FOTO: Rrugët e reja me korsi biçikletash në Tiranë…

December 14, 2017 10:35

FOTO: Rrugët e reja me korsi biçikletash në Tiranë…

 

Gjithnjë e më shumë Tirana po i ngjason qyteteve europiane. Krahas përmirësimit të infrastrukturës bazë, tashmë në rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese  po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet europiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta.

Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

Përdoruesit e biçikletave kanë tashmë vendin e tyre për të kaluar edhe tek Bulevardi Zogu i Parë. Një e kuqe e bukur, ngjyrë e flamurit, shtrihet përgjatë gjithë Bulevardit, i cili me siguri do të përdoret shumë edhe nga blogerët apo të apasionuarit pas fotografisë.

Kështu punimet për të ndërtuar korsi biçikletash janë duke u zhvilluar në këto rrugë:

-Rehabilitimi Unaza e Mesme, 2.2 km

-Rehabilitimi i aksit mbikalim – Kombinat, 4.3 km

-Korsitë e Biçikletave Bulevardi Zogu I, 1 km

-Korsitë e Biçikletave Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 2 km

-Rruga Dibrës (farmaci 10 – A. Mojsiu),  1.2 km

Për vitin 2018 Bashkia ka planifikuar të ndërhyjë në këto rrugë:

-Rruga Kavajës (21 Dhjetori – F.e Bukës)

-Rruga Aleksandër Mojsiu

-Rruga Muhamet Gjollesha

-Rruga Sulejman Delvina dhe Abdyl Frashëri

-Rruga Qemal Stafa

-Rruga Elbasanit

-Vaso Pasha

-Ibrahim Rugova

-Petro Nini

– Gjon Pali II

-Barrikada

-Medar Shtylla

-4 Dëshmorët

-Sami Frasheri ( Sheshi Willson- Triangolo)

-Hoxha Tasim

December 14, 2017 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*