FOTO LAJM: Të kërkosh jetë 3 mjë metra nën akull!

December 11, 2017 09:03

FOTO LAJM: Të kërkosh jetë 3 mjë metra nën akull!

Në Antarktidë një liqen është varrosur tre kilometra poshtë sipërfaqes së akullit.

Aty nuk mbërrin as edhe një rreze drite dhe uji ëshë qelibar i pastër, sepse çdo kontakt me botën e jashtme është shkëputur qindra- mijëra vjet më parë.

Ky është liqeni Ellsuorth, në perëndim të Antarktidës, ku pritshmëritë për të gjetur gjurmë jete janë të larta.

Edhe në kushte aq ekstreme është e mundur që bakteret të arrijnë të mbijetojnë duke thithur oksigjenin e pakët të ujit dhe substancat e rralla kimike të depozituara në bazën e liqenit.

Nëse jeta mund të mjaftohet me kaq pak, atëherë ekzistojnë mundësitë që ‘shkëndija’ të saj të kenë lindur edhe gjetkë në univers.

n.s. / dita

December 11, 2017 09:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*