FOTO: Lindje si kjo nuk keni parë kurrë!

February 8, 2018 13:16

FOTO: Lindje si kjo nuk keni parë kurrë!

Një grua lindi fëmijën e saj në korridorin e spitalit ndërkohë që i thoshte burrit të saj “kape foshnjën”.

Jesica Hogan, nga Kansas, lindin djalin e saj të vetëm Max, në një formë vërtet dramatike korrikun e kaluar pasi kishte lindur pesë vajza më përpara.

Lindja e çuditshme e foshnjës në Spitalin Via Christi në Manhatan u dokumentua nga fotografja Tammy Karin.

Pas disa ditëve kontraktimesh, Jesica kishte frikë se lindja mund të ndodhte shumë papritur dhe ajo kishte të drejtë.

Nëna shtatzënë u zgjua kur kontraktimet e saj u shtuan dhe ujërat i plasën.

Jesica nuk kishte kohë as për të veshur këpucët e saj dhe u dërgua me shpejtësi në spital nga burri i saj i qetë Travis. Por kur arritën në destinacionin e tyre, nëna e pesë fëmijëve ndjeu se i gjashti po vinte.

Travis e ndihmoi Jesican të hynte në dhomën e urgjencës por pak çaste më vonë ajo i dha jetë fëmijës. Ajo tha për “The Sun”, se filloi të ndjente që fëmija do të lindte në atë moment dhe i tha të shoqit “Travis, kape fëmijën”, ku u ndihmua më pas edhe nga infermieret.

Djali i tyre Max është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht se lindi në një mënyrë të papritur.

 

l.h/ dita

February 8, 2018 13:16
Komento

1 Koment

  1. foto e fundit; e denje per ne......san pietro . February 8, 14:31

    o, motra e dyte, e trete, e ketert, mbase dhe e madhja; je…….nje mreklli. njerezore .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*