FOTO: Rusia zhvillon stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga 1981-shi

August 28, 2018 12:08

FOTO: Rusia zhvillon stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga 1981-shi

 

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se vendi i tij do të mbajë muajin e ardhshëm stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh nga 1981-ta. Shoigu tha se stërvitjet, të koduara si Vostok 2018, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë dhe të gjitha njësitë ajrore. “Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh nga 1981”, tha Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në SHBA dhe Evropë.

l.h/ dita

August 28, 2018 12:08
Komento

1 Koment

  1. Dulla August 28, 12:41

    Morem fund thuaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*