa te mos kemi monopole ,pra nuk kemi nje treg te lire , ne keto,26 vite . Nuk ma ha mendja ,qe ky kishte borxhe ,se sa here tregtaret marin goma nga jashte ,,direkt doganieri spiun ,qe ka ne cdo turn , lajmerojne ministrin erdhi filani me goma ,nga jashte , dhe tregtari duhet ti coje gjoben , e pastaj shkarkojne mallin ne magazine .Me keqeardhje , ky eshte realiteti i dhimbshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*