FOTO-KOMENT: Polici i çuditshëm i Tiranës së dikurshme pa makina

Ardian Vehbiu October 27, 2014 18:57

FOTO-KOMENT: Polici i çuditshëm i Tiranës së dikurshme pa makina

Gianni Belluscio më dërgoi një pamje çasti të një faqeje reviste, ku duket bulevardi i madh i Tiranës, pa makina dhe këmbësorë, por me një polic të veshur me uniformë ceremoniale, ngulur në krye të detyrës si strumbullari i një qarkullimi inekzistent.

Ose më mirë të përfaqësuar simbolikisht nga një makinë e vetme, praktikisht e dalë nga një vizion neorealist i Vittorio de Sica-s.

Ky polic vetmitar në qetësinë e rrugës ka qenë një nga të parat kuriozitete të Tiranës, që u binin në sy vizitorëve të huaj – të cilit rrekeshin hareshëm t’ia kuptonin funksionin, madje edhe pasi largoheshin nga Shqipëria.

Shumë kanë shkruar për këtë polic – në libra dhe reportazhe; të tjerë ia kanë riprodhuar foton në revista, ose e kanë marrë në film. E kanë komentuar si një nga absurditetet e regjimit totalitar, që e kish zakon ta ndante profesionin nga funksioni, për ta simbolizuar.

Aq sa kushedi meriton të quhet “monumenti i policit të panjohur”, i denjë për të konkurruar me monumentin tjetër, të “ushtarit të panjohur.”

Në foto, shohim jo vetëm policin të mbikëqyrë trafikun imagjinar, por edhe bulevardin të shtrihet deri në horizont, pa qytetin përreth: pa dyqane, librari, teatro, kinema, kafe anës rrugës, kioske gazetash. Polici është real, por qyteti dhe trafiku mbeten në fazën e ideve – ose të lidhura me realitetin vetëm nëpërmjet një figure pantomimike, hibrid i një aktori me një statujë.

Kjo ka qenë Tirana ende e Pasluftës, që komunistët trashëguan në thelb prej një projekti fashist, diçka si mishërim hapësinor i zërit të amplifikuar të Mussolini-t në Piazza Venezia; por që u zhvillua pastaj në forma mutante, pse totalitarët nuk dinin ç’të bënin me qytetet që u kishin rënë në dorë, dhe jo vetëm në Shqipëri.

E mbaj mend edhe unë atë polic – të instaluar në sheshin Skënderbej ose në qendrën e qendrës, me xhaketë dhe doreza të bardha, dhe sërish në kontroll të plotë të boshllëkut.

Madje mbaj mend edhe që, në ato vite, vendin ku rrinte polici e quanin “te polici me dorë,” një shprehje që kushedi e kish origjinën nga lëvizjet e krahëve të policit; dhe që shënjonte një vend takimi – njëlloj si “te Skënderbeu” ose “te guri.”

Të huajt gjithnjë e kanë qesëndisur këtë figurë të Tiranës totalitare, duke u kujdesur të shkruajnë për të si të ishte personazh i një mitologjie minore, por zbavitëse; edhe ne vendësit kemi qeshur me të, teksa nuk ia kemi kuptuar kurrë dobinë, dhe e kemi pranuar si pjesë të dekorit të qendrës së Tiranës. Dhe këtu dekor duhet marrë edhe me kuptimin e anglishtes decorum (“dinjitet”), të cilin të gjithë ia kërkojmë një qyteti, dhe aq më tepër tonit.

Ashtu duket edhe në fotot: i hipur mbi një platformë të vogël prej druri, skenën e vet vetjake – modeste dhe portative prej artisti të rrugës; por të mjaftueshme për të lajmëruar se e gjithë kjo performancë, përfshi këtu praninë, veshjen e bardhë aseptike, gati sterile, dhe koreografinë e duarve, i përket më shumë teatrit sesa ligjit. Teatrit të qytetit, siç ishte dhe siç do të bëhej – me policë, trafik, vija të bardha, shenja të qarkullimit (duket një e tillë, me shpinë, edhe në foto) dhe semaforë.

Tek e fundit, qyteti totalitar nuk ka ndonjë detyrim të ndjekë, as të imitojë funksionalizmin e qytetit në Perëndim, i cili i ka rrënjët në histori; dhe ku polici i trafikut, si aktor në skenën e rrugës, përligjet vetëm nga prania e qarkullimit të makinave, pse është njëfarësoj edhe ai krijesë e trafikut, ganglion nervor i një shtaze së cilës i lëvrin limfa; sikurse vijat e bardha të këmbësorëve vizualizojnë jo vetëm një udhëzim disiplinues, por edhe nevojën e vetë këmbësorëve për ta kapërcyer rrugën të sigurt.

Qyteti totalitar është më abstrakt: i zhvesh këto elemente nga funksioni praktik, për t’i kthyer në shenja të rregullit dhe të disiplinës së qarkullimit; me synimin ideal që të kthehet edhe vetë në shenjë të qytetit, duke u çliruar nga pesha dhe detyrimet e qenies.

Përndryshe, për totalitarët e Hoxhës, Tirana ishte kryeqytet i kapur; po aq plaçkë lufte sa edhe artileria fushore, kamionët, pajimet për mushka dhe veglat e bandës muzikore të ushtrisë fashiste.

Nuk i ngjante as Moskës, as Beogradit; por tani duhej të bëhej edhe ajo kryeqytet i Lindjes komuniste – dhe ndoshta nuk kish mënyrë më elokuente për ta celebruar këtë proces, sesa instituimi i policit si prift i qarkullimit dhe figurë kyçe për t’i kthyer zbrazëtitë në udhëkryqe; dhe vetë qytetin nga të jetueshëm, në të përjetueshëm.

Kaq butaforike në pastërtinë dhe solemnitetin e vet, personazhi u afrohet atyre rojeve ceremoniale në disa pallate dhe monumente të pushtetit gjetiu në Europë; që nga zviceranët në Vatikan e deri tek Evzones-it në Athinë, të krekosur me fustanella dhe këpucë me xhufka; ose rojet mbretërore, në Britaninë e Madhe.

Të gjithë këta i tradhton njëfarësoj uniforma – duke i shndërruar në shenja rituale ose në spaleta të shtetit; njëlloj siç shërben sëpata e kuqe, e re akull, në disa vetrina që i ndesh ndonjëherë korridoreve institucionale, si shenjë e mbrojtjes kundër zjarrit.

Vetëm se ndryshe nga roja ceremoniale që të nxit paradoksalisht nevojën për ta shkelur truallin e ndaluar, polici nuk ndalon asgjë; edhe pse nuk të çon gjëkundi, të paktën të tregon se diku mund të shkohet.

E krahasuar me zhurmën, bilbilin dhe shkëlqimin fosforeshent të kolegëve të tij sot, në udhëkryqet e zhurmshme të Tiranës post-komuniste, pantomima e tij e atëhershme në sheshin e zbrazët e bën të duket, që prej së sotmes, si i arratisur nga kuadrot e një filmi pa zë, bardhezi; që kërkon urgjentisht të deshifrohet, edhe kur t’i jep të gjitha që në vështrim të parë.

Do ta kishim harruar krejt, po të mos na e kujtonin, herë pas here, vizitorët e djeshëm dhe të sotëm, që kanë edhe ata kujtime nga Tirana; dhe ne vetë jemi pjesë e atyre kujtimeve, siç janë ata pjesë e tonave.

*Peizazhe të Fjalës

Ardian Vehbiu October 27, 2014 18:57
Komento

25 Komente

  1. Aliu nga Selenic October 27, 19:08

    Ne ate kohe kishte pune.Makinat nuk kishte .Sote ka makin plote pore jen inproduktive
    Ne ket sistem me shume harxhojme se sa punojm e fitojme. Asnjeher nuk matesh dote me ato te dhen te zhvillimit ekonomik. Ketu behet vete propagant kunder sistemit pore faktort ekonomik na kompromentojene keqase.!

    Reply to this comment
    • roberto October 28, 01:42

      Ke bere AUTOGOL ne porten tende,o Ardian Vehbiu!
      Ajo foto tregon te kunderten e asaj ,qe pretendon e propagandon ti!
      Ajo na njeh me Tirane si qytet i sapo cliruar,pa shkaterrime,pa plehra,pa rremuje,por ai polici,nga figure satirike,qe tenton ta besh ti,vrteton se SHTETI I SAPO DALE NGA LUFTA ESHTE I ORGANIZUAR PER NJE JETE KORREKTE e jo RRUMPALLE si kjo e sotmja!
      Po keshtu ndoshi edhe me ca foto qe u botuan nga nje rep[orter i huaj per Korene e Veriut!
      Ne shkrim shahej Korea,por nga fotot ne shikonim se KOREA E VERIUT ishte nje shtet i FORTE,NJEREZ TE QESHUR E NE PUNEN E VET,ME NJE USHTRI TE VESHUR SHUME MIRE DHE TE PAJISUR deri me ARME BERTHAMORE!!!
      Edhe ne ato foto jepej nje POLICE TRASFIKU si ketu ne Tirane,por ajo foto tregonte nje SHTET DINJOTOZ e jo si sot tek ne,qe me fotot,qe mund t’u besh POLICEVE TE TRAFIKUT mund te besh nje film humoristik e te tallesh me vete shtetin e sotem!
      Nje keshille per kalemxhinjte e sotem”
      -Do beni mire te mos beni krahasime komuniste me te djeshmen!
      Kjo nuk ndreq asgje,vecse verteton MJERIMIN TUAJ kulturor dhe profesional per t’u perballur me tealitetin e sotem!
      Krahasoni PUNESIMIN SOCIALIST ME KETE KAPITALIST!
      Krahasoni shendetesine atehere me kete te sotmin,por jo duke treguar LULURINKAT,por sa perfiton populli nga SHENDETESIA SOT!!
      Pastaj shkoni ne Europe dhe MATUNI ME ATA!
      Se mos gaboni te tregoni per trafikun e droges,armeve,femrave,femijve,mbipopullimin e burgjeve dhe korrupsionin galopant ne te gjithe administraten publike!
      Sa mire do ishte te benit edhe nje film se si u VODH FLORIRI I SHTETIT NE KOHEN E ILIR METES,BLLOKUN E ILIRIT 700 MILIONESH DHE MILIARDAT E VJEDHURA NE BANKEN E FULLANIT me menyra karagjozesh!!!
      Kujdes se mos na ngacmoni XHIHADISTET se na nxorret bojen si terroriste!
      Nga halli e kane te shkretet,packa se duan te imitojne VULLNETARET E LUFTES SE SPANJES,por me CALLME E JO ME IDEAL NJEREZOR!!!

      Reply to this comment
      • plaku October 29, 16:50

        Roberto,
        Nje pyetje te lutem : “Si e spjegon ti faktin qe per te hikur nga kjo “parajse komuniste” njerezit u buten ne ambasada dhe neper anije” ?

        Pershendetje

        Reply to this comment
        • roberto October 29, 22:34

          o :plaku”!
          Me pare pergjigju ti pyetjeve qe bera une me pare ,pastaj te te pergjigjem une ty jo per nje pyetje ,por per 1 mije te tilla!!
          Sharlatane dhe anti shqiptare sot ka me bollek!
          kemi 24 vjet,qe shqiptaret po jetojne gjithnje e me shume ne MJERIM!!!
          Ne se KAPITALIZMI do te kishte rritur mireqenien e shumices se shqiptareve,atehere do te ishte harruar ENVER HOXHA dhe SOCIALIZMI!!!
          Fakti,qe njerezit therrasin Enverin dhe Socializmin,tregon per DESHTIMIN E SISTEMIT qe u instalua ne Shqiperi!!!

          Reply to this comment
  2. veterani October 27, 19:14

    Jo vetem polici por dhe tabelat nuk mugojne ne rrugen pa makina.Duket sikur ne sot ecim mbrapsht jo para

    Reply to this comment
  3. Berisha October 27, 19:21

    Kjo foto eshte e viteve 50…….por asgje nuk ndryshonte as ne vitet 80……Ne vitet 80 ne mes te sheshit perpara Skederbeut ishte nje rreth i bardhe ku ne mes rinte 8 ore rresht nje polic i trafikut qe i binte birbilit kur ndonje kembesor perpiqej te kalonte sheshin mes permes, sepse kalonin vetem urbanet dhe ndonje ZUK i komunales. Nje grua plake po kalonte mes permes…..polici i binte birbilit pa pushim por plaka nuk degjonte.Polici la rrotullamen dhe vete tek plaka dhe i thote : o nene nuk degjon qe po i bie bilbilit se je kundravajtje?…E degjova i tha plaka, por une mendova se i bije per qejfin tend. Kete histori e ka treguar vete polici kur u kthye tek rajoni 2 i policise tek 21 Dhjetori.

    Reply to this comment
  4. Berisha October 27, 19:26

    dhe ne Itali ne ate kohe policet e trafikut rinin ne platforma te tilla ……vetem qe kishte makina. Ju kujtohen filmat me SORDIN , dhe Franko e Cico.

    Reply to this comment
  5. nasruddini October 27, 19:37

    PJESA ME E BUKUR E TIRANES KA QENE DHE MBETET AJO QE NDERTOI AHMET ZOGU

    Kulcedrat prej betoni si qofte ne mes te Tiranes Pallati Sovjetik i Kultures dhe Muzeu Komunist Historik jane deshmi e injorances dhe debilizmit total te komunisteve, te cilet diten te ndertojne vetem pallate me pune vullnetare dhe te shkaterrojne ate qe ndertuan me kaq mundim intelektualet shqyptare me diplloma perendimore ne xhep. Me kryearkitektin e Duces kane punuar shume arkitekte shqyptare dhe Bashkia e vjeter e Tiranes dhe qendra e Durresit jane veper e tyre origjinale sic rezulton edhe nga arkiva private qe disponon nastradini.

    Parafytyroni o milet i paditur qendren e vjeter te Tiranes me Bashkine e vjeter dhe Ministrite perreth shadervanit prej tunxhi ne mes te sheshit dhe me lulishten fantastike me pas si nje monument kulture dhe krahasoheni me qendren e shemtuar si pacavure qe e ka bere politika jone idiote kombetare, shtojini kesaj pacavure komuniste edhe Pallatin sovjetik te Kultures dhe Muzeun komunist Historik qe te kuptoni pse Shqypnia po vuan akoma si askush tjeter kaqe shume 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

    Krahasoni o milet i paditur Tiranen e vjeter te bukur qe la pas Ahmet Zogu me Tiranen e re si nje trashegimni komuniste me kulcedra prej betoni dhe degjoni nastradinin dhe mbani vesh:

    MOS I BESONI KURRE DEMAGOGEVE KOMUNISTE DHE MASHTRIMEVE TE TYRE!

    Reply to this comment
  6. Sallakja October 27, 19:37

    Che bello !
    Kjo eshte Tirana e femijrise dhe adolishences time. Kujdes mos ma preki njeri
    se e “mbyta”. Ky Gianni Belluscio dhe autori i ketij shkrimi
    jane dy qyqar qe nuk kane idene se c’behet. Nje qytet te tille
    sot e enderron gjithe europa.
    Shikoni c’fare spetakoli ? Pa makina,pak njerez,pisha dhe jeshillik pa fund.
    Une,pak konjak,kollonat………i primi amori dhe qetesia qe te perkedhelte diten.
    C’fare nuk do jepja te isha edhe nje here ty.
    Che bello.

    Reply to this comment
  7. Qytetari October 27, 23:05

    Ky Ardian Vehbiu, do bëhet më budalla se çeshte. Ndoshta pse i jati kuronte të sëmurët psikopat dhe i ka ngjit pak sëmundje të birit.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit October 27, 23:18

    Edhe ne filmat me Alberto Sordin polici rrinte mbi nje podium te vogel,semaforet U shpiken me vone.Mussolini ne piazza Venezia dhe ky polici ne shesh ndajne te pakten 30 vjet,nje gjeneracion.Dihet qe e sotmja e qesh te djeshmen,e nesermja te sotmen.Zgjuarsi eshte te gjesh vlerat e asaj te shkuare qe duket qesharake,se ta tallesh deshmon se cinizem e debat siperfaqesor.

    Reply to this comment
  9. Bocari October 27, 23:36

    Shkruaj sa te duash Adrian, por ajo kohe per sa i perket trafikut ishte yll. Analizen beje vete, qe nga pastertia, rregulli, siguria, bukuria, aksidentet….
    Levduar Zotit, jo cdo gje eshte Amerike, Adrian!

    Reply to this comment
  10. Rik Balsha sr. October 27, 23:51

    HIPOKRIZI QE TE NGJALL PERSHTJELLIM

    Nuk kam lexuar ndonjehere shkrim me hipokrit dhe te ndyre, me nota te renduara nga nje bufonizem idiotesk, injorant dhe paradoksal.

    Eshte e qarte per gjithe ne qe e kemi jetuar ate epoke zhvillimi te pa reshtur, qe fotua eshte skartuar ne oret e pas mesdites, kur orari i punes nderpritej per pushimin e drekes. Dhe jo vetem ne Tiranen e fotos, por ne çdo skaj te Shqiperise ku punohej, prodhohej, krijohej mireqenje.

    Mund te jete skartuar edhe gjate ores se ndonje ndeshje futbolli ne Stadiumin Qemal Stafa, kur rruget zbrazeshin nga kalimtaret e shumte, biçikletat e panumurta, taxite, xhipset, autot qeveritare e te huaja, furgonet, kamionçinet e autobuzet e sherbimit urban.

    Tirona e vdekur eshte vetem ne trurin bland te autorit te shkrimit, nje kontradikte vivente e nje mbiemri pa taban “Vehbiu” dhe emri te vjedhur nga modernizmi i riçikluar, duke inventuar skenare boshe te nje realiteti virtual te forcuar, me keqedashjen e hipokriteve aventuriere te kazbave kodoshshumta te beduineve berberiane mes çadrave te ngujuara ne oazet ujendyra te shkretetires sahariane.

    E nuk eshte e veshtire te kuptohet finalja e zeze qe kerkon te arrije ky germe- shqip-kombinues, denigrimin e nje populli, te nje kombi, te nje historie qe e tmerron edhe sot. Askush nuk mund te ndryshoje rrjedhen e ngjarjeve me artifizma te tilla, vetem forcon edhe me shume jo vetem nostalgjine e asaj epoke, pse jo, te lumtur, per shumicen e shqiptareve qe u sakrifikuan per te.

    Tironen e gjalle e te zhurmeshme nuk mund ta shuaje fotua dhe “pejsazhi i fjales” se fashisteve si Belluscio e bythelepiresit te tij Vehbiu.

    Reply to this comment
    • nasruddini October 28, 07:42

      Shko o budalla enveristi ne Korene e Veriut se do ta gjesh Tiranen e Enverit LIVE ashtu sic e la edhe Diktatori Pederast ne vitet80- 90-te me prodhimin mjeran dhe me bunkere dhe tollona buke.

      Reply to this comment
  11. Ericson October 28, 03:52

    Pse more Vehbiu avdall, nuk te rri menderja rehat pa share e tallur vendin e kombin shqiptar?

    Kete e ka bere para teje Faik Konica i famshem, por …”hane Shan hane Bagdat” te krahasosh Konicen vigan me nje dallkauk te rendomte si puna tende e nje fare Belluscio qe ka shkrepur kete resme, e mire ka bere ,(megjithse qellimkeq) pasi tregon nje Tirane te paster e te gjelber, qe po ta krahasosh me kete xhunglen urbanistike te sotme ngjet tepke si qytetet e superpopulluara te vendeve te Botes se Trete , si Xhakarta e New Mexico ,por edhe keto afer periferive te tyre!

    Ketu me siper rastesisht pashe nje komentues, Rike Balsha, i cilli te ka dhene nje shuplake te merituar e te ka dhene njekohesisht nje “hazer xhevap” edhe per kohen “jashtezakonisht te llahtarshme e te tmerrshme” qe paskemi jetuar ne kohen e socializmit, …sidomos Salih Berisha i shkrete qe ka hequr te zite e ullirit ne ate regjim kaq makaber e te poshter qe se ka pare bota gjer me sot!!!

    Po ti o duduk Vehbiu, ku e mesove aq mire gjuhen shqipe nen kete regjim socialist, kaq barbar e te lig ,ku ti u formove si gjithe te tjeret ne Universitetin e Tiranes? Apo s’ka gje?!

    Degjo mire ketu o hipokriti i mutit, …degjo!

    Ne kohen e viteve te para te eksodit masiv te shqiptareve drejt Italise e Perendimit e Greqise , te gjithe keta shqiptare ishin komplet te arsimuar, qe nga inxhiniere, agronome e artiste, (jo mjeke, dentiste e veterinere) e shumica derrmuese me shkolle te mesme e asnje analfabet ,sic gelojne sot me shumice edhe ne kete forum ku ne komentojme, ku nje pjese e mire jane analfabete funksionale e pervec kesaj , nuk dine te shkruajne as mjaftueshem gjuhen shqipe!

    Keto probleme duhet te te preokupojne ne “Pejsazhe te fjales” o peshkatar i kenetave te qelbura te lumpenit shqiptar e te huaj!

    Shiko mire ketu!…, pejsazhe fantastike e realiste te piktorit te famshem shqiptar Vangjush Mio jane ato te natyres plot diell e gjelberim te fushes e kodrave te Korces e rrugicave te serenatave e liqenit te Poradecit e jo lagjet e pocaqisura e te mjeruara te evgjiteve e kurbateve te periferise se Korces, turpi i te gjitha regjimeve shqiptare, megjithse ka pikturuar evgjitka te bukura si Esmeralda e kurbete me gajde!

    Bej ndonjehere o lumemadh ndonje “pejsazh fjale” , pa sfond ideologjik e politik ,(me te urryerat ne bote) e na rrefe te pakten ndonje perparim ne lemin e gjuhes shqipe , pervec degradimit fatal te saj!

    Po te duash nje ilustrim ke mbesen e Salih Berishes, Dasaren qe s’di te shkruaje shqipen letrare, shembelltyra me tipike e idiote qe polli regjimi “demokratik” i gjyshit te saj !

    Reply to this comment
  12. Mark uk October 28, 09:05

    Aliu nga selenica.Vertet pune kishte 30 lek per ditpune.Shkonim ne dyqan ku siper deres shkruhej mish kur hyjshe ne dyqan gjetshim kasapin[shitsin].Tani e ka te shkruar kasap hyn brenda e gjen mish gjith-dhojesh e jo me talon.Ne i luteshim shitsit tani na luten ata ne.Lagjeja kishte tre dyqane tani nuk numrohen.Dhe po deshe ankohu se spiunat shkonin te operativi.Ju keni punuar aty e i dini shume mire.Edhe nje mij te zeza jan qe nuk eshte koha ti themi.Mos na hap barkun me ate kohe se behesh i bezdishem.Po aq kohe sa vendi ishte ozurpuar nga komunizmi,po aq do bejn te pastrohet vendi nga era e keqe e tyre.

    Reply to this comment
  13. . October 28, 12:42

    Mr. Rik,
    Edhe pse disa here nuk pajtohem me comentet tuaja me pelqen stili yt i te shkruarit.

    Mark. .ut,
    Please shut te fuck up and leave everyone alone. Dont you get it, you Re the most anoying person in this site. GO FUCK YOURSELF!

    Reply to this comment
  14. Dike Mullai thote- October 28, 12:58

    Keq-ardhje per Gazeten DITA! Me shkrime te tilla si te A.Vehbiut ULNI nivelin e Gazetes, te cilen e lexoj te paren, perdite. Krahas komenteve te Aliut nga Selenica, Roberto, Erikson, Rik Balsha sr, Shtoj:- Nga fundi viteve ’50 erdha nga fshati ne Tirane. Ne Shkollen 2 Vjecare te Puntoreve, ne Politeknikumin ‘7Nentori’, e ne vazhdim ne Universitetin e Tiranes u Diplomova Inxhinier Elektrik. Mos u cuditni! Per Dy vjet, ne Politeknikum merrja pagen mujore 5600 leke, sipas kategorise qe kishja ne pune,para se te veja atje. Per rezultatet e mira, Fitova te drejten te vazhdoj Universitetin e Tiranes, ne Degen Elektrike. Per 5 vjet merrja pagen mujore 6300 leke, si Teknik i Mesem. Punova 40 vjet ne Dy objekte te rendesishem Industriale, Inxhinier Elektrik. U dekorova Dy here me Urdher Pune te Klasit te Trete dhe Medaljen ‘Per Sherbime Shteterore e Shoqerore’ nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. “Doni me per Belulin” o A. Vehbiu?! Kjo ishte Tirana e atehereshme, e JO brockullat qe shkruan zotrote!!!

    Reply to this comment
  15. PalokCuca October 28, 15:35

    Adriani paska krize profesioni. U ka hyre do shkrimeve por pa pase aspak veti per te shkrojtur. Arrivista te tille si Vehbiu gjen me kuintale sot nder ne. lerini te kakarisin se nuk na prishin pune keto levantine qe qorrollepsur.

    Reply to this comment
  16. Pipi October 28, 18:26

    ROBERTO
    Pergezime per komentin tuaj me fakte konkrete, jo propagandiste.

    Reply to this comment
  17. treporti October 28, 22:46

    Ardiani ka gjet policin,si Nastradini gozhden.

    Reply to this comment
  18. USA October 29, 11:45

    ….DHE NW ATE KOHE ME REGULL (KUPTOHET JO VEHBIAN) KEMBESORI DHE BICIKLETAT NESE ISHIN NE KUDRAVJTJE PAGUANIN GJOBEN ASHTU SIKURSE SOT NE BOTEN PERENDIMORE cFAR KA KETU O VEHBI ORIENTAli>????????????????

    Reply to this comment
  19. babo October 30, 07:24

    Ata qe kane akoma nostalgji per regjimin e Enver Dulles jane ata qe ai regjim i “mbante me hater”, d.m.th. i jepte nje “privilegj” qe keta ndjeheshin me lart se te tjeret, por keta akoma nuk e kane kuptuar se jetonin ne mjerim ne krahasim me njerezit e tjere ne Europe, injoranca e mbyti kete komb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*