FOTO: “Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. Ata plumba nuk ranë nga qielli”

January 22, 2016 00:01

FOTO: “Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. Ata plumba nuk ranë nga qielli”

Ka marrë leje sot në shkollë për të qenë në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit organizuar nga qeveria.

Sytë e thellë dhe jeshil të ftojnë në një botë me trishtim.

Është viti i pestë që vjen në Bulevard dhe vendos lule poshtë dritares së Kryeministrit, aty ku Garda e Republikës i ekzekutoi të atin.

Po ashtu, është viti i pestë që i premtohet drejtësi.

E heshtur dhe e ndrojtur Ana ka pak për të thënë,

Shkojmë bashkë në pllakën e bronztë që shkëlqen mes mijëra pllakave gri të bulevardit.

Vajza 16 vjeçare e Ziver Veizit qëndron në gjunjë, gojë kyçur pranë vendit ku babai i saj mori frymë për herë të fundit.

Unë jam skeptike dhe i them Anës që urdhëruesit e vrasjeve ndoshta nuk do dënohen kurrë.

Ana thotë se ka ndjesinë që nuk do mbyllet kështu.

“Do studiojë drejtësi, një ditë do të me jepet mundësia t’i afrohem kësaj dosje, jo vetëm për babin tim, por edhe për të tjerët që u vranë atë ditë”

I ka bërë përshtypje një lajm portalesh ku citohej Erjon Veliaj të thoshte që “nuk e mbyll mandatin pa i marrë gjobën e protestës PD-së”.

Sa mirë do ishte që kryeministri dhe të tjerët të thoshin po me kaq vendosmëri “nuk e mbyll mandatin pa u dënuar vrasësit e 21 janarit”.

Na tregon së është përshëndetur normalisht me kryeministrin, gjatë ceremonisë së pritjes me familjarët e viktimave.

Thotë që kryeministri i ka ndihmuar. Pohon se falë tij ajo ndjek një kolegj privat në Durrës (është gjimnaziste e vitit të parë) kurse vëllai i madh, Kejdi studion në një Akademi Ushtarake në Turqi. Kryeministri është interesuar për bursat e të dyve dhe për punën e nënës në bashkinë e Fierit.

Ngjitemi të dyja në bar-kafenë e katit të dytë të Kullave Binjake. Që aty sheh karafilat e kuq që ka vendosur në hyrje të godinës qeveritare.

Me po ata sy të përhumbur hedh vështrimin në dritaren nga u nis plumbi që i shpoi gjoksin Ziverit.

“Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. E pamë të gjithë në TV vrasjen. Ata plumba nuk ranë nga qielli”…

Biseda dhe Fotot: Entela Resuli / Dita

 

134568

Familjarët e Aleks Nikës sot në Bulevard

Familjarët e Aleks Nikës sot në Bulevard

2

January 22, 2016 00:01
Komento

24 Komente

  1. Kosta January 21, 22:03

    Ana, zemer! Ti po rritesh me nje drame, shteti te vrau baban dhe askush nuk mban pergjegjesi. Me dhemb shume teksa te shoh dhe lexoj kete shkrim

    Reply to this comment
    • ngjala e lalzit January 22, 03:45

      Si mund te vihet drejtesi kur ministrin e drejtesise e ka Ilir Meta?
      Si mund te vihet drejtesi kur Meta e quan Berishen pike te dobet edhe sot?
      Si mund te vihet drejtesi kur Rama e quan Meten bashkekryetar?
      Si mund te vihet drejtesi kur Meta ka kapur gjithe gazetaret e majte?
      Si mund te vihet drejtesi me keto media te kapura dhe me Ramen genjeshtar?
      Si mund te vihet drejtesi kur Rama kerkon drejtesi per dy gardistet, por nuk thote asnje fjale per urdheruesit e vrasjeve?
      Si mund te vihet drejtesi kur bashkekryetari i Rames nuk e pranon as sot qe Berisha dhe Basha kane faj per 21 janarin?
      A eshte kaq e veshtire drejtesia per ato vjrasje me figure dhe me ze?
      Sigurisht qe jo sepse provat jane me ze e me figure..
      Shikoni sa kollaj u denuan nga gjykatat shqiptare mijera dhe mijera fukarenj per vjedhje te energjise. Shume prej tyre u denuan kot se koti pa asnje prove. Kurse 21 janari eshte me ze e me figure. Guxuan disa gjyqtare ne fillim dhe i liruan disa te arrestuar per energjine, por Rama i morri ne telefon personalisht dhe i kercenoi publikisht, dhe keshtu gjyqtaret filluan ti bindeshin Rames. Ja sa kollaj ishte per Ramen ti urdheronte gjyqtaret, kurse per 21 janarin vetem mashtron.
      Shikoni sa kollaj i ashpersoi ligjet Rama per semaforet dhe per gomarlleqet e tija me seanca blic. Kurse per 21 janarin ka plot 3 vjet qe eshte i kapur dhe ben sikur po ngjit nje mal te veshtire.
      Rama eshte tradhetar dhe na ka mashtruar. Ashtu si Berisha, Rama per te mbuluar nje genjeshter ship nje genjeshter edhe me te madhe.
      Partia socialiste duhet te gjeje nje kryeminister tjeter socialist sa me shpejt. Humbja me Ramen eshte e sigurt. Nqs nuk largohet Rama pas nje viti do vije Ilir Meta kryeminister. Socialistet me shume urrejne Meten sesa Berishen prandaj kjo duhet te ndalohet. Vetem ne qofte se largohet Rama mund te shpetojme Shqiperine nga PD dhe LSi qe e shkaterruan vendin.

      Reply to this comment
    • fusha January 22, 11:48

      Nese do te ishte burre Edi Rama, do te kishte dale vete ne krye te demostrates se 21 janarit e te mbante fjalim para kryeministrise kunder hajdutit Meta, e jo te fshihej diku mes turmes e te linte qe te behej kurban i tij, babai i Anes se gjore e tre te tjeret.
      Shteti ne cdo vend te botes te vret, nese e sulmon me dhune.
      E cili nga keta qejfllijte enveriste te Dites, do t’ju kthente si nje i krishter i mire faqen tjeter ndonje banditi qe e qellonte me hu ne nje faqe apo ne koke ?.
      Si keni goje e te flisni per keta kater fshatare te gjore qe vete Rama i coi drejte vdekjes, kur nu ju bren ndergjegjja qe baballaret tuaj kane qene bashkepuntore me serbet qe masakruan rreth 5 mije djem te rij shqiptare te Kosoves, vic mijra shqiptareve te tjere qe u vrane, burgosen internuan e persekutuan per pese dekada ?

      Reply to this comment
  2. tanino January 21, 22:16

    po moj shoqe po nga kush e kerkon drejtesine ti? nga keta rilindas qe parate e popullit i sponsorizojne per xhihadistet dhe teroristet. nga keto media te cilat duke patur faktet aty nuk i nxjerin por duhet ti mesojme nga mediat italiane apo angleze qe nga kjo qeveri furnizohet me arme isis. nga keta terorista pret drejtesi ti?

    Reply to this comment
    • Kokpalari 21 janarit January 21, 23:03

      O Tanin ik pi nje aspirin

      Reply to this comment
    • saja January 22, 07:49

      Ti ore rrush nuk e di qe kjo qeveri nuk ka arme per vehte e jo me per te furnizuar xhihadistet.Ata furnizohen e i marrin armet gjetiu interesohu e do ta mesosh.Sa per aresyen se pse s’ka arme kjo qeveri e ky vend eshte e thjeshte ta mesosh se :Ato ma i morri kuçedra per ti perdorur sot ne luftrat e ndezura kudo e se me ato kryekrimi Berishe ka karieren e vrasjeve te garantuar si “Burre shteti”!Ndaj edhe sot drejtesia e marre peng nuk çon perpara bangos se te akuzuarve i cili pas 90 e filloi karieren me 2 Prillin 1991 e e mbylli me 21 Janarin 2011 fale deokracise qe na dhuruan miqte si “kalin e Trojes”Greket Trojes.Lexo ne q.se ke mbaruar filloren e do te mesosh me shume.

      Reply to this comment
  3. Nastradini January 21, 23:09

    Sali Berisha dhe Lul Basha duhen futur ne burg. Keta cfare nuk kane bere qe kjo ceshtje te manipulohet, te mbyllet. Si kane fytyre dhe jane sot protagonist ne politike. Keta te shkojne e te ngujohen prapa ndonje mali dhe zone te thelle

    Reply to this comment
  4. Dami January 21, 23:14

    Zhdukeni ate Sali Berishen ose kush e ka mik i thoni te zhduket….eshte njeriu qe ka marr ne qafe kete vend, ai qe ka prodhuar kete mendesi qe ka sot politika. Gjithe kete gjendje e kemi dhurate, pikerisht nga ai, Sali Berisha

    Reply to this comment
  5. Zogu January 21, 23:40

    Nuk e kuptoj pse ju te Dites na bezdisni me keto lajme te trishta. Behuni njerez te mbare dhe na tregoni cfare darkuan Rama dhe Meta,a ishte i fresket peshku apo e embel vera. Amani more na mbani me informacion a hengren trelece udheheqesat apo cfare…hengren se der me sot dime vetem ate qe po ha populli. Mender ….!!!

    Reply to this comment
  6. Zogu January 21, 23:42

    Cudi e madhe

    Reply to this comment
  7. Arber January 22, 02:34

    Ana, ruaj veten dhe largohu nga media.

    Reply to this comment
  8. historia January 22, 02:42

    KUR FILLON MBARESIJA E ATDHEUT?

    Ana , s’je e vetme qe s’kupton dredhite e politikaneve 25 vjecare,keto monstra jane pasardhes te krimindeleve 45 vjecare.
    Kur shqiptaret te kuptojne se komunistet s’kane aftesi per te begatuar shqiperine,qe kure ,os i votojne per ne pushtet,filloon edhe mbaresija e atdheut.

    Reply to this comment
  9. Socialisti bythpambuk January 22, 05:06

    Sa te jete Edi Rama nuk ka drejtesi per 21 Janarin .

    Reply to this comment
  10. Arber Iliri January 22, 06:01

    E dhimshme, bile shume teper, te te vrasin prej nderteses qe duhet te kujdeset per jeten e te gjithe shqiptareve, vetem regjimet totalitare mund te vrasin me kaq gjak te ftohte.Turpi dhe mallkimi vajze eshte per ata qe e vrane dhe per ata qe e fshehin vrasjen.Ti qofsh me jete e shendet dhe ne koken lart behu e forte se qenka goxha vajze .Shqiptareve te ndershem u dhemb shpirti per krimin ndaj babait tend.

    Reply to this comment
  11. ZYBERI January 22, 07:33

    TURP.21 JANARI KERKON DREJTESI AJO NGJARJE DUHET ZBARDHUR.VRASESIT JANE TE LIRE.I DEGJON CDO DITE NE PARLAMENT.FAKTET JANE .ATO NUK MUND TE MBULOHEN ME PLUHURIN E HARRESES.JU DHAME VOTEN PER TE BERE DREJTESI.VEPRONI TANI.

    Reply to this comment
  12. Edi January 22, 08:53

    Sot ka mijra Ziver Veize qe qeveria e Ram palloshit po i mbyt ngadale si gjarper shtrengues me varferi, sa per keto qyqare familjare qe kane 5 vjet qe jane vrare te afertit, jane thjeshte ca kkukulla qe qeveria i nxjerr ne media c”do 21 janar sa per te treguar se ishin mish per top qe drejtoresha te beheshin Spiropali, Shehu apo qe minister te jete Ilir Beqja.

    Reply to this comment
  13. MeteH January 22, 09:02

    Lavdi deshmoreve qe vrau Saliu+Luli.Kurajo familjareve qe presin drejtesin e sunduar nga Saliu.Po çuditemi nga disa komentues si:”Zogu”- ihalese e Tonino,kta halabak qe i shqeteson dreka e Rama-Meta,ku tema e DITES DJESHME ishte 21 Janari,dita e vrasjes se shtetit ndaj popullit,i vrasesit PERBINDESH qe keron te vrasi nje popull te tere per pushtet e para.ANA tha ate qe nuk guxon ta thot Saliu..”PLUMBAT NUK RAN NGA QIELLI”.Ato plumba dolen nga dritarja,ferngjia e KRYEMINISTRISE,i pa nje popull i tere,e gjithe Europa e Bota.Vetem Saliu,Luli,Lukunia PD-iste,drejtesia korruptive nuk i sheh.Dhe Like floriri nuk ndihet…!DITES ju lumt qe ben analiza te drejta..!

    Reply to this comment
  14. perkthyesi January 22, 09:25

    E dhimbshme sa me s’ka! Vrasesit dihen, por deri tani jane kamufluar mire me kete palo demokraci. Jam optimist se ne nje te ardhme te afert, ata do ndeshkohen nga ligji. Kjo dite do jete nje clirim shpirteror dhe per kete vajze, qe jeta i a privoi rritjen me babane!

    Reply to this comment
  15. essi January 22, 09:34

    Nuk ka per tu zbardhur drejtesia ketu, harrojeni. Jane te gjithe te perfshire. I shkreti popull, thua

    Reply to this comment
  16. mk January 22, 09:49

    Me vjen keq per kete vajze ( nga fshati ) , nuk shikon hallin qe ka po ka filluar te aktroj neper rruge, me siguri e shtyre dhe e perforur nga ata qe e cuan babain e saj ne ate vend ate dite . Ne se e ka bere deri tani, le te mendohet edhe nje here per te gjetur nje rruge tjeter per jeten e sa,j pa u perdorur e keqperdorur nga te tjeret, per kete modelin e keq e ka nga babai qe erdhi nga Greqia per te tjeret …

    Reply to this comment
  17. Shqiperia e madhe January 22, 10:28

    Po nuk vdiq sali berisha ,nuk kane per tu zbuluar krimet qe jane ber ne 25 vitet e fundit

    Reply to this comment
  18. LORA January 22, 12:04

    Meso shume Ana Veizi dhe behu e zonja.
    Drejtesia per Babane tend dhe te tjeret do te behet,,,bile qe kete vit,,,mos degjo sirenat e qoftelargut,te cilit I kane mbetur vetem armet e prallisjeve per dekurajimin e njerezise per drejtesine qe presin,,,e cila do te ngrihet nga shpella e tij me patjeter me kembe.
    TUNG.

    Reply to this comment
  19. Mark Hajati USA January 22, 13:37

    Rreformes ne drejtesi do ti besoja nese vete Ilir Meta me vullnet dhe koshience i drejtohet me pranga ne duar gjyqit.
    Kjo do merrte zvare Berishen dhe gjithe te tjeret.

    Reply to this comment
  20. info analitike January 22, 17:23

    Me vjen keq qe akoma sot familjaret e viktimave pranojne qe te marrin pjese ne shfaqjen teatrale nen regjine e Rames. Per te jeta e atyre te gjoreve sherbeu thjesht per te hipur ne kolltuk e me pas per te bere teater butaforik. Kesaj here na doli ne foto me kesmishe te personalizuar me inicialet e emrit e te mbiemrit dhe me thonjte e paprere por te pakten i kishte te lare dhe jo plot zhul si dikur ne Paris.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*