FOTO: Rama mban premtimin, përcjell në shkollë vogëlushin Leo

January 8, 2018 09:01

FOTO: Rama mban premtimin, përcjell në shkollë vogëlushin Leo

Është plotësuar dëshira e 9-vjeçarit Leo, i cili tek “E diela shqiptare” i kërkoi Babagjyshit një makinë për të shkuar në shkollë pasi nuk ecën dot.

Mirëmëngjesi dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebookun e tij mëngjesin e së hënës.

Me 31 Dhjetor Leo ishte tek “E diela shqiptare” ku Ardit Gjebrea lexoi letrën e tij për Babagjyshin. 9-vjeçari i ka treguar për mësimet, motrën e cila ka ardhur në jetë, por nuk ka harruar dhe kërkesat. Ai i ka kërkuar babagjyshit një makinë për të ikur në shkollë dhe një kukull për motrën.

Me rrobat e Babagjyshit në emision u paraqit vetë kryeministri Rama, i cili i bëri dhurata Leos së vogël dhe i premtoi se do t’ia realizonte kërkesën për një makinë për të shkuar në shkollë dhe do ta ndihmonte në përpjekjet për t’u shëruar plotësisht.

 

January 8, 2018 09:01
Komento

6 Komente

  1. sopiqoti January 8, 15:31

    Me te lumte Edi Rama

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K January 8, 16:52

    Eshte i vetmi premtim qe ka mbajtur qe kur ishte minister kulturet.

    Reply to this comment
  3. fteri January 8, 17:49

    bravo z.kryeministër ! ,kjo është gjest njrezor,ju lumtë !

    Reply to this comment
  4. Emigranti January 8, 19:04

    Kurse Saliu do t’i kishte dhuruar nje gershere te madhe.

    Reply to this comment
  5. info analitike January 8, 20:21

    I lutem te gjithe femijeve qe ndodhen ne kushtet e Leos qe te shkojne ne transmetimin e Gjebrese sepse eshte e vetmja menyre qe Ramagjyshi tu zgjidhe problemet sepse si kryeminister nuk po u zgjidh asgje, ndoshta i veshur si babagjysh te pakten u jep nje ndihme.

    Reply to this comment
    • Gringo January 8, 22:02

      Pse jo edhe ti o Infoanali??? Edhe ti sakat nga trute je. Shko mbase te ndihmon Rama qe te vetepastrohesh nga zgjyra dhe bloza e SHQUP-it qe i derdh pa u lodhur blogjeve te gazetave.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*