FOTO: Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen

January 10, 2018 12:45

FOTO: Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen

Kjo foto është shkrepur në 1972 dhe do mbetet në histori si simboli i dashurisë që triumfon mbi jetën dhe vdekjen.

Njihet me emrin “skeletet e Hasanlu” – raporton DITA.

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson.

Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët kanë hipotetizuar se rrethanat e vdekjes kanë të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Sipas këtij version dy të dashuruarit kanë tentuar ti fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur një dorë rreth trupit të femrës, kurse kjo e fundit është zgjatur për ti kërkuar buzët.

Pamja do ngelet e pavdekshme.

b.m. / dita

January 10, 2018 12:45
Komento

7 Komente

  1. nji ndjenj e pavdekeshve qe di te lind por mos te vdes kurre January 10, 15:31

    ja ,qarte .
    Dashuria sfidon cdo art Vdekje-je deri ne perjetesi

    Reply to this comment
  2. fteri January 10, 20:47

    Kështu do përfundoi të përqafuar edhe Mona me Ilirin për floririn e vjdhur !

    Reply to this comment
  3. mirel January 10, 21:11

    Paska qene kembegjate ajo. Shikoni sa i ka eshtrat be krahasim me mashkullin.
    Dashuria eshte veper e fatlumeve.
    Qeniet gjysmake nuk mund te dashurojne.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos January 11, 01:55

    Hasani para Krishtit?
    A jini ne vete?

    Reply to this comment
  5. Raimond vlonjati January 11, 03:38

    Por eshte zbuluar edhe nje tjeter cift si keta,
    para nja 3 vjetesh, ne Italy ne zonen ku kane jetuar Etrusket ,
    Ai cift i skeleteve daton ne 6 mij vjete me pare ,
    dhe ata kishin vdekur te perqafuar

    ….Dhe ashtu te perqafuar ishin futur ne perjetesi….derisa i gjeten arkeologet e sotem

    Reply to this comment
  6. sapa January 11, 16:28

    Ne vendet jugore te superkorruptuara seshte problem te shtremberosh faktet.Kush na siguron qe keto skelete u vendosen ne kete pozicjon?fundja e fundit eshte terheqje turistesh.Po te mos ishin ne kete pozicjon kush do vinte ti shikonte?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*