FOTO: Nga 6 makina të parkuara në këtë hotel të Dhërmiut 5 janë me targa të… Fotot që tregojnë çfarë po ndodh me turizmin këtë vit në jug

July 28, 2020 19:03

FOTO: Nga 6 makina të parkuara në këtë hotel të Dhërmiut 5 janë me targa të… Fotot që tregojnë çfarë po ndodh me turizmin këtë vit në jug

Bregdeti i jugut këtë vit duket më i bukur se kurrë. Temperatura është perfekte, shëtitoret përgjatë bregut kanë përfunduar, mali e deti bashkohen si në filmat fantastikë, në disa pika të Rivierës shqiptare investimet janë vërtet mbresëlënëse.

Por Covidi dhe situata ekonomike i kanë privuar shumë shqiptarë nga kjo magji. Në shumë plazhe të njohura nga Vlora deri në Ksamil, ka pak frekuentues dhe shumë pakënaqësi. Veçanërisht nga bizneset.

Një nga fenomenet që vihet re lehtësisht është fluksi i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia. Dikur frekuentues të Durrësit dhe Adriatikut  ata duket që tashmë kanë zbuluar jugun. Veçanërisht Dhërmiu, i shndërruar në “kryeqytetin” e Rivierës shqiptare, është këto ditë plot me pushuesit e ardhur nga trevat shqiptare jashtë kufijve.

Fotot e marra këtë mëngjes në një nga hotelet e Dhërmiut flasin vetë:

d.a. / dita

July 28, 2020 19:03

Njoftim

Njoftim

Njoftim