FOTO: Momentet dramatike përpara bombardimit të Sirisë   

April 15, 2018 12:08

FOTO: Momentet dramatike përpara bombardimit të Sirisë   

 

Mediat angleze kanë publikuar foto të momenteve dramatike të pilotëve britanikë përpara se të nisen për misionin bombardues në Siri.

Katër avionë ushtarakë GR4 Tornado lanë bazën e tyre në Akrotiri të Qipros në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë për të bombarduar plantacionet me armë kimike pranë qytetit të Homsit.

“Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

a.s/dita

April 15, 2018 12:08
Komento

2 Komente

  1. gjermani i fundit April 15, 12:44

    ndonje drame e madhe nuk eshte, se mjafton te shtypesh butonin e kuq dhe raketa e ka ndare mendjen se ku do veje…Pastaj, ju lutem rilexojeni artikullin, se “plantacionet me arme kimike” ta çojne trurin refugjat…

    Reply to this comment
    • AM April 15, 18:32

      E kan perkthyer ruzhdiu. E ka ngatrru impjantin me plantacione . Kush e di ku , e ka patur mendjen tek plantacjonet me domate. Se ruzhdiu ka mbaruar per agronomi.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*