FOTO: Rrëzohet miti 25 vjeçar, Bashkia e Tiranës prish ndërtesat te Opera

March 27, 2016 11:50

FOTO: Rrëzohet miti 25 vjeçar, Bashkia e Tiranës prish ndërtesat te Opera

Bashkia e Tiranës ka nisur lirimin e hapësirave publike për zhvillimin e projektit të sheshit “Skënderbej”. Në kuadër të zhvillimit të këtij projekti, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, ka përqendruar aksionin në hapësirën midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Hotel Tirana. Në këtë hapësirë ndodhet një godinë trekatëshe dhe një godinë tjetër me strukturë druri, të cilat shërbenin prej vitesh si bar – kafe.

Pas lajmërimit paraprak, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë për të liruar hapësirat publike. Ky aksion është mbështetur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit nr. 1, të cilët kanë ndërhyrë për heqjen e materialeve dhe pastrimin e zonës. Aksioni i nisur nga IMT po vijon deri në lirimin e plotë të kësaj hapësire publike, që do t’i shërbejnë fillimit të punimeve për sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej disa ditësh ka lajmëruar fillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”. Më parë, ai bëri të ditur se më datë 5 prill do të fillohet me prezantimin e pare publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës, për të paraqitur atë që e ka konsideruar si projektin më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës. Në sheshin “Skënderbej” do të vendosen gurë dhe pllaka, pemë e bimësi nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që projekti i sheshit “Skënderbej” do të ketë disa përmirësime, të cilat do të bëhen publike gjatë prezantimeve. Duke iu referuar këtyre ndryshimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar më parë se janë shtuar “ishujt” e gjelbërimit, duke e shpënë sipërfaqen e gjelbër me atë të ngurtë në 50%.

Projekti i sheshit “Skënderbej” parashikon jo vetëm mbjelljen e 35 mijë luleve dhe 5 mijë pemëve e shkurre dekorative, por edhe kthimin në një hapësirë të vlefshme për më shumë aktivitete publike që me strukturën e sotme nuk është e mundur të zhvillohen.

4 2 3 1

March 27, 2016 11:50
Komento

3 Komente

  1. Tropojani March 27, 14:38

    Kostot e shkatrimit e dhe heqjeve te inerteve kush i PAGUAN???

    Reply to this comment
  2. ines March 27, 16:04

    Sa me kenaqesi tregojne cdo prishje. Ceshte kjo fryme vandalizmi.
    Pa pare nje projekt, me pare fillon nje prishje.

    Reply to this comment
  3. Drini March 28, 09:50

    Me pelqen shume kjo nderhyrje e kryetarit te bashkise por njekohesisht me pezmaton lajmi kur ndigjoj ne 2016 qe ne vend te ndertimeve qe kane zaptuar pronat publike do te vendose gure dhe peme,me argumentim tejet injorant “per te treguar unitetin e popullit”!Per ke unitet flet ky kryetar e kush jane ata qe perfaqesojne veriun ,shqiperine e mesme e jugun?Le te na jape justifikimin e radhes Velia qe pemet ke perfaqesojne,guret ke krahine e pllakat e bimesite kujt i perkasin?Perseri “Shqipëria ne mesjete “,ku panin e pare e zene guret,pllakat,pemet e gjata pra me pak fjale do te jete vazhdimesi i shokut Sali qe pasi pruri bagetine nga malet e nuk arriti dot te sjelle pjesen me materiale, Erioni po na sjelle guret,pemet e bimesi te ndryshme!Ky eshte vertet “Unitet kombetar” lum kush e kupton e e shijon!N.q.se do te besh Tiranen si nje metropol z.Velia shko e merr maketet e Gjirit te Kurves(Lazerit) e paskesaj do te shikosh se si do ti bjere vlera Salinjeve,e Likeve si pushtues e pervehtesues te zonave publike tashme te okupuara nga keta vandale qe hyjne ne gjak diten e shkojne e japin shuma tek gjaksi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*