FOTO-REPORTAZH/  A është gushti muaji më i jetueshëm në Tiranë?

August 4, 2017 16:32

FOTO-REPORTAZH/  A është gushti muaji më i jetueshëm në Tiranë?

Entela Resuli

Ata që jetojnë në kryeqytet, e kuptojnë më së miri që gushti është muaji më i jetueshëm në Tiranë. Kryeqyteti braktiset për t’u zëvendësuar për pak ditë nga qytetet apo zonat me det dhe tek-tuk me mal.

Ky qytet befas të bën të mos largohesh prej tij, pasi nuk të shkakton më vuajtjet e zakonshme; Trafiku nuk është i rënduar, për pak minuta mund të lëvizësh nga një cep i Tiranës në tjetrin. Qarkullon më lehtë me biçikletë dhe mund të dalësh me makinë,  të gjesh parkim lehtësisht pa u vërdallisur disa herë rrotull vendtakimit.

Urbanët nuk kanë fluksin e zakonshëm si në pjesën tjetër të vitit, edhe pse disa prej tyre nuk i përdorin kondicionerët duke i shkaktuar vuajtje dhe nervozizëm udhëtarëve.

Ato pak sheshe pallatesh që janë në kryeqytet kanë rënë në qetësi. Familjet janë me pushime. Fëmijët po i gëzohen detit.

E për më tepër, një pjesë  mirë e klubeve të natës janë zhvendosur në bregdet duke i vënë drynin ambienteve në Tiranë.  Kësisoj, jo vetëm ditën, por edhe natën, Tirana është me e qetë në gusht.

Por, ndoshta gushti është kështu edhe për faktin se pushim në këtë kohë e bën edhe politika. Mesa duket ajo e shkakton zhurmën më të madhe, ndaj ky muaj pa politikanët që hyjnë  dalin nga selitë e partive nuk është i zhurmshëm.

Një nga gjërat më të sikletshme që të fal gushti është takimi me njerëzit që njeh. Nëse dikush të takon në rrugë dhe ti i thua që je në punë, të shohin me habi, duke të bërë disa pyetje njëra pas tjetrës: Po pse? Nuk do të bësh pushime fare? Nuk të kanë dhënë leje? A thua është mëkat të mos shkosh me pushime!

40 gradë në Tiranë

Kjo javë ka nisur përvëluese dhe sipas parashikimit të motit kështu do të përfundoi. Temperaturat në Tiranë por edhe në disa qytet të Shqipërisë si Shkodra, Kuçova, Berati, Fieri, i kanë kaluar të 40 gradët.

Nëse të ndodh të dalësh në orarin e drekës në rrugë shikon vetëm njerëz që janë në nxitim, në përpjekje për ‘shpëtuar” diellit që po u bie mbi kokë.

Të vetmit që janë në punë intensive këto kohë, janë ata të cilët punojnë në ndërtimin e rikonstruktimit e rrugëve të hapura dhe fasadave të pallateve në Tiranë. Me siguri bashkia ka menduar që një pjesë të mirë të punëve t’i mbyll këtë muaj, ku ka më pak banorë, shkollat janë të mbyllura dhe fluksi i makinave është më i pakët.

Ata që nuk shqetësohen aspak për këto temperatura janë turistët e huaj të cilët i sheh vazhdimisht në rrugët e Tiranës me çanta në krah. I shikon te Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, në zonën e ish-Bllokut…

Sheshi Skënderbej kthehet në një ”dush publik”

Shatërvani i cili ndodhet te Sheshi “Skënderbej” është kthyer këto ditë në shpëtim për njerëzit. Fëmijët, por jo vetëm sapo kalojnë aty nuk i rezistojnë dot ujit dhe qëndrojnë disa minuta për t’u freskuar. Siç shihet edhe nga fotot tona sheshi të jep idenë e një dushi publik.

Këshilla

Shmangni daljet në orar dreke

-Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00).

-Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

-Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

-Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

-Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.

-Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

-Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

 

 

August 4, 2017 16:32
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. August 4, 19:34

    Shativanet dushe per femijet?Po mire mor artikullshkrues,po ai uje qe del nga shatrivanet a dini ju se sa bakterie ka,apo pshurri ne te i thone ketije artikulli ne sherbim te bashkise.Turp,por me turp eshte per indiferentizmin intelektual qe vazhon te heshte perpara kesaj dukuri me pasoja per jeten e femijeve.Historia ne vite ka provuar katerciperisht se nje popull qe hesht para dukurive te peshtira e te dhuneshme per jeten,eshte i destinuar te provoje e shijoje pasojat e saj.

    Reply to this comment
  2. Ben August 5, 10:30

    Shoqeria shqiptare eshte ne krize sociale politike dhe ekonomike ! Nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet, jetojme ne kohen e injorances kulturore te administrimit te prones publike , private, dhe sherbimeve perkatse ! Jashte standartit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*