FOTO/ Kush është kirurgu që u qëllua me grushte nga i afërmi i pacientit
Nga Arkiva
Nje mjek kirurg eshte goditur teksa ishte ne oborrin e spitalit rajonal te Shkodres. Mesohet se mjeku i sulmuar eshte kirurg ne kete spital me emrin Besmir Grizha.
Spitali i Shkodrës Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutave dhe dyshohet se është për shkak të detyrës, raporton gazetari i “Panorama” Senad Nikshiqi. Autori i goditjes eshte identifikuar si shtetasi Ali Kopliku, i cili eshte tashme person i shpallur ne kerkim.
Sipas policise ai rezulton te jete person me precedente te meparshem penale. Sipas te dhenave te para mesohet se ai eshte goditur me mjete te forta nga familjari i nje pacienti te tij dhe sherri ka qene per shkak te detyres.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të. Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento