Foto: Pret veshët dhe hundën për t’u dukur si kafkë. E konsideron veten artist

August 29, 2018 13:23

Foto: Pret veshët dhe hundën për t’u dukur si kafkë. E konsideron veten artist

Një djalë nga Kolumbia ka ndërmarrë disa akte ekstreme me qëllimin për ta bërë fytyrën e tij të duket si kafkë.

Eric Yeiner Hincapie Ramirez është një artist tatuazhesh që ka prerë hundën dhe veshët, si dhe ka bërë tatuazh të zi rreth syve, thjesht për faktin se i ka shumë qejf kafkat.

22-vjeçari nisi të bënte modifikime vetëm pas vdekjes së nënës, e cila nuk e lejonte kurrsesi që ai të “mbulonte me art” fytyrën.

“Për mua, kafka është si motër, pjesë e familjes. Ndihem shumë i lidhur me kafkat, prandaj vendosa që të bëja këto modifikime”, thotë Eric Ramirez, i cili njihet tashmë me nofkën Kalaca Skull.

s.a/dita

August 29, 2018 13:23