FOTO: Më të vjetra se linjat e Nazca-s

June 7, 2018 10:46

FOTO: Më të vjetra se linjat e Nazca-s

Gjeoglifet janë figura të vizatuara mbi sipërfaqe kodrash ose në rrafshnalat. Më të famshmet janë linjat e Nazca-s.

Një ekip arkeologësh nga ministria e kulturës në Peru njoftoi zbulimin në rajonin e Palpas të 50 vizatimeve. Këto vizatime datojnë rreth vitit 500 para krishtit, çka do të thotë se janë shumë më  të vjetra sesa linjat e Nazca-s.

Këto gjeoglife janë realizuar nga anëtarët e kulturës paraca dhe përfaqësojnë skena të jetës së përditshme në ndryshim nga ato të Nazca-s që mendohet se ishin atribute të perëndive të shirave.

Zbulimi vërteton se kjo teknikë i përket paraca-ve dhe që anëtarët e kulturës së Nazca-ve e trashëguan nga ata.

Ky lloj zbulimi ka filluar para 18 vitesh dhe vetëm tani ka mundur të përfundojë me këto rezultate.

k.a. /dita

June 7, 2018 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*