FOTO/ Masakra në Teksas, autoritetet publikojnë identitetin e autorit

September 3, 2019 08:42

FOTO/ Masakra në Teksas, autoritetet publikojnë identitetin e autorit

Autoritetet në SHBA kanë publikuar fotografinë e personit të akuzuar për masakrën në Teksas gjatë fundjavës.

Seth Ator qëlloi me armë zjarri duke vrarë 7 persona dhe plagosur 22 të tjerë. Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë.

Në përpjekje për ta ndaluar, policia qëlloi mbi të në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite.

Ende nuk është përcaktuar motivi që çoi 36-vjeçarin në kryerjen e masakrës, por autoritetet por shtuan se bilanci i viktimave do të ishte më i rëndë, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje.

Ator ishte ndaluar me ligj të blinte armë në Teksas, sipas një procesverbali të gjykatës që tregon se i dyshuari ishte arrestuar në vitin 2001.

Sulmet me armë ndaj popullsisë civile i kanë marrë jetën 142 personave të SHBA këtë vit duke tejkaluar 140 vitin e shkuar.

Seth Ator

j.l./ dita

September 3, 2019 08:42
Komento

2 Komente

  1. realisti September 3, 18:50

    Domosdo po ti shesesh armet ne market bashke .me fruta zarzavate dhe bulmet, kjo do te ndodhe. Njeriut i hiken mendja per pese minuta dhe ne keto pese minuta mund te beje hatane. Kur armet e zjarrit i ka nje te zgjafur dore atehere demi eshte i shumefishuar me fuqine e armes. Sa me e fuqishme arma aq me i madh demi.

    Reply to this comment
    • Loni September 3, 23:31

      Nuk shiten ashtu jo, qe shiten armet aq lirshem sa mendohet. Po ky duhet te jete ndonji nga ata ……. te marret.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*