FOTO: Një me licensë avokati, këta janë dy vëllezërit e vrarë sot në Durrës

April 27, 2020 18:17

FOTO: Një me licensë avokati, këta janë dy vëllezërit e vrarë sot në Durrës

Personat që shihni në foto janë Viktor dhe Besmir Haxhija, të cilët u gjetën të vdekur te tregu i makinave në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës. Dy viktimat u gjetën të pajetë brenda automjetit tip Golf.

Besmir Haxhia ka një kompani karrotrecësh kurse Viktor Haxhia është diplomuar në Fakultetin Juridik të Durrësit dhe ka licencë avokatie.

Persona ende të paidentifikuar iu kanë zënë pritë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak orëve në vend pas një vrasjeje në Lezhë, gjithashtu me dy viktima.

d.a. / dita

April 27, 2020 18:17

Njoftim

Njoftim

Njoftim