FOTO: Pamje të rralla të Luftës I Botërore

February 23, 2018 07:30 Updated

FOTO: Pamje të rralla të Luftës I Botërore

Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar në Irlandën e Veriut.

Edhe pse realizimi i fotografive ishte rreptësisht i ndaluar, ushtari George Hackney (në foton kryesore) arriti të fshihte një aparat të vogël mes sendeve të tjera që mori me vete në frontin perëndimor për të fotografuar pamje nga lufta.

Duke qenë se shumë nga protagonistët e fotove nuk i mbijetuan betejave të lutës, Hackney që arriti moshën 80 vjeçare, pasi u kthye nga fronti ndau disa nga fotot me të afërmit dhe familjarët e atyre që shfaqeshin në to.

Shumica e pamjeve tregojnë jetën e përditshme të ushtarëve dhe gjeneralëve në Luftën e Parë Botërore.

Megjithatë disa prej tyre kanë një vlerë historike shumë të rëndësishme. Një prej tyre tregon se si divizioni 36 Ulster detyroi ushtarët gjerman në korrik të 1916 të dorëzoheshin.

Më 1977 koleksioni i tij iu dhurua Muzeut të Ulster, në Irlandën e Veriut.

Ai qëndroi aty pa iu treguar publikut përgjatë më shumë se tre dekada, derisa para dy vjetësh personeli i muzeut ia dorëzoi kineastit Brian Henry Martin, i cili ka bërë një dokumentar për këtë histori.

Përveç 300 fotove që janë zbuluar mungojnë akoma edhe 200 të tjera.

n.s. / dita

78e57b0750cac0c9494f2f6418ffd691_article 7a943b689dab6287dbaaa385b1571f5f_article630bw

705bbb0e67ba792d4292c14af658fa7f_article630bw

803b762de3b78884e0e54230fb937622_article630bwf6a9ae1e01a2364902ec7228efcfbcff_article630bw

 

February 23, 2018 07:30 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*