FOTO: Pamje befasuese, zjarri në Oregon “skuq” qiellin, mbi gjysmë milionë njerëz evakuohen

September 11, 2020 13:55

FOTO: Pamje befasuese, zjarri në Oregon “skuq” qiellin, mbi gjysmë milionë njerëz evakuohen

Oregon në Shtetet e Bashkuara është përfshirë nga flakët dhe më shumë se gjysmë milioni njerëz janë evakuuar.

Janë disa vatra zjarri të përhapura dhe flakët janë favorizuar nga erërat e nxehta dhe të thata.

Guvernatori Kate Brown ka deklaruar se numri i saktë i viktimave nuk dihet dhe se deri më tani janë të konfirmuara 4 viktima.

Në disa imazhe të publikuara në media, qielli i Oregonit gjatë kësaj javë është me ngjyrë të kuqe dhe portokalli, ndërsa flakët kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga komunitetet e tyre.

Më shumë se 100 zjarre janë ndezur në 12 shtete të Amerikës perëndimore dhe më të goditurit janë Oregon, California dhe Uashington.

Në disa raste, vendbanime të tëra janë shkatërruar, dhjetë njerëz u vranë në Kaliforni dhe një zjarr i pakontrolluar në Uashington dhe Oregon mori të paktën pesë jetë të tjera këtë javë.

j.l./ dita

September 11, 2020 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim