Foto/ Rama: Do i ndryshojmë fytyrën fshatit

September 28, 2016 11:53

Foto/ Rama: Do i ndryshojmë fytyrën fshatit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këto ditë disa takime në fshatra të ndryshme të vendit.

Dje ai ka qenë në Divjakë, ku është shprehur se investimet e kësaj qeverie për fshatin kanë filluar të japin rezultatet e para.

Dje me fermerët në Divjakë, për reformat në rrugën e Rilindjes për fshatin dhe për frontin e ri të investimeve që ne kemi hapur për nxitjen e punës prodhuese kundër varfërisë së shtresëzuar në fshat pas 25 vjet braktisjeje. Kthesa historike e investimeve për ujin në parcelë dhe mbështetjes direkte të zinxhirit të grumbullimit, përpunimit, eksporteve, gjatë tre viteve të fundit, ka dhënë rezutate të mëdha po ta krahasosh pikën ku jemi sot me pikën ku e nisëm, por padyshim jemi ende larg pikës së kthesës së plotë.

Kemi pastruar qindra e qindra kilometra kanale vaditës e kullues të bllokuar nga llumrat e harresës së 25 vjetëve, por brenda dy muajve të ardhshëm, nisim në gjithë zonën e Lushnjës, edhe investimin e parë për të gjithë territorin bujqësor shqiptar, për ndërtimin e një sistemi bashkëkohor hidraulik për tokën bujqësore, i cili do të sigurojë një administrim modern të ujit për vaditje duke shmangur çdo shpërdorim. Ky investim madhor do të shënoje fillimin e një programi të madh modernizimi të ujitjes në Shqipëri”, shkruan Rama, që ka postuar fotot e mëposhtme.

 

September 28, 2016 11:53
Komento

1 Koment

  1. MH September 28, 19:41

    Ti ndryshosh ftyren fshatit asht vertet nji zgjidhje madhore sepse i krijon mundesi zhvillimit te turizmit dhe ndihmon shume ne rritjen e nivelit te jeteses te nji popullit te vuajtur ne shekuj fukara po Krenar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*