Foto/ Obama feston 55-vjetorin me fruta deti!

August 5, 2016 11:45

Foto/ Obama feston 55-vjetorin me fruta deti!

Presidenti amerikan, Barack Obama festoi dje 55-vjetorin në shoqërinë e familjes së tij dhe u fryu për herë të fundit qirinjve si shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Familja e Obamës shkoi për të festuar te ”Fiola Mare”, një restorant italian me prodhime deti, i shumëvlerësuar në Potomac Riverfront, në rrethinën e famshme të Uashingtonit, Georgetown.

Po dje, Obama mori edhe një ”dhuratë” për ditëlindje, që kishte të bënte me një sondazh që vlerësonte lart punën e tij si president.

Të paktën 54 për qind e amerikanëve e vlerësonin pozitivisht këtë punë.

Obama largohet nga Zyra Ovale më 20 janar 2017, kur të betohet edhe presidenti i ri amerikan.

Dy pretendentët për zëvendësimin e tij janë republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton.

 

August 5, 2016 11:45
Komento

2 Komente

  1. vasili August 5, 12:28

    Cfare cilesie lajmi qendron ketu.Nje zero e madhe.
    Kujt i intereson dhe cfare lloj ndikimi ka,se cfare ha Obama ne pervjetor.
    Dhe per me teper si desert dua te shtoj qe Hysen Obama,cilesohet si presidenti me i dobet,qe ka pasur Amerika.

    Reply to this comment
  2. vasili August 5, 14:12

    Edhe Dita cfaq ndonje vrenjtesire konjukturale ,duke mos botuar ndonje koment logjik.
    Epo buletini meteorlogjik i permban dhe keto.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*