Foto nga e kaluara / Fëmijëria, si po izolohet përballë një ekrani kompjuteri

October 27, 2017 17:39

Foto nga e kaluara / Fëmijëria, si po izolohet përballë një ekrani kompjuteri

Thonë se fëmijëria është një nga periudhat më të bukura për çdokënd. Pavarësisht kohës dhe vendit ku kalohet, ajo lë gjurmë në vazhdimësinë e jetës. Jemi në vitin 2017 dhe ata që sot janë prindër të rinj, fëmijërinë e tyre e kanë kaluar në Shqipërinë komuniste. Ndryshe janë rritur ata dhe ndryshe po rriten fëmijët e tyre.

Atëherë nuk ka pasur kanale televizive të dedikuar me filma për fëmijë, por një program disa minutësh në një orë të kufizuar të ditës dhe javës.

Përpara viteve ’90, një fëmijë as që e imagjinonte të kishte një koleksion super-heronjsh e kukulla “Barby” në shtëpi, por edhe ato pak lodra nuk ishin privilegj i të gjithëve.

Një fëmijëri pa “Playstation”, por aksioni e gara merrte udhë në hapësirat e përbashkëta, ku fëmijët formonin grupet e tyre duke krijuar gjithfarë lojërash.

Një fëmijëri, që po ta krahasosh me atë të ditëve të sotme, ishte shumë më e paktë në mundësi, por e mbushur me energji.

Ndërsa sot, pamja e fëmijërisë është tërësisht e ndryshme. Të vegjlit kanë gjithnjë e më shumë mundësi, që mbretërinë e lodrave të tyre ta ngrenë brenda shtëpisë. Përpos lodrave, që janë të panumërta, teknologjia ka çelur një shteg të ri në zhvillimin e hapësirave argëtuese të fëmijëve.

Shumë pak të rastis të ndeshësh sot, poshtë pallateve, turma fëmijësh që vrapojnë të organizuar në lojëra të ndryshme.

Aty-këtu, djem që tentojnë të zhvillojnë një lojë futbolli, në trotuarin e ngushtuar dhe rrugën e zënë prej makinave. Ndërsa vajzat, disi më vetmitare, rreken të zhvillojnë ndonjë lojë në cepin e pallatit.

Këto foto bashkangjitur në shkrim tregojnë si ka qenë fëmijëria kur nuk kishte ardhur ende teknologjia. Janë më të zgjuar fëmijët e sotëm? Patjetër që po. A janë më pak aktiv dhe kreativ? Këtë nuk mund ta themi, pasi duket se kreativiteti i po zhvillohet përballë një ekrani tableti apo kompjuteri.
Megjithatë një gjë është e sigurt, sa më shumë kohë të kalojnë pranë dhe me natyrën, aq më të lumtur do të jenë në fund të ditës. E. Resuli/ Dita

October 27, 2017 17:39
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 October 27, 17:52

    fantastike ka qënë ajo kohë!!që fëmijë duhej të krijoje vetë lodrat,dhe lojërat e tua!!
    për të ardhur keq me atë që shohim sot!

    Reply to this comment
  2. Kela October 28, 07:41

    Luanim me ore te tera jashte, sidomos ne oret e vona te veres, derisa na therrisnin nenat te ktheheshim ne shtepi. Vertete ka qene kohe me mungesa ne ushqim, veshmbathje etj., por kjo nuk na pengoi te kishim nje femijeri me te shendetshme se sa femijet e sotem, qe duhet t’i shoqerosh ne shkolle, fryjne syte para komjuterave dhe pertojne te lexojne nje liber. Lere pastaj pergatitja e mesuesve te sotshem qe eshte pe te qare hallin…Per mesuesi vazhdojne studimet nxenesit me mesatare me te ulet, qe nuk kalojne dot ne mjeksi, juridik e dege “te zgjedhura”! Cfare pergatitje dhe edukimi do marrin nxenesit sot? Ne femijerine tone mesuesit ishin te perkushtuar, kjo fjale ishte si titull. Kur i pyesja vajzat e vogla ne ate kohe, se cfare donin te beheshin kur te rriteshin, zakonisht pergjigjegjeshin: “Mesuese”! Nuk e di, nese e kane kete deshire te voglat e sotshme.
    Nje mikesha ime, me tregonte, se, kur e kishte pyetur djalin e vogel te fqinjit, se c’donte te behej kur te rritej, ai i ishte pergjigjur: “Futbollist! Qe te fitoj para dhe te kem dashnore”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*