Foto-Lajm / Erion Veliaj duke shkuar në Bashki me biçikletë

September 4, 2020 10:22

Foto-Lajm / Erion Veliaj duke shkuar në Bashki me biçikletë

Kryebashkiaku Veliaj është një ndër politikanët që e përdor më së shumti biçikletën.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e realizuar sot, kryebashkiaku Erion Veliaj është fotografuar në orët e para të mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke shkuar për në punë me biçikletë.

Me këmishë dhe atlete, kryebashkiaku Veliaj ecën i pashqetësuar në korsinë e biçikletave.

Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e tij ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Edhe pse fillimisht ishte një ndër nismat më të debatuara, rezultoi se po e kthen qytetin në një dimension njerëzor.

Shumë njerëz të njohur e kanë kthyer së fundmi biçikletën një mjet të zakonshëm për të lëvizur në kryeqytet, favorizuar edhe nga korsitë e biçikletave që janë thuajse në çdo pjesë të qytetit.

j.l./ dita
September 4, 2020 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim