VIDEO+FOTO: 7 vjet pa ndëshkim, homazhe për të vrarët e 21 janarit

January 21, 2018 12:33

VIDEO+FOTO: 7 vjet pa ndëshkim, homazhe për të vrarët e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama në ditën përkujtimore të viktimave të 21 janarit, shprehet se teksa kanë kaluar 7 vite, drejtësia po vonon për këtë tragjedi kombëtare.

“21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti-reformë. Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është shtatëfish më sunduese” tha Rama.

Edhe familjarët e viktimave të 21 janarit kanë folur në takimin përkujtimor në kryeministri. Teksa kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit, ata kanë kërkuar nga institucionet përkatëse vetëm drejtësi. Ata kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si urdhërues të vrasjeve.

Rama i shoqëruar nga familjarë të viktimave dhe anëtarë kabinetit qeveritar, kanë bërë sot homazhe edhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Pas pritjes në selinë e Këshilli të Ministrave, Rama dhe familjarët ecën përgjatë Bulevardit iu drejtuan vendit ku u vranë protestuesit.

Kryeministri u përkul në shenjë nderimi dhe respekti për katër të vrarët, ndërsa përshëndeti dhe përqafoi familjarët e Hekuranit, Ziverit, Aleksit dhe Faikut.

Të premten e 21 janarit 2011, kur protesta e opozitës po mbyllej, katër protestues u vranë nga Garda e Republikës jashtë rrethimit të Kryeministrisë, pas më herët kishte pasur një konfrontim me sende të forta me forcat e rendit dhe Gardën.

Familjarët kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsëritën edhe sot duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët.

January 21, 2018 12:33
Komento

15 Komente

  1. tomorraku January 21, 12:45

    27 janari po kerkon te fshije 21janarin : Mos e lejoni!

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 21, 12:46

    NJE KRYEMINISTER QE NUK VE DOT NE SHINA DREJTESINE NE SHTETIN E TIJ ME MIRE TE IKI, TE THYEJE QAFEN DHE TE JAPE DOREHEQJE

    Me cilen Drejtesi justifikohet ky kryeminister karagjoz? Me Drejtesine e Fullan Kusarit qe e shpetoi Kryeministri vete burgu bashke me Saliun dhe Liken, apo me Drejtesine e Sajme Qorrit dhe te Habilajve qe e bene ne Kuvend si nje leter higjenike me llagape enveriste si Treshja e Tropojes per te shpetuar Ministrin e Edvinit nga burgu, njesoj si Fullani.

    KU KE TE DREJTE TI O EDVIN KARAGJOZI TE KERKOSH DREJTESI PER KETE POPULL PAS 5 VJET NE PUSHTET?

    Nese Luli me Saliun kane vrare njerez ne 21 janar, ti o Edvin karagjozi do te vrisje gjithe popullin me LHL-te e Asadit qe i reklamoje si karamele bamiresie.

    prandaj:

    Lere hipokrizine dhe shko e meshoi ndonje inceneratori mafiz te plehrave se do te mbetesh ne histori si Kryeministri me hipokrit dhe me i paafte qe ka patur Shqypnia.

    Reply to this comment
  3. mirel January 21, 14:43

    Edi ke ndonje 13 milion te tjera per Lulin?
    Ajo po qe eshte drejtesi..

    Reply to this comment
  4. Vicens January 21, 15:16

    Homazhet duhen 21 Janari nuk Harrohet !

    Por eshte nje Apel per Drejtesi ! Ndryshe tagjedia kthehet ne Komedi !

    Reply to this comment
    • Tartufi January 21, 16:01

      Ti o hajvani gjysem per gjysem,ke kuptuar qe tragjedija
      kthehet ne komedi shume here. Por nuk ka mare vesh akoma qe ky 21 janari eshte bene si ajo dita per te qeshur
      e kaluar radhen ! Po mire o hajvani i pergjismuar,do shume mendje per te kuptuar estraden e kesaj dite karafili.?? Opingari i Skraparit ,qe qe sebepi,ky qe vendos karafile e ka vendosur president te republikes.
      [ Presidenti i republikes se karafileve ]

      Reply to this comment
  5. Fat man January 21, 17:13

    Po tallin bythen me gjakun e te pushkatuarve ne bulevard nga Sali-Lul dhe Like BLLOKU qe i qyajti qytetaret e vrare dhe te plagosurit KOKE-PALARE.

    Reply to this comment
  6. lisi January 21, 17:38

    Edi Rama !
    Para 7 vjetësh populli i revoltuar protestoi , kur pa me zë e me figurë hajdutllëkun astronomik të Ilir Metës .U vranë 4 ” kokë palarë ” dhe u plagosën dhjetra . Ti , para 5 vjetësh , pse bëre aleancë me të ? Ti , pse e votove për president këtë hajdut ?! Kjo është mënyra shqipëtare për të luftuar korrupsionin ?!
    Edi Rama , largohu , jep dorëheqien !
    Por , padale , prit një çikë . Ja , iku Rama po kush mund të vijë ?!
    Gati janë , përbindëshi me shtatë kokë Saliu , manekini qesharak Lulushe , e përdala histerike Mona apo debili noterik Vasili !
    Mos o Zot , aman të keqen Edi , mos ikë !
    Pa thyerë qafën këta , mos ikë , pastajë më të parë e me të bërë !

    Reply to this comment
    • Tartufi January 21, 19:09

      Jo mere me shaka,, ata qe thua ?? Nje popull qe nuk eshte i pregatitur te zgjedhi [ate qe duhet dhe jo ate qe pelqen ] Ketij populli i duhet ndihma,per te kuptuar kush
      eshte e keqija me e vogel . E keqija me e vogel sot e ketij
      populli eshte; fundi i gjysmes se marezise,qe me pas te kete lufte me gjysmen tjeter, O ti jipet fund shpellarise demokratike e bashkuar me opingarine e Skraparit, O ti jipet fund stanerise socialiste,, ketu fillon loja per nje fat te ketij populli viktime. Kam shum pak besim se nuk jane kaq naive ,,te luftojne kunder vehtes.

      Reply to this comment
  7. Pallavra January 21, 17:39

    Me llafe ju vjen keq shume juve te rilindjes dhe skeni cfare t’i beni drejtesise medemek por kur vjen puna per interesin e bythes tuaj, I fusni duart kudo deri ne okb. Ptu mashtruesa ordiner, se po te ishte vrare ndonje familje i juaji do kishit bere namin

    Reply to this comment
    • Arben January 21, 17:40

      Ore ata protestuan kundra vjedhjes qeverritare. Sigurisht, nuk mund te dinin se do te vdisnin, sepse ndoshta nuk kishin vajtur fare.

      Ky mashtruesi, qe erdhi, te mos vjedhe nga paraye tona, eshte homazhi me i mire qe mund tu behet

      Reply to this comment
  8. Arber I January 21, 17:41

    Ne 100 vjetet e fundit ne Shqiperi njerezit kane jetuar 3 kohe:
    1. Koha e Mbreterise, koha e Zogut (1925-1939);
    2. Koha e Partise, koha e Enverit (1945-1985);
    3. Koha e Feudodemokracise, koha e Sali Berishes (1992-)
    Ramiz Alia dheFatos Nano nuk arriten t’i vene emrin e tyre kohes qe jetuan ne politike, sespe nuk ishin burra shteti. Ne cdo sistem qeverises, shteti eshte nje e keqe e domosdoshme qe quhet DHUNE. Shteti nuk mbahet me reklama dhe fjalime…

    Reply to this comment
    • Bureto January 21, 17:41

      Po mo, po, shteti eshte dhune, por jo ne kuptimin qe te dhunoje, denoje dhe akoma me keq te vrase njerez te pafajshem. Per te mos ndodhur keto eshte e nevojshme te ndertohet shteti i se drejtes. Te denohen ata qe shkelin ligjin! Po, pa tjeter qe po, por pa anashkaluar ligjin dhe per me keq, jo ashtu si ndodh tek ne, qe ai shkelet me te dy kembet. Dhe mu per kete njerezimi ka krijuar institucionin e DREJTESISE qe per fat te keq tek ne nuk ka ekzistuar historikisht, ( E ka thene dhe Hasan Zyko Kamberi, sot e dy shekuj me pare: “Gjykatesit ku i tregon parane, ters e vertit sherihane (ligjin)”, perkundrazi drejtesia eshte perdorur dramatikisht nga politika dhe te fortit (ata qe kane para). Dhe qellimi ka qene kurdohere nje: Te mos cenohet jo vetem pushteti, por dhe pasurite e vena padrejtesisht, edhe me ndihmen e politikes. Pra tek ne POLITIKA dhe KRIMI jane ne simbioze. Le te shpresojme se eshte koha qe kesaj t’i kete ardhur fundi, ose me mire te themi fillimi i rruges se gjate per te arritur aty ku duhet. Drejtesi dhe vetem drejtesi, per te gjithe dhe barabar para LIGJIT. Kjo eshte ajo qe duan sot shqiptaret me shume se cdo gje tjeter.

      Reply to this comment
  9. Konti Sbalta January 21, 17:44

    Shteti vepron ne baze te ligjve , prandaj quhet shtet ligjor , ne dallim nga ai anarshist e diktatorial apo tiranik.

    Reply to this comment
  10. info analitike January 21, 18:27

    Kjo eshte rivrasja e shtate e atyre te mjereve dhe familjareve te tyre. Edhe sa here do te pranojne qe ti rivrasin e te tallen me ta???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*