Foto: Parisi i mbuluar nga uji, fillojnë evakuimet

January 26, 2018 10:05

Foto: Parisi i mbuluar nga uji, fillojnë evakuimet

Parisi është mbuluar nga uji nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin ditëve të fundit.

Qindra njerëzve u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre në Paris pas alarmit të përmbytjes. Ndërkohë që autoritetet po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit.

Niveli i ujit pritet të rritet akoma edhe më shumë deri të shtunën, ndërsa parashikohet që shirat të vijojnë ende.

Që mëngjesin e të martës Agjencia Kombëtare e Motit për Francën vendosi 30 departamente në alarm.

January 26, 2018 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim