FOTO: Përbindëshi i Katerinës

July 22, 2018 14:59

FOTO: Përbindëshi i Katerinës

Nga Arkiva

Këtë të martë një krokodil përbindësh i ujërave të kripura u kap më në fund në Australi pas një përndjekje prej 8 vitesh.

Kafsha me gjatësi prej 4.7 metrash dhe me një peshë prej 600 kg u kap me një grackë të vendosur në lumin e qytetit verior, Katherine.

Ai u zbulua për herë të parë në vitin 2010 dhe besohet se ka moshë 60 vjeçare.

-E kemi quajtur me shumë emra përgjatë viteve dhe ka qenë shumë e vështirë ta kapje, – tha roja e parkut, John Burke për rrjetin televiziv ABC. -Është i frikshëm, por edhe duhet admiruar madhësia dhe mosha që ka. Duhet patur respekt për të.

Kafsha u çua në një rezervat për krokodilë për ta mbajtur larg popullatës. Është krokodili më i madh që ka nxjerrë lumi Katherine.

Rojet e parkut kanë kapur rreth 250 krokodilë problematikë çdo vit dhe sigurohen që ata të mos mbërrijnë në zonat e banuara.

Krokodilët e ujërave të kripura në veriun tropikal të Australisë vrasin çdo vit njerëz.

Numri i këtyre zvarranikëve u shumëfishua pas shpalljes si specie në mbrojtje në vitet 1970.

Por vrasja e një gruaje të moshuar vitin e kaluar rizgjoi debatet për reduktimin e numrit të tyre.

b.m. / dita

July 22, 2018 14:59
Komento

7 Komente

  1. demo July 22, 17:14

    Jeni tuke u talle?Gjatesia 7m eshte e zakonshme midis krokodileve te rritur te Australise.Ky 4-5m eshte akoma adoleshent.

    Reply to this comment
  2. Dibrani i vertete July 22, 23:15

    Silleni per nji xhiro andej nga SHQUPI.

    Reply to this comment
  3. Rr. B. Gramshi July 23, 18:01

    demo,
    kopetent edhe ti si gjithe shqiptaret injorant, qe sa me pak dine aq me shume japin ment.
    Lajmi eshte i qarte, eshte krokodili me i madh qe ka nxjerre lumi Ktherine dhe jo me i madhi i Australise.

    Reply to this comment
  4. demo July 24, 12:00

    z./Rruzhdi! Krokodilet e Australise jane krokodile te ujrave te kripura,te lumenjve,te kenetave,te gjireve detare dhe nuk jane fare te izoluar dhe te ndare biologjikisht ne krokodile lumi dhe kroikodile deti.Nje exemplar mbi 7m eshte kapur edhe ne lumenjte e Filipinjeve,edhe keta quhen krokodile te Australise,ashtu si Ariu i Bardhe qe zoteron hapesira nga veriu i Kanadase deri ne veri te Rusise

    Reply to this comment
  5. Rr. B. Gramshi July 24, 13:49

    demo,
    te trashe ka gjithe Shqiperia por demka eshte me i trashi ne fshatin e tij.
    T’a thjeshtova me shprese se kesaj radhe do kesh kuptuar dicka.

    Reply to this comment
  6. nena e zeqos maje thanes July 24, 15:16

    Me qetesi ,me dashuri ! Mos u grindni per kete zotin Krokodil o zoti Demoo ! Moree , dini gje ju se ne cilen parti ben pjese ky Krokua? Mos e ka terrorizuar kot policia dhe i ka hequr Trurin fare ? Dikur ishin mustaqet e Çelos, tani doli Krokodili i Katerines .

    Reply to this comment
  7. M A R K O July 24, 20:46

    Mire eshte ta çojne ke Vilat ne Gjirin e Lalzit. Do kenaqej nga mishi derrave te politikes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*