Foto me Obamën, PD: Prokuroria të hetojë Ramën

July 6, 2016 11:55

Foto me Obamën, PD: Prokuroria të hetojë Ramën

Në një deklaratë për mediet nga selia e PD-së, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i ka kërkuar prokurorisë të hetojë e pandikuar nga presionet raportet e medieve më prestigjioze të botës, të cilat flasin për një krim federal të kryer nga kryeministri Edi Rama, duke iu referuar fotos së tij me Presidentin Barack Obama në vitin 2012.

Paloka është shprehur se Rama nuk mund ta kalojë këtë krim duke sulmuar opozitën, pasi këtë raportim e kanë bërë medie prestigjioze ndërkombëtare si “Reuters” dhe “VOA”, ndërsa në SHBA janë nisur hetimet nga Byroja Federale e Hetimit.

“Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të sulmojë opozitën për atë çfarë shkruajnë mediet më në zë të botës. Krimin federal në SHBA, Rama nuk mund ta kalojë duke sulmuar opozitën shqiptare. Ndaj dhe i kërkojmë prokurorisë shqiptare që të hetojë e pandikuar nga presioni i kryeministrit, pavarësisht se ai thotë që lajmi është publikuar nga medie të paguara nga opozita”, u shpreh ndër të tjera Paloka.

July 6, 2016 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim