FOTO: Partizani nderon Bashkim Finon, por ka një gafë gjuhësore në këto bluza

April 5, 2021 01:51

FOTO: Partizani nderon Bashkim Finon, por ka një gafë gjuhësore në këto bluza

Futbollistët e Partizanit kanë dalë në fushë këtë të shtune me një bluzë në nderim të ish-deputetit socialist Bashkim Fino.

Por në bluzën e bardhë poshtë fytyrës së stampuar të Finos, shkruhej “U prefsh në paqe”, ndërkohë që duhet shkruar me ‘h dhe jo me f’, “U prehsh në paqe”.

Partizani këtë gjë e bëri në ndeshjen kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Fino njihej si një tifoz i flaktë i Partizanit.

 

Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një beteje të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të këshillit të ministrave u shpall ditë zie kombëtare ndërsa një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të marrë emrin e tij ka njoftuar Bashkia.

c.r. / dita

April 5, 2021 01:51
Komento

3 Komente

  1. mirel April 5, 06:18

    Retreat retreat, hahaha
    U prefte e mos ngelte, me gjithe Ramut e Co

    Reply to this comment
  2. Adi April 5, 08:04

    Hahaha. U prefsh në paçe. Ju preftë ujku, ishalla. Berra.

    Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar April 5, 09:01

    Mungese e tmershme organizimi. Eshte gjithmone koha e leximit, keshillimit para veprimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim