FOTO/ Në fshat por me automjet ‘Hamer’, arrestohet i riu me drogë, në kërkim babai

January 10, 2016 09:19

FOTO/ Në fshat por me automjet ‘Hamer’, arrestohet i riu me drogë, në kërkim babai

Policia e Korçës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Mali i Thatë”.

Në pranga përfundoi shtetasi Orlind Pilinçi, 26-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij Arben Pilinçi, 44-vjeç, me detyrë kryeplak i fshati Podgorie si dhe me precedentë të mëparshëm për “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia lokale bëri me dije arrestimi i këtij u bë pas kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip Ford, ku u gjetën rreth 1 kg e 70 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe 1 armë zjarri pistoletë TT me 6 fishekë, 32 fishekë luftara, 10 kapsolla detonatorë, 4 thika, dy automjete, 6500 Euro, 200 000 lekë, 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër, ai dhe1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.

Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë për hetime të mëtejshme. /Dita/

4 5

January 10, 2016 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*