FOTO: Një copë histori e fshehur në ferrat e Libohovës

April 19, 2017 16:56

FOTO: Një copë histori e fshehur në ferrat e Libohovës

Auron Tare

Mbledhja dhe shqiperimi i mbishkrimeve orientale ne Shqiperi është nje pjese e harruar e historisë sonë. Më poshtë, në fotot që boton sot Dita, është një copez histori e fshehur në ferrat e Libohoves e lexuar dhe përkthyer nga Dr.Mehmet Tutuncu:

Ah minelmevt Vezir şehid Yanyalı arslan Pasan sülalesinden ve tepe delenli Ali paşanın  müşir-I ordusu ve hazinedari  (mer)hum begin ogullarindan Rumeli Beglerbegi payelulerinden Malik Paşanın ruhuna Fatiha sene 1309

Në shqip: Nga Familja e Vezirit dhe Martirit Asllan Pasha i Janines dhe Gjeneral i ushtrive te Ali Pashes se Tepelenes dhe i biri i hazinedarit mbajtes i rankut te Bejlerbeut te Rumelise Malik Pasha lutu per nje Fatiha per shpirtin e tij. Viti 1309 (1893)

Malik Pasha (Arsllan pashali) ishte nje personazh i rendesishem i jugut shqiptar ne shekullin e 19. Ishte Bejlebej i Rumelise dhe mik i Ismail Qemalit, por rezulton totalisht i pa njohur nga historiografia moderne shqiptare.

Ai ishte nip i Shanishase se tmerrshme, motres se Aliut, djali i nje prej gjeneraleve te Aliut dhe njerëzve më të besuar te tij.

Pinjoll i familjes se famshme feudale te Arsllan Pashalijve te Janines dhe pronar i madh tokash ne Janine e me gjerë, ai sot dergjet i harruar, përveç se në këtë gur varri qe mrekullisht ka mbetur pa u zhdukur ne nje cep te mbushur me shkurre prane rrapit shekullor në Libohovë.

April 19, 2017 16:56
Komento

4 Komente

  1. bashkimi April 20, 12:51

    “Dergjet i harruar” …. me te tilla fjale mund te na mallengjesh fort.
    Ka vdekur ore, ç’ti bejme!?

    Reply to this comment
  2. nausika April 20, 12:58

    E po shyqyr, se fundi nje lajm i mire, per historine tone!
    Per ate te shkuar qe i paska shpetuar zhdukjes!

    Reply to this comment
  3. Sabiti April 20, 13:21

    Ah, sa mire qe na e gjwte o Auron, na trego pak se cka bere per vatanë ky shoku qe ta kujtojme?

    Reply to this comment
  4. DIDI April 21, 13:41

    PRONAR TOKASH ,TE HAPIN GJYQ DIREKT PASARDHESIT HAHHA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*