FOTO/ Makina e portierit brazilian grabitet me armë në mes të rrugës

October 24, 2017 17:51

FOTO/ Makina e portierit brazilian grabitet me armë në mes të rrugës

Pamje të tmerrshme vijnë nga Brazili, ku makina e portierit të BotafogoWs, Xheferson, është ndaluar nga disa grabitës me armë në mes të rrugës, dhe është marrë me forcë prej tyre.

34-vjeçari, i cili është thirrur edhe 22 herë me kombëtaren e Brazilit, duket kur del nga makina dhe me duart lart, ulet në trotuar. Pamjet shokuese janë kapur nga një kamer sigurie aty pranë.

Vetë portieri, pas ngjarjes deklaroi: “Unë po shkoja për në stërvitje kur më ndaluan disa burra të armatosur dhe kërkuan të më vidhnin makinën. Zoti më dha qetësinë për tu përballur me ta në një situatë aq të rrezikshme, dhe falë Tij nuk vuajta ndonjë dhunë” – u shpreh Xheferson.

 

October 24, 2017 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*