Rama emëron në krye të FSHZH një nga top-menaxherët e ‘Gener 2’

January 30, 2019 04:10

Rama emëron në krye të FSHZH një nga top-menaxherët e ‘Gener 2’

Redaksionale Dita

Kur skandali i DH Albania u bë publik u ngritën shumë pyetje.

Të parat kishin të bënin me kurajon e atyre që kishin kryer falsifikimet duke mundësuar një krim të rëndë në miliona euro në kurriz të qytetarëve taksapagues. Pastaj u ngritën të tjera. Dhe kishin të bënin me habinë se si falsifikime kaq lehtësisht të provueshme kishin kaluar nën hundën e administratës publike ku filtrat ligjorë dhe burokracitë janë të shumtë.

Përgjigja erdhi pas një hetimi të VOA, ku u dhanë provat e bashkëpunimit të plotë të administratës me falsifikuesit. Pra nuk kishte vend për habi. As falsifikuesit nuk kishin qenë kurajozë, as administrata nuk kishte qenë syleshe. Ishin thjesht bashkëpunëtorë.

Më pas ndodhën ato që ndodhën. U thanë gënjeshtra e të vërteta, u shkarkua ministri, u hoqën drejtorët që kishin firmosur, por një pyetje mbeti pezull: Sa i përfshirë ishte vetë kryeministri Edi Rama? A është ai vërtet kaq i paaftë sa t’ia hedhin në shifra kaq të mëdha dy drejtorë administrate?

Që t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve duhet të marrim në analizë disa faktorë, ndërmjet të cilëve atë që është më i rëndësishmi: natyra e raportit të Kryeministrit Edi Rama me biznesmenin pas DH Albania, Bashkim Ulaj.

Bashkim Ulaj është një nga ikonat e lidhjeve biznes-politikë, të shumëkritikuara për shkak se prodhojnë korrupsionin e niveleve më të larta, kapjen e shtetit. Madje nëse këto lidhje në disa raste konsiderohen të errëta, në rastin Ulaj, kanë qenë të hapura në mënyrën më provokative: Sepse z.Ulaj jo vetëm njihej si biznesmeni i preferuar i familjes Berisha, por është donator i apartamenteve të tyre luksoze në Tiranë si dhe i studios private ku punon edhe sot e kësaj dite Sali Berisha pas dorëheqjes formale si kryetar i PD.

Për ironi zyra e regjistruar në QKR e DH Albania, (të cilën APP e kryeministrit nuk e gjen dot për qamet), ndodhet një kat sipër zyrës së doktor Berishës në të njëjtën godinë në qendër të Tiranës, përballë TVSH. Bëhet fjalë për Aba Center ose siç njihet ndryshe Coin në pronësi të zotit Ulaj.

Pra Bashkim Ulaj ishte ky që ishte deri në 2013, kur në pushtet erdhi Edi Rama dhe Rilindja me premtimin se epoka e korrupsionit  do merrte fund dhe që litarët e lidhjeve biznes-politikë që e mbajnë në këmbë oligarkinë dhe korrupsionin, do priteshin.

Ajo që ka ndodhur pas 2013 është e qartë: sistemi i rrjepjes që majm dhe pasuron 10-15 vetë në kurriz të 3 milion të tjerëve ka mbetur i paprekur. Por le të rrimë tek Ulaj që të dalim më pas tek ajo që është e rëndësishme për t’u kuptuar.

Duke qenë se Ulaj ishte ky person i identifikuar me sistemin berishian të klientelizmit dhe abuzimit, a është e mundur që dy drejtorë administrate të Rilindjes të kishin kurajon të krijonin lidhje direkte me të? Apo ta bënte këtë ekspozim kaq të rrezikshëm ndaj karrierës dhe bashkëpunëtorëve një ministër?  Po edhe sikur dikush prej këtyre të kishte guxuar ta bënte këtë lidhje të drejtpërdrejtë për një nga tenderat e mësipërm, po për koncesionin Thumanë – Kashar i firmosur në shifra të llahtarshme e të padëgjuara më parë për ndonjë shtrim rruge, a do guxonte kush pa ditur asgjë Kryeministri ?

Ka pak gjasa të jetë kështu. Logjika ta do që vetëm kryeministri dora vetë mund ta lëronte atë brazdë.

Kur Rama u shfaq si përshëndetësi kryesor dhe i ftuari i nderit në ceremoninë e hapjes së televizionit të Bashkim Ulajt u bë edhe më e qartë që pas gjithë “fatit” të pazakontë në tendera të Ulajt qëndronte vëmendja e kryeministrit.

Po pse? Pse kryeministri po merrte përsipër gjithë këtë kosto politike duke favorizuar e madje duke u shfaqur hapur në publik me një person që përfaqëson ato lidhje që ai në të vërtetë do duhej t’i shkatërronte sipas premtimeve të 2013-s? I pëlqejnë prerjet e kostumeve të Bashkimit?

Le të gjykojmë me qetësi veprimet dhe deklaratat e tij pasi skandali i Unazës u bë publik.

Fillimisht ai heshti. Pastaj në një intervistë televizive deklaroi se “falsifikime të tilla ndodhin në gjithë botën” dhe la të kuptohej se ai “dhe qeveria amerikane” po punonin bashkë për të zbuluar këta falsifikatorë “të rëndomtë”.

Përgjigja nga amerikanët i erdhi pak orë më pas. Zëri i Amerikës publikoi provat e bashkëpunimit të plotë të administratës së Ramës me falsifikatorët e Ulajt. Duke i dhënë edhe mesazhin që të mos spekulojë më në publik me emrin e qeverisë amerikane.

Rama nuk e kapi mesazhin. Spekuloi prapë ca më pas kur Dita botoi konfliktin e interesit me bashkëshorten Linda në bordin e një banke me rrënjë të fshehura në parajsat fiskale (në një prej atyre ku ishte regjistruar edhe mëma e DH Albania).

Sërish luajti në mënyrë naïve me kartën e “bashkëpunimit me qeverinë amerikane” e cila sipas kanaleve të tij të padukshme të informimit “po hetonte” maskarenjtë e kazanit që “kishin sulmuar një bankë amerikane”.

I erdhi dhe përgjigja e dytë. Zëri i Amerikës publikoi përgjimet e drejtorit të burgjeve me kabinetin e kryeministrit.

Po pas kësaj a e kapi mesazhin që nuk duhet të luajë me emrin e amerikanëve në publik si me kutitë e bojërave në studion e tij të pikturave (atë pa oxhak)? Dmth a i është mbushur mendja që nuk mund t’ua hedhë as amerikanëve, partnerët e vetëm të një Shqipërie pas asnjë antikorp mbrojtës në rajon e më gjerë; as asaj pjese të kazanit që është matur 100 herë përpara se ta presë një herë; as atyre që e kanë votuar për të ndershëm e për të majtë; e as atyre që vazhdon ende t’ua hedhë, por që është vetëm çështje kohe përpara se të mësojnë të vërtetën?

Këta të fundit, të prirur të mos besojnë se e liga për fat të keq tashmë ka ndodhur, duke parë shkarkimin e drejtorëve, ministrit dhe anulimin e Thumanë Kashar, menduan të lehtësuar se më në fund kryeministri vuri mend. Duket sikur kuptoi që lidhjet me njerëz si Ulaj përfaqësojnë të kundërtën e pritshmërive që kanë prej tij të sipërpërmendurit. Duket sikur kuptoi që pavarësisht se këto shkarkime provojnë bashkëfajësinë e plotë të administratës në këto vepra korruptive, nga ana tjetër provojnë se ai vetë i ka bërë nga padija i ziu, nga nxitimi, nga pëlqimi i kostumeve të Bashkimit ndoshta, dhe ja tani bëri distancë, me vonesë por e bëri etj. etj.

A është vërtet kështu? Nëse do ishte, Kryeministri tani e tutje do duhej të qëndronte larg e më larg Bashkim Ulajt dhe gjithçkaje që mund ta rilidhte me të e që mund t’ia ribaltoste emrin me të? Apo jo?

E pra jo. Një emërim i orëve të fundit dëshmon se lidhja dhe detyrimet e ndërsjellta mes Ramës dhe Ulajt janë më të thella se ç’duken dhe se “anulimi i Thumanës” për t’ia kaluar “fondin studentëve” dhe shkarkimi i drejtorëve të skandaleve të Unazës dhe OST janë vetëm propagandë dhe veprime dinake për t’u hedhur sërish hi syve publikut dhe vëzhguesve të tjerë, ndërkombëtarëve. Dhe kazanit.

Bëhet fjalë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, një institucion i rëndësishëm financiar që qarkullon 140 deri 160 milionë dollarë në vit, financues i projekteve të rëndësishme në infrastrukturë.

Në krye të këtij Fondi Rama sapo ka emëruar Dritan Agollin.

Të gjithëve Agolli u sjell në mend ish-Bashkinë e Tiranës, po ajo është histori e vjetër dhe e shfrytëzuar bukur këtë herë.

Dritan Agolli gjatë kësaj kohe, të paktën që nga 2016, kur Gener 2 mori të drejtën e zbatimit të projektit TAP në pjesën shqiptare, ka punuar në… ja gjejeni pak: pikërisht në Gener 2, kompaninë e Bashkim Ulajt. Madje jo punonjës i zakonshëm, por i atij rangu sa ishte i vetmi, bashkë me Presidentin e kompanisë që ka përfaqësuar Gener 2 në  ceremoninë e inaugurimit të TAP në Selanik në 2016.

Këtë e provon kjo foto zyrtare, botuar sot nga Dita, ku Agolli shfaqet ngjitur me Ulajn të dy përfaqësues të Gener 2.

Vendosja e një bashkëpunëtori kaq të ngushtë e të besuar të z.Ulaj në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror, pikërisht në këto momente të vlimit të pasojave të skandalit Unazë-OST na shtyn drejt pyetjeve edhe më dyshuese për natyrën e raportit mes Kryeministrit dhe biznesmenit Ulaj: Sa dijeni ka patur kryeministri për falsifikimet e DH Albania? A i mori vesh ato pasi dolën në publik si gjithë ne të tjerët? Apo i dinte më parë? Është kryeministri i mashtruar apo bashkëpunëtor?

FOTO: Ulaj dhe Agolli, përfaqësues të Gener 2, në ceremoninë e TAP në Selanik
“Nën kujdesin e vecantë të Alexis Tsipras kryeministrit të Republikës Helene, Trans Adriatic Pipeline (TAP) shënon startin e ndërtimit të projektit gazsjellës” – thuhet në shënim dhe poshtë publikohet fotoja e pjesëmarrësve në ceremoni, përfaqësues të TAP dhe bizneseve që do ndërtojnë pjesët sipas shteteve ku kalon projekti.
Në rreshtin e dytë, i katërti dhe i pesti nga e majta, siç edhe prezantimi zyrtar e ve në dukje, janë dy përfaqësuesit e Gener 2, Dritan Agolli dhe presidenti Bashkim Ulaj.
Dritan Agolli sapo është emëruar nga kryeministri Rama në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Edhe sikur të ishte një nga ish-menaxherët më të aftë që Rama ka patur dikur në Bashki (meqë kjo përflitet si arsye e emërimit) do mjaftonte kjo pjesë e CV-së së Agollit në Gener 2 si dhe rrethanat e sotme të skandalit të Unazës dhe OST-së që ai të mos ishte kandidatura më e përshtatshme për një post shtetëror që qarkullon 140-160 milionë dollarë në vit.

 

January 30, 2019 04:10
Komento

29 Komente

  1. Socialisti January 30, 05:37

    Bashkim Ulaj , Zamir Mane dhe oligarket e tjere linden ne kohen e Rames si kryetar bashkie, pra jane krijesat e tij, pra Ai eshte GODFATHER i tyre dhe nuk do shume mend qe Rama ka pjesen e tije ne cdo nje nga ata.
    Perfundimi : Edi Ram Psikopati eshte shqipetari me I pasur dhe me i rrezikshem.

    Reply to this comment
    • Beni January 30, 12:52

      Ka ende militante dhe njerez naive qe mendojne se edvin rama nuk eshte i korruptuar ? Sipas nje analize qe do te dale shume shpejt perflitet qe edvin rama ka arritur permes burimeve ilegale dhe korruptive te jete nje nder politikanet me te pasur ne bote. Aktualisht ky i korruptuar perben nje problem serioz jo vetem per financat e vendit por edhe per sigurine sepse eshte kaq i kapur saqe nuk deshiron dhe mundet ta leshoje pushtetin paqesisht dhe me vote te drejte. Urime gazetes Dita per qendrimin profesionist dhe ne sherbim te intetesit kombetar sepse mediat e tjera e kane shitur me kohe djathtas apo majtas shpirtin

      Reply to this comment
      • sopiqoti January 30, 13:46

        UUUUAAAAA…? Edi Rama nje nga me te pasurit politikane ne bote ??Mos e dhente zoti.Jane zera keqdashese.Kush punon edhe fiton.

        Reply to this comment
        • Beni January 30, 17:09

          sopiqoti apo sopiqiti shume shpejt do ta marresh vesh shpresoj qe ne atte kohe te mos e ndrrosh nickname ne qiti. Sigurisht kjo mund te ndodhe nese ti personalisht nuk je edvin corapekuqi ose sali krimineli qe i ndryshojne psedot

          Reply to this comment
        • mirel January 30, 17:34

          Punon ku? Dhe fiton sa? Llogaria ne Cayman shpjegon gjithcka.

          Reply to this comment
    • Roberto January 31, 00:03

      Edi Ramen mos e shani se ai as ka vrare ,as ka vjedhur,as ka korruptuar,as ka vjedhur vota,as ka share njeri,as i ka futur duart ne xhepa njeriu,as i ka kerkuar buke njeriu etj!
      Me i mire se Saliu eshte ai se nuk ka vetem hajdute e kriminele pas vetes,por ka me shumice gra e vajza,qe vetem per pune nuk jane!
      E keni pare ate Spiropalin se si pispilitet para ekranit?
      U be ministre cupa kur nuk di as te ndeze driten!
      Eshte mbesa e atij te madhit ajo,prandaj ju hap nje post ministri te nivelit te Osman Gazepit!
      Do merret me maredheniet e Kuvendit me qeverine!
      Pra do merret me shkuarjen e nuses me vjerren qe jane ne nje shtepi!
      Do pyese nusen se cfare deshiron te haje per dreke dhe keto do t’ia thote vjerres qe te gatuaje!
      E si thoni a nuk eshte e veshtire kjo pune?
      Prandaj Rama vendos rini ne keto nivele se nuk mund te vihen pensionistet de!
      Ja vuri ish oficeret prefekte dhge menjehere krimi,korruposioni u zg\hduken!

      Reply to this comment
  2. Aladini me eskorte January 30, 06:13

    Eshte legen po edhe dinak
    E vetmja shprese per te ndryshuar dicka ne Shqiperi eshte korigjimi i ngryshimeve kushtetuese te 2008.
    Ndryshe iken Saliu vjen Ed Aliu
    Iken Aliu vjen Luk Saliu
    Majmen bashkimet dhe zamiret
    Ky muhabet 100 vjet

    Reply to this comment
    • Nestori January 30, 09:09

      Shikoni se Edvini ka bere ish-truprojen e Jozefina Topallit drejtor te Antikontrabandes.
      Ka nje arsye per te gjitha keto.
      Une them ndjen fundin, thjesht po ben pazaret e tij qe mos preket kur t bjeri

      Reply to this comment
      • Socialisti fierak January 30, 09:53

        Edhe kur e mori ne Bashki ket tipin, nga Balli e mori.
        Ky Agolli ka qen shef i deges se Ballit Kombetar ne Fier.
        Po ishe Ballist nje dhe Hajdut dy, e ke t garantum nji vend n Rilindje.
        Thuj po deshe jam socialist. T shofin nga koka te kembet me qesendi

        Reply to this comment
  3. intelektuali January 30, 07:00

    TE COSH NJE SIGURIMS TE ENVERIT NE KRYE TE KLP-SE DHE TE NGRESH NJE FALLSIFIKATOR TENDERASH NE KRYE TE FSHZH-SE:

    kete:

    Mund ta beje vetem nje kryeminister i pacipe dhe pa moral si Edi Rama qe e ka babane kriminel te Enverit qe ka urdheruar varjen ne litar te nje disidenti poet antikomunist ne vitin 1988 dhe nuk ka kerkuar kurre falje per kete krim,

    por:

    Fajtori kryesor per kete kryeminister hajdut, lakmitar me tahma te madhe dhe te totalisht te pacipe e ka fajin shoqeria dhe media shqyptare, shikoni me cfare rezili mbrohet ne media papushim kriminelet e Enverit ne emisione idiote TV nga servile te pushtetit te Edi Rames

    dhe:

    Dua personalisht te pershendes gazeten DITA qe eshte e vetmja qe flet pa dorashka, pa perdredhje “kurvash ne bordello” si pothuaj gjithe media tjeter e shkruar dhe televizive qe ta shpif me llogjet: “fol shume per te bere tymnaje dhe mos thuaj asgje”

    por:

    A MJAFTON VETEM GAZETA DITA PER TE LARGUAR TE KEQEN QE KA KAPLUAR VATANIN ME KETE KRYEMINISTER TE ZI SI ZIFTI DHE ME OPOZITEN E KONSUMUAR TE BEDELIT TE SALIUT TE ZI SI QUMURI?

    Reply to this comment
  4. PD + PS + LSI = BANDA HAJDUTÈSH dhe KRIMINELÈSH January 30, 08:30

    Edvin HAJDUT Rama duhet tè SHPORRET nga PSja sepse èshtè HAJDUT i PËSHTIRË me Prirje të Djathta dhe NUK ka lidhje fare me të Majtën !!! Shqipërisë i duhet URGJENTISHT një PARTI tjetër e Majtë , sepse Edvin HAJDUTI është njësoj si Plehrat dhe Fundërrinat e PDsë dhe LSIsë , për të ZHVATUR SHQIPËRINÈ !

    Reply to this comment
  5. illi January 30, 08:34

    me sa duket eshte shperblimi per anullimin e projektit te Thumanes?!?! Nuk ka asnje llogjike tjeter.

    Reply to this comment
  6. sali enver,jemi gati kurdoher January 30, 08:58

    ju ankoheni se ram palloshi ka emruar dhe perkrah njerezit e saliut,dhe fakti eshte se mbron edhe vet saliun e akuzuar per shume zullume,kurse lulashi cirret si femi se rama po ju jep tendera e perfitime vetem njerezve te vet……
    a di gje luli per keto,a ja dergoni gazeten dita qe te kthjellohet ky cuni mire(sipas rames)…
    po ne kujt ti besojme dites qe deri dje ramen na e nxirte skenderbe,saliun qe ka 28 vjet qe vret e pret vjedh dhe pergjon nga vrima e celsit,lulashin me paraqitjen e enverit dhe banon ne hollanden e mullinjve,apo ilirfloririn si presidenti me i mire(po sipas rames) apo te besojme doktoresh munihun qe ka nivel zgjuarsie nen mesataren e njeriut te zakonshem…..

    Reply to this comment
  7. sigurimsi i PD January 30, 09:01

    intelekt halja paska ardhur pasi e zgjoi enveri nga gjumi,po MIRELI akoma fle….

    Reply to this comment
  8. Skandal January 30, 10:45

    Si shpjegohet qe Rama jo thjesht u perkul por kaloj ne orgazem para disa oligarkeve.
    Ky Ulaj ka zaptu zyren e Celes te OSHEE, aty eshte gjithe diten per tenderat e rradhes.
    Ca jane me keto shushunja keta morra ptuu

    Reply to this comment
    • Edkokaina January 30, 14:04

      “Skandal”,edkokaina u perkul qe kur ishte Kryetare Bashkie,sepse si qellim te vetem ka pasur pasurimin.Faji me i madh eshte i socialisteve te thekur,qe u mashtruan nga Rama,qe jo ideale socialiste nuk ka,por asnje lloj ideali tjeter,pervec marrjes se pushtetit si te vetmen menyre per tu pasuruar sa me shpejt.Rama trokiti ne fillim tek PD-ja,pastaj u bo socialist,Sali Berisha 45 vjet komunist,u bo demokrat!Kot thone se nuk i ha populli shqiptare kto mashtrime,sepse vetem e ka honger .

      Reply to this comment
  9. Lexues Librazhd January 30, 11:21

    Prsh DITA ! Kìsha kohe qe thoja qe keta nuk jane socialiste por vetem Rilindas te se keqes dhe tanime dolen me tere lakuraqesine e tyre hapur pa jua bere syri terr.Nuk eshte faji i tyre, por yni qe na e dhane sapunin per djathe dhe na rrjepin me babezine e pafre.Ku eshte AI qe thoshte: Jepi policit leke se do ta shikosh se cte pret dhe brockulla te tjera te ketij lloji.Nuk ka burg qe ti mbaje hajdutet e tij dhe nuk la ligj qe tju ndaloje duart e zhytura ne korrupsion pasi ligjet i kane vetem per te vobektet. Le te hetoje prokuroria se si jane pasuruar fjala vjen Rilindasit ne LIBRAZHD dhe do ju duken lule ata qe po i ze VETINGU.Janesuperpasuruar ne DREJT. E PATENTAVF Dy prej tyre sa i pastrojne parate e perfituara nga korrupsioni ne mes te dites dhe nefaqe te vendit dhe nuk ju hyn gjemb ne kembe pasi qe i mbron rryshfeti qe paguajne dhe Rìlindasi i MADH. Por durimi ka cak dhe ai po vjen

    Reply to this comment
  10. Emigranti January 30, 11:44

    Nuk ka me PS qe ti diskutoj e ti debatoj keto emerime???
    Me sa duket nuk ma
    Kur ky t bjeri nga pushteti, PS do pesoje fatin e socialisteve te Greqise
    Do therrmohet
    Atehere edhe ky do bjer rehat
    Do formoj me ne fund partin e tij t vertet
    Qe nuk pati kurre guxim ta krijoje
    U fsheh tek Ps si dikur Saliu tek PD
    Shakara me zarar qe u moren shqiiptareve edhe 30 vite t tjera jete
    Attre qe ngelen aty
    Se ne qe ikem, t pakten shpetuam kalamajte

    Reply to this comment
  11. . January 30, 11:59

    Pershendetje Dita.

    Jam nje shqiptar nga Zvicra. Kam mesuar rastesisht se ketu po hapet nje fondacion me kapital fillestar 3 milion euro, nga nje ish zyrtar i larte shqiptar.
    Fondacioni sozio-kulturor ka si qellim te pare te nxisi debatin mbi implementimin e nje takse te veçant (ne vitin 2020) prej 2 % per çdo vit sherbimi, mbi drejtuesit e larte dhe lokal shqiptar te periudhes se tranzicionit.
    Ky qellim te arrihet qofte dhe me referendum popullor dhe keto te ardhura te perdoren per arsimin, shendetesine dhe kulturen. Ish zyrtari ka sherbyer pak por ne poste te larta dhe eshte marre me biznes jashte.
    Ideja e fondacionit eshte te paguhet nje “taks influence” e njehershme, ne pamundesi per te gjurmuar ligjerisht korrupsionin e ndodhur ne Shqiperi.
    Prezantimi ne Shqiperi do jete ne fillim te shkurtit.

    Reply to this comment
  12. betixho January 30, 14:22

    Po Rama apo Berisha dhe Rama.

    Reply to this comment
  13. Vrit nje qelbesire January 30, 15:53

    Vrit nje te politikan te korruptuar. Behu patriot.

    Reply to this comment
  14. mirel January 30, 17:43

    O Dita, nuk na thua pak kush do i firmosi mareveshjet e Detit me Greqine. Prostitutat qe manipulojne publikun ishin shqetesuar se mos ngelej mareveshja pezull? Te jete vete kryeministri ? Mos valle per kete arsye refuzoi te emeronte minister tjeter, por e le vendin pezull qe ta kete doren e lire kur te ndryshoje kufirin shqiptar?
    Ju si duket po e aprovoni plotesisht, sepse lajmin e hoqet shpejt, dhe nuk i keni kushtuar fare vemendje aktit tradhetar te shitjes se detit, qe eshte dhe me i rende nga pazaret me Ulajn.

    Reply to this comment
  15. kujtesa ( koment nr 2) January 30, 19:40

    Per redaktorin apo moderatorin e Dites.
    .
    Kam te pakten 8 vjet qe komentoj rregullisht te gazeta juaj..
    .
    E kemi ndjere detyre atdhetare te komentojme per te miren e vendit por dhe kemi patur kenaqsine se gazeta Dita ka patur dhe nje diference me kazanin mediatik ne Shqiperi
    .
    Kohet e fundit keni ndryshuar te pakten qe kur Rama beri kabinetin e ri dhe aresyet nuk kane nevoje te thuhen.

    Ajo qe me habit eshte fakti se vononi (ose nuk botoni fare) komente qe bien ne kundershtim me linjen tuaj qe ndiqni ju se fundmi.
    .
    Shkurt vetem nje pyetje:

    Perse vonohet pambarim ose nuk do botohet ky koment me poshte?
    .

    Të nderuar komentues !

    Me sy te lirë duket që kjo betejë në gazetën Dita është midis Piktor Edit dhe Doktor Elez Biberishës që zhvillohet në fushën e korrupsionit

    OK.. le të dënojme Ramën per keto “krime korrupsioni” qe ka pare Elezi i “pa-anshem” nga brima e celsit në përgjimet te Prokuroria e Krimeve të Rënda….( kush e ka vënë mixhën Elez hetues dixhital ne Shqipëri ?? )
    _
    Por mos harrojë Drejtori i Europës dhe Azisë në Zërin e Amerikës Doktor Elezi se nuk eshte viti 1991 ku sipas pohimeve te Izet Haxhise ky doktorri i VOA-s ishte urdheruesi i Azem Hajdarit per ti vene flaken Shkodres ne 2 prill 1991.
    _
    Por mos harrojë Drejtori i Europës dhe Azisë në Zërin e Amerikës Doktor Elezi se krimet e Berishes tij jane me tonelata në krahësim me kilogramet e korrupsionit te piktor Edit
    _________________________________
    Doktorr Elezi !!

    Të lumte palla që po ja bën Ramës “tetë me dy ” për korrupsion …
    .
    Por mos harro o Drejtori i Madh i Europës dhe Azisë se nuk mund të mbulosh tradhetinë e sërberishës tuaj dhe tradhetinë e Edi Ramës që fali krimet e tij..
    .
    Biles më saktë; jeni dhe ju bashk-fajtor në kete tradheti kombetare me veprimet dhe mos veprimet e tua…sepse ne menyre te lexueshme Ti ( nuk te drejtohem me Ju) sot po vini mikroskopin ne gabimet (prapesite) e Rames dhe keni heshtur tradhetite apo krimet e Berishes tuaj.
    .
    Ku ishit ju o Elez Beu Yne kur na tradhtoi Berisha,,dhe Rama i fali krimet e tij

    ________________________________________

    Zoti Rama, tradhetuat !

    Sali Berisha “kontribuoi” për Kosovën, duke furnizuar Milosheviçin me naftë e armë!

    17 Prill, 2014

    Kjo është goditje denigruese për të rënët e luftës, për të mbeturit gjallë dhe për gjithë kontribuuesit e vërtetë të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

    Në nderim të lirisë e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri, Edi Rama, Kryeministri, Hashim Thaçi, shumë luftëtarë e protagonistë të UÇK dhe shqiptarë të të dy anëve të kufirit Shqipëri-Kosovë, përkujtuan në Kukës 15 vjetorin e eksodit masiv të popullit kosovar, të shkaktuar prej gjenocidit të ish-pushtetit gjakatar të Milosheviçit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë, dhëndri serb dhe (siç e shpall veten) “atdhetari” shqiptar, Sali Berisha, nuk shkoi në Kukës të përkujtonte së bashku me shqiptarët në “votrën” e mikpritjes së kosovarëve, por e përshëndeti 15 -vjetorin e eksodit kosovar nga “frëngjia” e “Facebook”-ut, duke shkruar këtë ese hipokrizie e demagogjike: “Shqiptarët sot, nderojnë një ndër datat më të dhimbshme të historisë së tyre, por njëkohësisht dhe një datë të ngadhënjimit të tyre mbi barbaritë, spastrimin etnik dhe gjenocidin serb. 15 vjet më parë, ish kasapi i Ballkanit ndërmori spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës.
    nderpritet komenti i ‘ tradhetise kuksit”
    ..
    Epilog !
    Per redaktorin apo moderatorin e Dites
    Kam besim qe gazetaret progresiste te gazetes Dita do te dine te gjejne rrugen e duhur ne kete kazan mediatik se perndryshe do themi… Na ishte nje here Dita ..

    Faleminderit !

    Reply to this comment
  16. JENI January 30, 19:50

    Bishtin e qenit sa do qe ta drejtosh , bisht qeni mbetet , gjithmone I shtrember.

    Reply to this comment
  17. mirel January 31, 18:57

    Problemi i kesaj fotoje nuk eshte vetem manageri i Gener, problemi eshte dhe me i rende se kaq.
    Kemi te bejme me bande te organizuar mafioze qe ben krim ekonomik ne Shqiperi.
    A mumd te flasesh per emerimin e ketij manaxheri pa i kushtuar vemendje vete biznesit te TAP.
    Kudo ku ka futur kthetrat Bashkim Ulaj kemi te bejme me deme te pallogaritshme ekonomike. Milionat qe duhet te kish fituar qeveria dhe shteti nga TAP kane kaluar ne xhepin e Ulajt dhe te funksionareve qeveritare qe muratuan kete projekt.
    Me kujtohet shume mire qe Dita botoi nhe shkrim te nje inxhinieri apo financieri italian qe e denoncoi mareveshjen e qeverise shqiptare si mareveshje denigruese per Shqiperine sepse nga kontrata me TAP Shqiperia duhet te impononte kushte edhe me te favorshme dhe perfitime te tilla qe do ndihmonin buxhetin dhe ekonomine.
    Ne te vertete, Shqiptaret nuk perfitonin as nje te dhjeten minimale qe cdo shtet neper te cilin kalohet tubacioni zakonisht perfiton.
    Kontrata kriminale. Perfituesi i 9 te 10es eshte direkt Bashkim Ulaj.
    Ky eshte krim ekonomik ne permasa te frikeshme, shume hete me i rende nga tenderi i Unazes. Mund te konsiderohet fare mire krim i organizuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*