Foto-Lajm / Veliaj te “Astiri”, inspekton lotin ku po punon kompania e preferuar e Bashës

December 6, 2018 15:06

Foto-Lajm / Veliaj te “Astiri”, inspekton lotin ku po punon kompania e preferuar e Bashës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat afër kreut të PD-së dhe përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Erdha sot është që të inspektoj pak punimet e kompanisë së Lulit. Ky është loti që preket nga kompania e Lulit dhe dua ta falenderoj edhe Lulin se ka qenë bashkëpunues, ka vendosur kantierin e vet, ka vendosur ndarjet në rrugë. Uroj që Luli të dalë me shumë fitim nga kjo punë dhe për të gjithë ata që vijnë me autobus nga Paskuqani dhe Kamza, dua t’u them që t’ia marrin lekët Lulit, të marrin dietat e tyre për ardhjen si protestues shëtitës në Tiranë. Në fund të fundit, janë lekët e popullit, kështu që plus që do u duhen edhe për fushatën në Kamëz e Paskuqan, se nuk duket që gjërat janë mirë dhe them që meqë Luli i ka rregulluar punët e veta, duhet që të gjithë qytetarët të rregullojnë punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai falenderoi banorët të cilët kanë filluar që të lirojnë vullnetarisht objektet e tyre të ndërtuara pa leje duke i hapur rrugë projektit për zhvillimin e unazës që do çlirojë gjithë trafikun në kryeqytet.

Dua t’i falenderoj publikisht si të gjithë miqtë nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të interesohen për familjen e tyre dhe për zhvillimin e tyre. Unë besoj se para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë se mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top” për interesat e tyre politike, e kanë davanë e humbur. Suksese kompanisë së Lulit, por mbi të gjitha sukses Tiranës dhe një falenderim të veçantë banorëve të ‘Astirit’”, theksoi Veliaj, teksa u takua edhe me banorë të zonës së Astirit, me të cilët konsumoi kafen e mëngjesit.

 o.j/dita

December 6, 2018 15:06
Komento

4 Komente

  1. C'a bohet kshtu December 6, 15:34

    Si nuk te vjen turp se bashku me te droguarin Ed qe beni pazare me parate publike te taksapaguesve shqiptar, duke i dhene tender (para) Familjes se Lul Bashes, rrace e ndyre.
    Matrapaze, paraja u ka verbuar, beni aleance edhe me djallin,. bythe.ira.

    Reply to this comment
  2. Nik December 6, 17:56

    Ja pra qe ska PD/PS po eshte NJE jo me ajo PPSH dikurshme po PPP mooderne hec aty daku thuja trroc tocave hapja syt qorave qe ju votojn ne menyr fanatike pa perdor llogjiken.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 December 6, 20:33

    Vizito dhe kompanine e Rames qe te jesh i drejte

    Reply to this comment
  4. Lili December 7, 08:05

    Jane bashke qe kur basha ishte punues i porositur ne aeroport….bijte sot eterit dj e.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*