FOTO: “Mos i bini telefonit se nuk flas dot”, pa asnjë sëmundje shoqëruese, 37-vjeçari nga Korça ndërron jetë nga COVID. Çfarë shkruante 10 ditë më parë teksa luftonte me virusin

October 16, 2020 17:11

FOTO: “Mos i bini telefonit se nuk flas dot”, pa asnjë sëmundje shoqëruese, 37-vjeçari nga Korça ndërron jetë nga COVID. Çfarë shkruante 10 ditë më parë teksa luftonte me virusin

Lorent Kreka është 37-vjeçari nga Korça që humbi betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, ndaj mbetet e paqartë çfarë ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore deri në humbjen e jetës.

Lorent Kreka kishte bërë edhe një reagim në Facebook rreth 10 ditë më parë ku shkruante: “Mos m’i bini telefonit, nuk flas dot, ju lutem”, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër.

Bëhet me dije se 37-vjeçari ishte në Korçë me simptoma të lehta, por u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Më herët, kanë qenë të infektuar edhe prindërit e tij, por kanë arritur ta kalojnë sëmundjen pa pasoja për jetën.

Burime bëjnë me dije se Lorent Kreka ishte pronar i një lokali në pazarin e Korçës.

j.l./ dita

October 16, 2020 17:11
Komento

6 Komente

  1. Lili October 16, 17:43

    Thromboza eshte ne shume raste ajo qe iu merr jeten te rinjve! Covidi eshte nje semundje me inglamacion te damareve te gjakut , qe shkakton thromboze ( emboli pulmonare, iskemi kardiake apo iskemi ne tru e ne bubreke) .
    Kjo merr jeten sidomos tek pacientet qe vonohen me shku ne spital me marr keshillat e duhura e mjekimin ad hoc.

    Reply to this comment
    • BEDRI October 16, 18:09

      Ngushellime familjarve.

      Reply to this comment
    • Gzim Kulufi October 16, 18:28

      @Lili, Zakonisht te gjitha semundjet infektive u shpetojne trombozave nga fakti qe rritja e temperatures se gjakut e ben ate me te holle e me te levizshem. Tek ky virus, covid-19, per cudi mund te mos kemi rritje te temperatures dhe mos-kuptuarje te infeksionit. Kjo sjell -duket- trompozen e lehte, por qe tek njerezit e shendoshe dhe ata me semundje pulmonare, mund te jete me pasoja. Ndaj pirja e sa me shume uje dhe caj eshte me e mire se sa vajtja ne spital, ku te presin triliona covid-19 dhe mbreteresha e ketij virusi, ku dhe po vdesin shumica e te prekurve!

      Reply to this comment
  2. V-L October 16, 17:57

    Merni aspirine te evitoni trompozat. Filloni diete me lengje frutash dhe caj te zjere. Dilni beni ecje qe te fusni sa me shume oksigjen ne trup dhe te shkrini dhjamrat.
    Mos e lini trupin en gjendje qetesie. Eshte vdekjeprurese

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi October 16, 19:21

      Shume me vend, cfare ka mesuar cdo kush edhe ne shkolle! (Pervec aspirines se permendur, e cila eshte e nevojshme vetem ne raste te renda!) Por keto gjera nuk i rekomandojne sot mjeket, sepse duhen zbatuar me pare detyrat qeveritare, qe jane kthimi i popullsise ne tufe delesh te urta!

      Reply to this comment
  3. Arben October 16, 21:43

    Ngushëllime,

    Dy fëmijët rriten pa baba, o sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim