FOTO: Masakra e Reçakut, dëshmitë e lëna në fletore nga mjeku shqiptar

January 19, 2020 10:02

FOTO: Masakra e Reçakut, dëshmitë e lëna në fletore nga mjeku shqiptar

Liderët serbë ende vazhdojnë të mohojnë masakrën e shkaktuar në Reçak.

Madje presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe vartësit e tij deklaruan se “masakra e Reçakut është një trillim”.

Krahas dëshmisë nga vendi i ngjarjes në ditën e masakrës nga shefi i misionit të atëhershëm i OSBE-së, William Walker, edhe një i ri shqiptar që në kohën kur ndodhi masakra ishte vetëm 14 vjeçar posedon një mori dokumentesh që argumentojnë masakrën serbe mbi popullatën civile të Reçakut.

Gojart Bajrami, në një rrëfim për “Ekonomia Online” tregon se babai i tij, tashmë i ndjerë Vezir Bajrami, ishte mjeku që hasi i pari në viktimat e Reçakut dhe bashkë me ekipin mjekësor bëri identifikimin e 45 trupave të masakruar.

Ai tregon se në dokumentet e shkruara të lëna nga babai i  tij bëhen të ditura detajet se në çfarë gjendje ishin viktimat.

Pamjet sipas dorëshkrimeve të doktorit të luftës ishin tronditëse dhe të paimagjinuara.

Aty thuhet se viktimat fillimisht janë keqtrajtuar, më pas janë vrarë me armë zjarri nga afërsia për t’u masakruar me mjete të forta, si sëpatë, thika, bajoneta.

 “Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë edhe për neve duke pasur parasysh gjithë këto rrethana dhe mbi bazën e asaj çfarë kam dëgjuar nga babai im, unë marr të drejtën sot pas 21 vjetëve të flas pak se si kishte ndodhur kjo masakër e përshkruar detajisht nga mjeku i kësaj zone, prindi im dr. Vezir Bajrami. Gjendja e të masakruarve sipas prindit ka qenë shumë e rëndë. Fillimisht ata i kanë maltretuar me mjete të rënda, të topitura, me mjete të forta, pastaj ka ndodhur edhe vrasja e tyre. Pas vrasjes edhe masakrimi i tyre në afërsi”, thotë ai.

“Babai  tregon dhe është e ditur botërisht se masakra e Reçakut është përcjellë edhe me filmime dhe video. Ka pasur të masakruar pa zemër, pa kokë, kokën e rrjepur, me bajonetë, të therur me thika. Përshkrimi i plagës detale në atë kohë kujtoj se ka qenë e rëndë për babain tim t’i përmendë detajet. Unë posedoj edhe një dorëshkrim të tij që e ka përshkruar në detaje masakrën e Reçakut, prej mëngjesit të 15 janarit deri në përfundim të saj dhe pas leximit të atij dorëshkrimi dhe gjithë atyre rrëfimeve që i kemi dëgjuar prej tij kam mbërri ta kuptoj që gjendja emocionale gjatë atyre ditëve ka qenë shumë e rëndë për prindin tim”, thotë ai.

Gojarti mban me vete dorëshkrimet që babai i ndjerë i la për të dëshmuar se çfarë kishte ndodhur ditën e 15 janarit të vitit 1999.

Ai tregon se ekipi mjekësor ka bërë përshkrimin e plagëve të secilës viktimë të masakruar dhe më pastaj është bërë një raport përfundimtar i cili në atë kohë i ishte dorëzuar ambasadorit William Walker.

“Identifikimi dhe përshkrimi i saktë i plagëve të të masakruarve të masakrës së Reçakut është bërë nga ajo ekip mjekësore e Zonës Operative të Nerodimës në krye me prindin tim dr. Vezir Bajrami, me motrën medicinale Mevlide Zymeri, me motrën tjetër Vlora Asllani dhe fotoreporteren e asaj kohe Nergjivane Azizi. Përshkrimin e plagëve identifikimin e kufomave e kanë bërë kjo ekip hap pas hapi dhe përshkrimin detal të plagëve që i kanë pasur të masakruarit. Më pastaj është bërë një raport përfundimtar me të gjitha plagët dhe i është dorëzuar në atë kohë ambasadorit William Walker. Secila plagë, secili i masakruar është i fotografuar dhe dokumentuar edhe me fotografi”, rrëfen tregimin djali i dr. Vezirit.

Gojarti në çantën e tij posedon dhjetëra dorëshkrime, por edhe dokumente të tjera që i ruan si dëshmi për të gjithë ata që pretendojnë që kjo masakër nuk ekziston.

Ai madje i ftoi politikanët serbë që t’i shohin këto argumente dhe gjurmë të lëna në fletore të cilat dëshmojnë masakrën që ata vet e shkaktuan.

“Mesazhi për ata që nuk e besojnë dhe e quajnë trillim i ftoj që t’i shohin dokumentet origjinale të asaj kohe dhe t’i shohin fotografitë. Ndoshta mungesa e shfaqjes së një dokumenti zyrtar të asaj kohe ka munguar deri sot. Por sot e kemi rastin që atë dokument ta shohim edhe sot publikisht. Mirëpo nuk e zbeh aspak as pak faktin që masakra e Reçakut ka ndodhur dhe është quajtur me të drejtë krim kundër njerëzimit, mbi bazën e këtyre të dhënave që janë marr në teren. Mesazhi për ata që nuk e njohin realisht që e kanë kryer vet dhe kanë dashurua të humbin gjurmët e masakrës së Reçakut, realisht ftoi që të shohin të gjitha këto filmime, këto fotografi dhe gjurmë të lëna në fletore nga ajo kohë dhe përshkrimi detal i plagëve”, përfundon rrëfimin e tij Gojart Bajrami.

21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid tronditi gjithë opinion ndërkombëtar.

Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Madje, konsiderohet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

j.l./ dita

January 19, 2020 10:02
Komento

7 Komente

  1. LORA January 19, 10:48

    E shkuara duhet lene pas. Popujt e Ballkanit duhet te shikojne perpara. Nisma e Edi Rames duhet pare si nje shanc per paqen dhe prosperitetin e te gjitheve. Jemi te sigurt qe me perkujdesjen e liderit tone dhe largpamesine e tij te gjithe do kemi nje te ardhme me te mire.

    Reply to this comment
    • Niku January 19, 12:46

      Jo Lora nuk eshte ashtu, sepse po u manipunua historia qe tregon te kaluaren, ajo perseritet. Duhet qe brezat e ardheshem ta dine si ka ndodhur. Miqesia ndermjet popujve vjen dike kritikuar veprimet e kaluara dhe duke vene marredheje te reja te sinqerta. Vetem kjo eshte rruga e miqesise dhe jo duke genjyer sikur masakrat nuk kane ndodhur. Marredhejet me Serbine mund te behen vetem brenda Europes dhe jo si shprehesh ti per “liderin”. Nje gje mos e haro kurre qe ti mund ti duash serbet, por ata nuk te duan ty, kete ka treguar historia deri sot. Në rast se serbet kane ndryshuar, ate ta tregojne me fakte dhe jo duke genjyer.

      Reply to this comment
  2. Lasgushi January 19, 13:52

    Mire qe nuk ja paskan dhene shenimet Lulezim Bashes …

    Reply to this comment
  3. 2plus2 January 19, 15:15

    moj Lora o debile e shkrete a ke vetedije te kuptosh cfare shkruan

    shiheni veten cfare keni perfunduar te mendoni
    ikni moj nga Partia e mbyllur Socialiste nje ore e me pare ku ju manipulon Lideri si ne nje sekt fetar

    Reply to this comment
  4. 2plus2 January 19, 15:56

    Masakra e Recanit eshte ME KEQ SE Holokaust
    gjenocidi HISTORIK ndaj Kosoves eshte ME KEQ SE HOLOKAUST

    Reply to this comment
    • navy January 20, 01:43

      Masakra e Raçakut është një gënjeshtër e mirë-dokumentuar
      “Forensic Science International” Helena Ranta, Juha Rainio, Kaisa Lalu dhe Antti Penttilä

      Reply to this comment
  5. Tana January 19, 19:00

    I BIRI BASTARD I KRISTAQIT ,SERBI I VOCKEL KETE NGJARJE SE BASHKU ME EPRORIN VUCIC ,E QUAJTI TRILLIM .. DIHET QE KY RUFIAN SHQIPFOLES ESHTE TRADHETAR E PRAPASKENIST DINAK ..SERBIA E SHKEL ME TE DYJA KEMBET KOSOVEN E SI NUK I DEL KRIMINELAT SERBE ,DUHET TA SHKELE EDHE SHQIPETARI ,PACKA QE NUK KA ASNJE LIDHJE GJAKU ME KOSOVARET SEPSE AKTI I SHEMTUAR TRADHETAR I RAMES DO MBAHET SHUME BREZA MEND .. GJYNAHU I MIJERA KOSOVAREVE TE MASAKRUAR ME BARBARIZEM CNJEREZOR NGA KRIMINELAT ME TE MEDHENJ TE BALLKANIT , DO E NDJEKE FAMILJARISHT BREZ PAS BREZI EDWIN KRISTAQ RAMEN SEPSE VRASJA QE AI I BERI KOSOVAREVE ESHTE 2 HERE ME E TMERESHME SE AJO QE I BENE SERBET ..DO VUASH SHUME O RAMA O TRADHETAR I PASHOQ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim