Sollaku: Klienti im është i nderuar, nuk ka lidhje me krimet

February 4, 2014 14:38

Sollaku: Klienti im është i nderuar, nuk ka lidhje me krimet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin e gazit Ilir Karçini, i cili akuzohet se është porositës për vrasjen e biznesmenit Piro Bare, atentat që do kryhej më 25 janar në Tiranë nga Julian Sinanaj, tashmë i penduar i drejtësisë së bashku me N. Gj.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm disa minuta, ndërsa biznesmeni Karçini u mbrojt nga ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku. Gjatë seancës Karçini nuk ka thënë asnjë fjalë, duke lënë gjithçka në duart e avokatit të tij mbrojtës. Ai ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më tej Sollaku ka deklaruar; “Klienti im është i pastër. Një njeri i nderuar dhe i njohur, që nuk ka lidhje fare me ato që akuzohet. Ndaj kërkoj një masë të butë sigurimi”. Pavarësisht kësaj kërkese, gjyqtarja Etleva Deda dha masën “arrest me burg” në konfirmim për 44-vjeçarin, sepse më parë masa ishte marrë në mungesë të Karçinit para se të arrestohen. Më tej avokati Sollaku i ka thënë gjykatës se kërkon kohë që të njihet me dosjen e klientit të tij dhe se do e apelonte masën e sigurisë në shkallën e dytë.

Karçini, që njihet si një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në vend, me lidhje të forta politike, sipas prokurorisë ka përdorur si ndërmjetës për të shkuar tek Julian Sinanaj, dy kushërinjtë, Genis Mëhilli dhe Andon (Erjon) Mëhilli, të cilët dyshohen si sekserë të njeriut të cilësuar si killer. Për vrasjen sipas të penduarit, ishin premtuar 120 mijë euro. Policia gjeti edhe fotografi dhe filmime të biznesmenit Bare, në aparatet e Sinanaj. Grupi i tritolit i goditur nga policia akuzohet për momentin për 7 atentate të organizuara me armë dhe eksploziv, 2 që u mbyllën me vrasje, 5 në tentativë, ndërsa po përgatitej për atentatin e tetë.

Në foto: Ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ka qëndruar pranë hyrjes së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa makinat e policisë pritej të sillnin biznesmenin e arrestuar Ilir Karçini. Ai njihet publikisht si mik i ngushtë i Karçinit dhe do jetë edhe mbrojtësi ligjor i tij tashmë, si avokat. Lidhjet Sollakut me Karçinin kanë qenë edhe një argument që është përdorur nga ish-mazhoranca e djathtë gjatë një debati në Komisionin e Ligjeve kur diskutohej për shkarkimin e Sollakut.

dhori2karcini-300x203

February 4, 2014 14:38
Komento

17 Komente

  1. emi February 2, 07:47

    E si jane keto lidhje,shteti e prangos,sollaku ben avokatin e djallit e ne fund zeqineja do ta liroje,sic ka bere me mziun,e me gardiste,e do bej shtet edi rama,hajde besoju ketyre……

    Reply to this comment
  2. nastradini February 2, 08:10

    BOMBAVENESIT KANE QENE DHE JANE NE KRYE TE SHTETIT.

    Dhori Sollaku ish keshilltar juridik i Saliut dhe me pas Kryeprokuror socialist,ish punonjes i Sigurimit te Shtetit te Enver Hoxhes ishte ai qe vazhdoi grabitjen e prones private pas viteve 90-te,njesoj si EnverHoxha ne vitin 1946 dhe siguroi vazhdimin e Kauzes se Partise se Punes.
    Prandaj s’kapse te cuditet gazeta DITA as edhe shqyptaret qe ky BOS i pushteteve berishiste dhe enveristemenje ngjyre te perbashket bolshevike del tani ne krah te BOMBAVENESVE dhe po ben avokatin e tritolit ne vendin tone.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti February 2, 09:32

    Diku fle lepuri edhe per Sollakun.Po te hapen fletet e lakrorit do te zbulohet foleja dhe lepuri.Nuk eshte pa gje ky interesim.

    Reply to this comment
  4. landi February 2, 09:49

    ka per te dale i pa lagur karcini,justifikimi eshte:pse duhet ti besoni i killeri te marre per ato qe thote,perderisa nuk ka prova filmike,te regjisruara me ze dhe figure,si mudn te arrestohet 1 biznesmen i fuqishem?
    justifikimi mund te jet shum i thjeshte:ke pamje me ze ose figure?pse shteti duhet ti besoj nje killeri serial dhe jo nj ebiznesmeni,doli ilir meta pa lagur qe e pa gjith bota se cfare behej,e jo me nje rast ku me shum zhurem ben media.

    Reply to this comment
  5. Fukarai February 2, 09:59

    Ky Dhori ka qene nje dhjaks qe kur ishte ne prokurori. Sot eshte nje i merdhifur qe i ben pazarin Zeqines dhe sa per lidhje si kjo me ket pleren qe donte te vriste konkurentin,te tilla ka plot ne Shqiperi. Mos ja rritni vlerat kot Dhorit se dilli i tij ka perenduar pa lindur akoma. E nisi karieren si nje sherbetor i deklaruar i Berishes dhe e perfundoi thjeshte si nje sherbetor i frikesuar i berishes. Kuptohet qe sot i sherben te majes.

    Reply to this comment
  6. pellazg 100% February 2, 10:36

    Shikoni makinën e Dhorit nga Levani, mban dhe shofer privat pale??????
    Ne e dinim Kryeprokuror po ky po na del kryebiznesmen!!!!!
    Përpara rilindja se dhe pak e do na lini pa atdhe.

    Reply to this comment
  7. wfisthis February 2, 10:42

    Nje sahanlepires i peshtire qe ka per borxh t’i puthe menderen cdo njeriu qe ka pushtet. Jane grup, bashke me gruan qe e ka gjyqtare te korruptuar 🙂

    Reply to this comment
  8. Gramoz February 2, 12:15

    DHORI ESHTE I LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR KU VRISNIN ME PAGESE DHE ISHTE MBROJTES I BANDITIT ME PAGESE TE ILIR KARCINIT DHE KY FINANCOJE ZEGJINE SOLLAKU PER TE LIRUAR NGA BURGU XHELAL MZIU ..

    Reply to this comment
  9. Nje mik qe te do te miren February 2, 12:43

    Dhori mer Zeqinene dhe shko ha nje gjel deti ne Peqin dhe leri lidhjet e vjetra se e ke mbas qafe.Leri pordhet se Saljan je dhe do mbetesh.
    Kaq e kane keto pune ne se ke pak mend dhe ne se je koqe vaxhdo.
    Te fala andej nga çanaket.

    Reply to this comment
  10. Esmeralda February 2, 13:35

    Pyeteni Dhorin ku i ka gjetur leket per kete makin, qe sigurisht kushton mbi 100 000 Euro, popull ketu cdo gjykates dhe prokuron, ne me se shumti se 70% jane krejt te korruptuar dhe te lidhur me krimin dhe banda. Mos prit popull nga ky brez, sepse cdo gje ka perfaqesin ne Drejtesi. Ketu ka vdekur cdo shprese. Pyeteni Dhorin, nese ka shtet, ku i siguroj leket per makinen, shtepine, luksin etj. Ku, nese llogariten pagat dhe rruget legale financiare shteterore. Kudo eshte shtrire “korrupsion, me m—-” , eshte e kote, vetem lutuni cdo dite qe tritoli, plumbi, te mos arrij tek ju. Mjerr shqiperi, por ky popull kete ka dashur dhe kete morri. Ta gezoni.

    Reply to this comment
  11. cdo behet February 2, 13:58

    me vjen mire per ty ” PELLAZG 100% ” qe e shikon Shqiperine si nje vend i cmuar. por politikanet tane e shikojne Shqiperine si nje vend per ta grabitur.

    Reply to this comment
    • pellazg 100% February 4, 15:57

      Po të jetë kështu si thoni ju “cdo behet” nuk do të habitem fare kur të dëgjoja thirrjet, Rama ik!
      Të përshëndes, dhe bekuar qofshin stërgjyshërit dhe baballarët tanë që na vendosën në këtë truall dhe i mbrojtën ato. Ne duhet të mendojmë, a do jemi si ata për fëmijët tanë, kjo është çështja.

      Reply to this comment
  12. gorezi February 2, 14:33

    Asnje nga ju barkethare qe komentoni nuk ka qene ne rrezik nga bombat apo plombat e Sinanajt se spaguan askush nje 2 leksh per ju.Ky djalosh kishte gjetur nje menyre per te marre nga batakshinjte pjesen qe i takon ,dhe ve ne vend drejtesine e munguar kunder korrupsionit.

    Reply to this comment
    • nastradini February 2, 17:42

      Nuk kena frike nga BUMJET e Sinanajt, ne barktharet qe vertet askush nuk paguan 2 LEKA per ne, por e keqja eshte se LEKAT i kane barkderrat dhe kur shikojne triotlin tek b.tha ikin me vrap ne nje vend tjeter bashke me LEKAT e tyre dhe barktharreve u mbetet te hane tritolin megjithe Drejtesine e munguar te Sinanajt.

      Reply to this comment
  13. Aliu nga Selenic February 2, 17:33

    Edhe ne kete perudhe te kesaje” hene” tritolvemnesit ja hodhen.!Mjer atyre qe u ka ikur koka pore kete e kan jeten te garantuar.Asgje nga c`kemi pritur.!

    Reply to this comment
  14. taku me valixhe February 4, 18:22

    Ouuuu klienti i Dhorit i pafajshem!!! Po si i pafajshem kur ka porositur bomben per konkurentin e tij more Dhorke i drejtesise?! Ty Dhori sikur te akuzoi Saliu atehere kur ishe Kryeprokuror edhe per lidhje me kete bizesmenin qe sot e ke klient. Dhori ti je nje sherbetor i neveritshem dhe i dal boje. Por hajde mbushi mendjen Rames qe te ka edhe ne keshillin e PS. Per cfare mund te keshillosh ti PS?!

    Reply to this comment
  15. jetnor February 5, 05:13

    Nje shtet i mencem Dhorak leshi do ta leshonte Julianin sa tju qeronte ju plehrave nje nga nje sepse qenka djale trim por me i perdorur ne vende te gabuara. Nuk mbron KARCININ ti jo por mbron miliardat qe ke hedhur tek puna ne emrin e tij. Maskarallekut i eshte hedhur litari ne fyte por zoti e ndihmofte qe ti mari frymen. Ju si cifte jeni kerma qe bini ere te padurushme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*