Studentët mbushin bredhin përpara Kryeministrisë me kartolina

December 22, 2018 14:34

Studentët mbushin bredhin përpara Kryeministrisë me kartolina

Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin.

Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.

Ata kanë varur kartolina të ndryshme në pemën e Krishtlindjes që qëndron para Kryeministrisë.

“Përjashtimi 100% e tarifës për personat me aftësi të kufizuar,” shkruhet në njërën prej tyre.

“Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor,”shkruhet në një tjetër kartolinë.

Ditën e premte studentët vendosën të pezullojnë protestën, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve.

o.j/dita

December 22, 2018 14:34
Komento

4 Komente

  1. STUDENTE,PROTESTONI ne MBROJTJE te JETES,pa te c'do kerkese behet NUL. December 22, 15:27

    Nje kartoline qe duhej te ishte ne krye te ketyre pamfleteve,duhej katolina ne MBROJTJE te JETES,qe deri me tani eshte perdhunuar nga politikat bastarde te mbleserive me biznesin e piset nga Tirana zyrtare.Nese vertet kjo proteste studentore nuku vjen si produkt i demagogjise se diktatures komuniste brenda lloit me nje barre krimesh mbi supe,nen moton, nga i jati,tek i biri,nipi dhe mbesa e nje djalle e gjysem pas,kartolina per JETEN duhet te vihet ne bredhin e krieministris,se vetem keshtu studentet nderojne veten,familjen dhe Shqiperine ne Progres Njerezor.Studente,vendoseni sa nuke eshte vone kartolinen ne mbrojtje te Jetes,qe deri me sot c’do dite te vitit eshte perdhosur nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet.Protesto, ne mbrojtje te jetes,c’do veprim qe injoron respektin per jeten,qe c’do dite te vitit po dhunohet nga ushqime te tejmbushura me hormone e kimikale te rrezikshme per jeten,nuke eshte gje tjeter vetem se nje brime ne ujin e qelbur te kenetes se politikes shqiptare qe nuek ka te ndalur ne ligesi.Dhe se fundi per ju STUDENTE,ate qe nuke do ta beje njerezia,do ta beje Perendia;thote nje fjale e urte popullore,por ajo do te kete nje kosto te madhe.Besoni,binduni dhe PROTETINI, mbi te gjitha ne mbrojtje te JETES.Studente,pa dashurine per jeten,askujte nuke do ti vlejne kerkesat tuaja.Jeta eshte e shtrejte,dashurojeni e mbrojeni ate,ne emer te moralit e dinjitetit njerezor.

    Reply to this comment
  2. Ahmet Stojna December 22, 16:41

    Mos thoni “Studentët” sepse të gjitha kartolinat janë mbushur nga e njëjta dorë, por kjo nuk ka shumë rëndësi.

    Rëndësi ka që studentët dhe pedagogët e pastaj edhe ministria me qeverinë duhet të kuptojnë e zbatojnë thënien e moçme të popujve se :

    UNË ZOT TI ZOT , PO GOMARIN KUSH E KULLOT ?

    Kjo nënkupton një reformë të thellë në
    1,-pranimin e studentëve në universitet,
    2,- në cilësinë e lartë shkencore e pedagogëve për të siguruar çfrytëzimin e kapaciteteve mendore që ka çdo student,
    3,- kushtet e nevojshme për trajtim e studim normal të studentëve , si dhe
    4,-në përpjekjet titanike të sejcilit student për të arrijtur nivelet më të larta të vlerësimit të dijeve të tyre.

    Reply to this comment
  3. Me durim December 22, 22:00

    Une mendoj se duhet te vendoset qe ne vitin e pare te shkoje kush te doje te regjistrohet ne degen qe do. Ne vitin e dyte duhet bere dalimi: vetem ata studente qe dalin mbi 8 (tete) . Perse duhen te tjeret? Per tu sorollatur Tiranes. Ketu te vendoset rregulli dhe te gjenden menyra qe te mos kete korrupsion. Kontroll total nga nje komision i posaçem per pedagoget dhe kush pedagog te kapet duke dhene note fallco psh 10 miljone gjobe dhe tre vjet burg. Te jete ne kodin penal. Ata studente qe fitojne me djerse i duhen shoqerise, por edhe ata qe kane aftesite dhe intelektin. Po ç’me duhet mua nje student qe mbaron me pesa dhe pastaj kerkon qiqra ne hell? Jemi ne kapitalizem: merite dhe konkurence=ekonomi tregu, ndryshe kthehuni tek Enver Hoxha, por dhe atehere cila familje siguronte te ardhura mbi 2000 leke, studenti nuk merrte burse po e paguante familja. ne qoftese nuk e dini pyesni ata qe kane mbaruar universitetin ne ate kohe dhe nxirrni dokumentat.

    Reply to this comment
  4. Befana December 23, 10:38

    Atehere jo vetem qe ish gratis studimi por kur ngelje 2 here ne nje lende humbje te drejten e vazhdimit te studimeve universitare.Sot behesh inxhinjer ,jurist ekonomist etj pa vajtur fare ne fakultet mjafton te paguash.
    Kuadrot e sotem. jane 0 me xhufka.Turp per kete vend.Deputetet e sotem e kane te shkruar ne balle injorancen.
    Pa ligjin elektoral ,qe te zhduket kjo klase politike ,nuk behet dot asnje reforme
    Me ligjin e ri elektoral duhet ti kthehet popullit e drejta per te zgjedhur, ndryshe do vazhdoje rotacioni me keta pisa politikane.Nuk ja vlen te vesh ne votime.
    Nuk duhet votuar nqs nuk ndryshon ky ligj ,ku partite bejne listat e personave qe duan duke menjanuar sovranin.
    Keshtu behet revolucioni e jo me arme si pretendojne armiqte e vendit te shitur te te huajt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim