FOTO: Sanitarja e arrestuar, e vetme apo seksere e një skeme të gjerë zhvatëse brenda ‘Shefqet Ndroqit’? Mesazhet e Eltianës me nënën e saj të ndjerë dhe dy dëshmi të tjera të rënda

January 13, 2021 18:00

FOTO: Sanitarja e arrestuar, e vetme apo seksere e një skeme të gjerë zhvatëse brenda ‘Shefqet Ndroqit’? Mesazhet e Eltianës me nënën e saj të ndjerë dhe dy dëshmi të tjera të rënda

E përditësuar: Ditën e djeshme u bë publik në media një rast flagrant i korrupsionit dhe abuzimit në sistemin shëndetësor në spitalin Covid 2 ose Shefqet Ndroqi, ku më herët ka patur vetëvrasje pacientësh.

Një sanitare i ka zhvatur vajzës së një pacienteje me Covid një shumë të majme prej 8 milionë lekësh në mënyrë që t’i siguronte shërbim të posaçëm nënës së saj. Denoncuesja është qytetarja Eltjana Sinanaj, ndërsa sanitarja quhet Tire Alldervishi. Kjo e fundit është arrestuar sot pas publikimit të mesazheve dje në emisionin televiziv Stop.

Në datën 28.11.2020 nëna e ndjerë e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me date 25.12.2020. Sipas rrethanave të publikuara, sapo e ndjera është shtruar, në derën e dhomës, është paraqitur një shtetase që prezantohet si infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë Alldervishi ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i lejonte në dhomë telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse mjekët dhe infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5 000 për infermierët dhe sanitarët. Kjo shumë duhej dhënë çdo ditë.

Përpos tyre Alldervishi i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Shuma e paguar ne total nga shtrimi deri në vdekjen e së ndjerës është rreth 800.000 lekë të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja sipas instruktimit të Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme. Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s Up.

Komunikimet e Eltianës me nënën e saj të ndjerë

Komunikimet e Eltianës me Alldervishin

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftim i Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal. Është ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19 duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar.

Reagim i stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”:

“Ky akt i shëmtuar nuk mundet të njollosë punën tonë. U bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund. Dënojmë me forcë këtë akt të paligjshëm dhe korruptiv. Gjithë personeli shëndetësor ndjehet tejet i lënduar.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrsesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.
MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon”

E arrestuara Tire Alldervishi

Rrëfimi i vajzës së pacientes që ndërroi jetë:

“Një zonjë në derë më thotë jam infermiere. Emri i saj është Tire Alldervishi. Thotë, nëse ke nevojë për ndihmë, se të shikoj shumë të ngarkuar, më thuaj se unë jam infermiere. Ishte pa uniformë në ato momente. Më tha do ngjitem, do vishem dhe më prit poshtë. E prita, aty më merr numrin e telefonit zonja dhe më thotë që do mbajmë kontakt, më prit tek lokali. E pres, vjen poshtë dhe më thotë situata është shumë e rëndë dhe siç e ke parë dhe vetë, është një mbingarkesë shumë e madhe dhe na duhet pagesa që infermieri apo mjeku t’i rrijë tek koka apo kushdo tjetër”, tregoi ajo.

Ndër të tjera, vajza tregoi të gjithë mekanizmin që është përdorur nga sanitarja për korrupsionin.

“Turni i parë që në mëngjes ishte 50 mijë lekë për infermierët, 50 mijë lekë për Tire Alldervishin, 20 mijë lekë për sanitaren. Përveç kësaj një ditë ishte 100 mijë lekë për doktoreshën dhe 50 mijë lekë ishte për ditën tjetër për doktoreshën.  Pastaj vinte turni tjetër dhe ishte e njëjta histori. Me të njëjtën shumë. Të gjithë lekët i merrte Tirja. Asaj i janë dhënë të gjitha lekët. Takimet janë bërë nga ajo. Kam mesazhet nga mami im që më thotë ‘ku je se po të pret Tirja për të marrë lekët e infermierit, sepse ka ndryshuar turni’.  Herë pas here detyrohesha të lija punën që të kapja turnin e ndërrimit të mjekëve që të jepja lekët. Ishte si një lloj detyrimi. Lija punën që të shkoja të bëja pagesën”, tha vajza.

Ajo shtoi më tej se i ka dhënë gjithsej sanitares 8 milionë lekë të vjetra.

“Shuma që Tirja ka marrë nga unë është 8 milionë e pak lekë të vjetra. Duke qenë shumë ditore 250, 300 për një muaj dhe shumë e shumë të tjera që blija e i fusja në spital. Ushqimin e fusja vetë. Ujin e fusja vetë. Pampersin vetë. Insulinën vetë. Ilaçin e gojës e të gjitha gjërat që spitali duhet t’i ketë.  Edhe pse mami im sot nuk jeton më, ka ndërruar jetë më 25 Dhjetor, arsyeja është duke qenë se jemi shtet dhe kemi dëgjuar nëpër media që shëndetësia është falas, shëndetësia nuk kishte as edhe termometër.

Mami më kërkonte me mesazhe, më sill termometër se më duhet për temperaturën. Që nga uji, më sill ujë për të pirë. As ujë dhe unë ia çoja vetë. Të gjitha i kam të shkruara që mami i kërkonte nga jashtë, duke filluar nga ushqimi, uji dhe të gjitha, pampersi dhe çdo gjë tjetër”, ka treguar vajza e të ndjerës.

Po a është Tirja e vetme, apo seksere e një skeme të gjerë zhvatëse brenda ‘Shefqet Ndroqit’? A është ky një rast i izoluar?

Sot një tjetër familjar i një pacienti në “Shefqet Ndroqi” ka denoncuar një rast të ngjashëm. Gjatë një interviste për mediat, ai ka thënë se ka paguar 10 milion lekë (të vjetra) në 3 ditë.

“Po kjo është e vërteta që e dinë të gjithë. Halli është se paguan miliona, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera e hyrjes, deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë deri tani. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam njeriun tim të shtruar, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 milionë. Unë kam frikë se do më kërkoni pare edhe ju (i drejtohet gazetarëve)”.

Ky qytetar thotë se ka punuar roje dhe thotë se Tirja nuk vepronte e vetme

Një tjetër qytetar ka dalë në media dhe thotë se pas gjithë kësaj që ndodh tek “Shefqet Ndroqi” është drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi. Denoncuesi i radhës thotë se ka punuar roje në spital.

“Unë e kam njohur Tiren, njoh drejtorin në radhë të parë. Perlat Kapisyzi me bashkëshorten i japin dorën Edi Ramës kur dalin në media, po këtu ka ardhur puna që të gjithë e kanë mendjen të marrin lekë. 5 veta nga një familje janë të punësuar, mbulojnë njëri tjetrin. Drejtori ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, por të arrijë një sanitare të tallet për 28 ditë, më e pakta që mund të bëjë është të japë dorëheqjen. Ka protokoll, dihet ku rri infermierja, e ku sanitarja, 28 ditë të mos e dijë drejtori i spitalit që Tirja hipte e zbriste nga kati i tretë në katin e dytë? Eshtë shumë e rëndë, shumë, të paguash 8 milionë lekë dhe nëna të vdesi. Unë kam punuar roje aty, edhe mua më jepnin ndonjë mijëlekësh te dera, faleminderit u thoja unë, po jo që të më bëhej fatura”, – shprehet qytetari.

h.b. /dita

January 13, 2021 18:00
Komento

42 Komente

  1. John Toronto January 12, 21:48

    Akti i izoluar? Nuk e dime, duhen pyetur hallexhijte.

    Reply to this comment
  2. merobezga January 12, 21:56

    Akt i izoluar, apo zinxhiri i gjithe infermiereve dhe doktoreve. Perse nuk kishte asnje ndihme nga infermieret e vertete dhe nga doktoret? Per ujin dhe termomentrin, Tirja ishte pergjegjese?

    Reply to this comment
    • Kokpalar 24 karratsh January 13, 08:52

      Ky është surrati i mavijosur i ripjelljes që s’duam.

      Korrupsioni fare fare i hapur.

      Më evident nuk ka ku shkon, e megjithatë, i ashtuquajturi “kontroll shteti” ka futur kokën në rërë si struci dhe s’ndihet.

      E megjithatë i ashtuquajturi “shtet ligjor” bën sehir si kukumjaçka dhe duartroket buzagaz show-un e radhës së kllounërve qorosë.

      E megjithatë e ashtuquajtura “opozitë” shqyhet bythsh duke bërë gara ralley në shkretëtirat e arabisë.

      E megjithatë e ashtuquajtura “pozitë” kapet në flagrancë duke u shalluar me bifteqe që kushtojnë nga 200 dollaro copa në hotelet nga më luksoze të Dubait.

      E megjithatë fajin e ka wdhe pas 8 viteve “Sali serbi”, a thua se po të ishte vërtet serb duhej medoemos të ndjehej inferior dhe i turpëruar para kopesë së kokpalarëve, të cilët vrapojnë kuturú nga t’i çojë era e politika e të huajit.

      E megjithatë lideri me përmasa satelitore është e keqja më e vogël.

      Eh sa kokpalar më paske qënë o popull.

      Ke një jetë që vuan, e prapë po vuan e do vuash. Ke një jetë që s’pe një ditë të bardhë, e megjithatë më përpara armiqsohesh me miqtë dhe të afërmit e tu,se sa me shtypësin dhe përdhunuesin tënd, të cilit për ca muaj do m’i falësh “gjithë kënaqësi” gjënë më të shtrenjtë, votën.

      Dhe ne pyesim veten se pse i nënshtrohesh shtypësit dhe pse arrin deri aty sa të vrasësh tjetrin vetëm për një shtyrje gardhi apo për një të parë shtrembër.

      Reply to this comment
    • kjo eshte Fryma qe futi ne shoqerine shqiptare Kafsha e Vicidolit January 13, 19:28

      eshte treguesi qarte se cfar i beri ksaj shoqerie
      Kryeshkerdhata e Shpelles kryeKanceri i gjithckaje
      Negative qe perballet shoqeria Shqiptare.

      Kultivoj gjithe te kqiat njerezore ne Shqiperi ,krimin,degjenrrimin,
      antiVleren,
      antiKulturen,dhunen,
      mosRrespektin njerezore ,
      korrupsionin masive ,
      ne te gjitha institucionet e vendit ,
      percarjen mes shqiptareve,
      prostitucionin,
      ringjalli djallin nga varri,
      ngujimin ne malesi,

      pra i shndroje gjysemKafshet ne Kafshe
      etj,etj,etj,

      duke u bere frymezimi krimit e gjith pislliqeve njerezore
      ne xhiro.

      Kjo maskaresha Fake infermjere eshte
      Sinonime dhe Karakteri ndyresires se Lsi-se
      Monika Kryemadhi

      qe po infektojne gjithe shoqerine.

      Veproni sa me shpejt kunder ktyre Metastazave te
      Kancerit salih-monika
      teper te rrezikshem per cdo shqiptare ,cdo moshe.

      Mbyllni TV kur dalin banda e Kancerit te Lalzit

      Reply to this comment
  3. xxx January 12, 22:13

    Aprovuar nga qeveria. Ky eshte vizioni i ramutit. S’ka shendetsi falas. Direkt apo indirekt duhet te paguani dhe njerezit tju vdesin. Populli eshte bageti.

    Spital Elektoral i Ramut erdoganit ne Myzeqe po shperngul bujqerit nga tokat dhe do rrjepi pacientet kesaj here parate shkojne ke islamistet e erdoganit.

    Reply to this comment
    • ce January 13, 06:22

      Ik mor hunderr po ne kohen e ministrit elektroauto te Sales Nard Nokes operacinet ne salle beheshin me bisturite e regjimit te hoxhes kurse Nardi dhe Tit shkolleshumi i Nafije falkxhores se leshelise mbushnin thesin me tenderat e famshem

      Reply to this comment
    • Juli January 13, 08:00

      ORE MUT ajo pastruesja është gruaja,motra,nëna jote more By. Qi.
      Rama ti mori ty apo atyre !!!!
      Ju jeni të gjithë hajdutë,mashtrues,…
      E keni në gjak. Jua ka futur “demokracia” me baballarët e vet.

      Reply to this comment
  4. Hipokrati January 12, 22:15

    Shikoni sepse nuk eshte e mundur qe kjo Tirja , te kete vepruar e vetme , per me teper si infermiere “legale”, pa dijenine e personelit. Ketu ka vend per hetim te gjere, te nje fenomeni qe po rrenon shume hallexhinj. Ka ardhur koha qe te bien disa koka , dhe te behen shembull, ne menyre qe ky maskarallek te marre fund njehere e pergjithmone.

    Reply to this comment
  5. NUK eshte rast i izoluar January 12, 22:32

    Rast i izoluar? E kam provuar vete ne kurriz me njeriun e familjes qe iku. Lek per te gjithe nga sanitarja, infermjeret dhe doktoret per secilin turn. Ky vend eshte masaker por po te shikoni personelin e mjekeve e infermjereve qe jane si hijena per te kapur ndonje lek aty neveritesh. Po nuk u dhe nuk ta shohin me sy te semurin. Kam reflektuar me veten si mund ta bejne gjumin e qete keto monstra .
    Te me ndjeje ndonje mjek apo infermjer ndryshe nga turma por ne 12 dite ne spital nuk pash asnje ndryshe.
    Zoti mos na cofte ne dyert e spitaleve shqiptare. Per te vdekur ke e sigurte ne duar te tyre per ng paaftesia por dje ndytesia qe kane, me mire vdis ne shtepi.

    Reply to this comment
    • Jamarber January 13, 21:42

      “Rast i izoluar” nxiton ta “mbylle” ceshtjen ministria, e shqetesuar te mbroje hajdutet e vertete qe drejtojne kete skeme te mireorganizuar zhvatese.

      Te verifikohen pasurite dhe shpenzimet e perlat kapisyzit e familjareve te tij e do te dale per ke I ka dasht paret tirja.
      Keta hajdutet vjedhin me bekimin e Rames dhe Garancine se drejtesia e “Reformuar” nuk i prek

      Reply to this comment
  6. Populli January 12, 23:05

    Vete e ke fajin moj vajze. E ke cuar mamane te Spitalet e doktor Mengeles, per ekzekutim. Nuk duhet ta kishe futur aty. Nuk po qan njeri hallin e lekeve, por mamane ta kane vrare per statistikat Covid-19, se marin mijera Euro te tjera per to.

    Nuk jeni ne vete o njerez. Mos i coni njerezit e dashur neper Spitale publike. Zgjidheni ne klinika e doktore private. Spitalet jane kthyer ne qendra ekzekutimi.

    Reply to this comment
  7. Ilirjan January 12, 23:45

    Ne rast se Ministresha e Shendetesise vlereson me pergjegjesi detyren e vet pasi ka pare dhe degjuar denoncimin e vajzes se nje prej viktimave qe dhane shpirt ne ambjentet e spitalit C-2, atehere do te kemi nje furtune shkarkimesh ne te gjitha spitalet publike te Republikes se Shqiperise .
    Vendosja e burokracise ne komunikimet qytetar-mjek i familjes- poliklinike-spital, ka ndihmuar se tepermi “furnizimin” e klinikave dhe spitaleve private me hallexhinj. Por rregullimi i sherbimit mjeksor ne kete zinxhir ne menyre qe te mos abuzohet , sic rasti me siper edhe shume e shume rasteve te ngjashme korruptive, duhet bere sa me shpejt, i shoqeruar me rregullimin e pagave te personelit mjeksor-sanitar.
    Tendenca e xhvatjes se familjareve te pacienteve eshte e frikeshme ne rritje, ndaj Ministresha ka autoritetin e padiskutueshem per ta shperthyer, per ta shkateruar kete lloj tendence. ( Le te shikoje si eshte i organizuar ne Gjermani, ku per personelin mjeksor – sanitar nuk gjen nje rast te tille te cfaqur. Atje pacientit i sherbehet pa e pare nga xhepat, pa i pare pasurine )
    Keshtu duhej te ndodhte edhe ne Shqiperi.
    Menyra e qeverisjeve dhe mosqeverisjeve , sistemi i aplikuar ka ushqyer nje mykosje, kalbezim te ndergjegjes se personelit mjeksor – sanitar, dhe jo vetem . Demi eshte i permasave te jashtezakoneshme.

    Reply to this comment
  8. C'a bohet keshtu. January 13, 01:10

    Nuk eshte nje rast i izoluar, eshte rutine e perditeshme pune. Turp edhe me vdekjen beni para, mos i hengshit.

    Reply to this comment
  9. Hijenat vrastare January 13, 01:15

    Nuk eshte rast i izoluar por nje e vertete e frikshme!
    Indifernce ne mjekim asnje ndihme po nuk pagove!
    Infermere e pastruse hijena te pangopura i paguan po asnje sherbim! Infermeret qe kujdesen dhe pastruset duhet te ndiqen penalishte dhe te behet nje shembullper te gjite vendin ato duhet te denohen si vrasese te qillimshme me qellim perfitimi. Ne ate spital u vra nga kto hiiena vellai im e lane pa oksigjen.Ketu nuk ka politik jane njerzit e priudhes se demokracis humbja e ndjenjes njerzore!

    Reply to this comment
  10. VLORA January 13, 05:38

    8 milion per 20 dite?Mos po egzagjerohet?I bie te kete paguar 400 mije leke ne dite.edhe te privati ta kishte cuar do paguante me pak.Ne spitale marin leke,kjo dihetpor jo nje pastruese te mari8 milion.Uleni pak shumen se me kaq mund ta conte ne turqi.Vini pak logjiken ne pune jo cdo gje qe fluturon haet

    Reply to this comment
  11. K January 13, 07:13

    Në vendin më të korruptuar dhe degraduar në botë , është normale. Shkoni nëpër gjykata dhe flasim.

    Reply to this comment
  12. Ariu January 13, 07:34

    Pyet të gjithë ne familjarët që humbëm njerzit tonë të dashur me vete dhe shikoni sa i izoluar është ,3 milion harxhova une në spital dhe nuk arrita t’a shpëtoja dhe nja 6 në shpi përpara se të shtrohej. Dhe asnjë moment nuk kam qenë i qetë që po i bëhet sherbimi

    Reply to this comment
  13. Niku January 13, 08:04

    Te Sanatoriumi nuk kishte te tille problem. Njeriu jone I shtruar, edhe sot vazhdon te lavderoj sherbimin e personelit mjekesor.
    Ne vete nuk patem asnje kontakt te dretperdrejt. Edhe sot nuk e dime kush I ka sherbyer, pervec emrit te mjekes, e cila nuk pranonte te komunikonte pervecse me telefon. Na erdhi keq qe nuk I beme dhurata per sherbimin shume te mire. E vetmja gje qe duhet rregulluar ndoshta eshte menyra e dergimit te ushqimeve apo gjerave personale.
    Mund te thoni cfare te doni, po ky eshte perjetim konkret.

    Reply to this comment
  14. Meti Tirane January 13, 08:23

    Ky eshte nje nga qindra raste te kesaj “drame”, qe jane te filmura me ze e figure, ku tre pacient nga depresijoni i hidhen nga ballkonet, jane gjetur te moshuart lidhur per kervati, ka arritur deri aty sa kan cuar ne morg te gjalle nen e nje personi nga zona e Kurbinit.., lere per rushfete e korrupsionot se po themi ju takon se bejne pune te veshtire…

    Reply to this comment
  15. Erhard January 13, 08:27

    Eshte norme e pa shkruar sidomos nga infermieret!
    Qendrova shtruar 10 dite ne QSUT,me vinin serumin dy here ne dite,por nuk vinte njeri ta hiqte vetem kur bertisje 10 minuta fort!
    Infermieret tek nje pavion tek 6 kateshi ishin si gardiane burgu!
    Atyre qe u merrnin leke u sherbenin me buzeqeshje,te tjereve si rob lufte!
    Turp i madh!
    Sa per pastertine ishte per faqe te zeze:Pastrohej vetem me lecke pllakat e asgje tjeter!

    Reply to this comment
  16. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr January 13, 08:34

    Turkoshaket rjepin njeri tjetrin.
    Dhe per cudi te gjithe ankohen.
    Gjyqtaret,prokuroret,dr,cdo zyrtar po nuk i dhe, ters e vertite sherjane…
    Edhe keta me larte qe diskutojne si dikur ne org e partise ose mbledhje kolektivi,duhet te rjepin dike..
    Ne kete vend me popull te korruptuar,te gjithe mundohen tja fusin njeri tjetrit..
    Besoj se vetem pensionistat nuk kane mundesi te bejne ndonje pisllek,por edhe keta po te jene prinder te zyrtareve…..
    Kapitalizem or taj

    Reply to this comment
  17. Arben January 13, 09:59

    A ka faj ekipi mjekësor, kur paratë e punës së tyre i grabit edroga me koncesione dhe ata grabisin pacientët për të siguruar të ardhurat e punës që bëjnë????!!!!

    Po pacientët e familjarët e tyre që mbajnë rradhë ditën e zgjedhjeve për të votuar edrogen dhe që ushqejnë kështu zinxhirin ushqimor, ku vetë janë ushqimi bazë??!!!

    Dilema prej allbanie urupiane këto.

    Rroftë allbania urupiane

    Rrofshim ne.

    Reply to this comment
    • Daja January 13, 11:45

      Arben , ja ke fut kot, rrogat e mjekeve jane rritur shume me teper se profesionet e tjera, keshtu qe kujt nuk i mjaftojne dhe do para te tjera nen menge , te liroje vendin e punes.

      Reply to this comment
      • Arben January 13, 14:42

        Shiko, me pagë 500,000 lek nuk mban dot familje, nuk shkollon dot fëmijë, nuk blen dot shtëpi të futësh kokën për vete dhe familjen. Këto them unë, pa edhe ato që thua ti, përqindja e rritjes së uljes së zbritjes mund të jenë shumë të vërteta, nuk thash gjë.

        Reply to this comment
  18. ?!! January 13, 11:49

    Denoncimi i emisionit Stop tregon qartë atë që e dinë të gjithë, që sistemi shëndetsor është kthyer në pjesë integrale e kusarisë shtetërore. Atë që u ngelet në xhep shqipëtarëve nga vjedhja me faturën e ujit dhe energjisë elektrike dhe nëpërmjet taksave të çmëndura, ua grabisin kriminelët e zinjë të pashpirt të mjeksisë veshur me bluza të bardha ku varet dekorata kryeministrore e heroit të pandemisë.
    Rasti i denoncuar tregon që personeli mjeksor i spitalit “Shefqet Ndroqi” është një bandë kriminale që me kombinacione të mirë përpunuara dhe të përbindëshme vjedhin miljonat bijes së pacientes dhe dhe me neglizhencën kriminale vrasin pacienten e shkretë. Të jeni të sigurtë që nuk ëshë Tirja e vetmuar por është një bandë e tërë mjekësh dhe infermjerësh që nuk bëjnë përjashtim nga personeli mjeksor në çdo spital e qëndër shëndetsore të vëndit që gërrmojnë xhepat e pacientëve , madje edhe kur janë duke dhën shpirt dhe këtë e kanë provuar të gjithë shqipëtarët që kanë patur fatin e keq të bjen në duart e personelit mjeksor. Tirja është një vegël mjerane në duar të ujqve me diploma mjeksie të këtij spitali

    E vranë pacienten e shkretë duke i hequr tavolinën me ushqimet e së bijës duke e kequshqyer që të mos prishesh rehatia e personelit që duhej të hiqte bebelinat, e lanë katër ditë pa i bër klizmën duke i bër trupin depo mbeturinash të jashtëqitjes dhe vatër ideale për zhvillimin agresiv të virusit vdekje prurës, e shkatrruan pacienten nga pikpamja psikologjike e shpirtërore me neglizhencën e tyre përbuzëse duke i bër të pavlefshme mesazhet e të shkretës për ndihmë së bijës. E vranë me gjakëftohtësi duke i grabitur paturpsisht edhe paratë nga xhepi duke vdekur.

    Njerëz e vranë pacienten për të cilën u paguan miljonat, dhe të jeni të sigurtë që ata që jan vetvrarë kanë qën pacientët fukarenjë që nuk i ka prekur njeri me dorë në spitalet kovid nga kriminelet e mjeksis që se kanë për turp të neglizhojnë edhe atë që i marin miljonat pa le atë që nuk ka një dyshkë në xhep.
    Trajtimi i kësaj paciente që i privojnë dhe të ngrënit është njëlloj si trajtimi prej kriminelëve të luftës hitlerianë i të burgosurve dhe robërve të luftës që i linin të vdisnin ngadalë me anën e keq ushqyerjes dhe kam frikë që neglizhenca kriminale e personelit të spitalit ndaj kësaj paciente, oksigjenin e bomblave mund ta kthejnë në efektet e gazit X vdekje prurës të hitlerianëve.

    Tamam si në rastin të vrasjes kryer nga patrulla e policisë në Tiranë ku drejtuesit e policisë vrapuan të fshehnin të vërtetën edhe deklarata e ministrisë së shëndetin duke e quajtur rastin e veçuar dhe pa pritur hetimet bëri fajtore sanitaren që çdo njeri që ka qën i shtruar në spital e di që ato janë fundi i kavallit të megakorruosionit të frikshëm të mjekëve dhe infermjerëve. Dhe patjetër që prokuroria që paska kartotekë me kartela ku shënohen vrejtje ndaj Saimir Kodrave që investigojnë krimin e korrupsionin, do të ketë filluar veprimtarinë për të manipuluar sanitaren dhe për ti mbyllur gojën Saimir Kodrës, në bashkpunim me pronarin e Klanit. Njëkohësisht do ti mbyllin gojën edhe bijës së viktimës së vrarë në spitalin”Shefqet Ndroqi”. Në qoftë se Saimir Kodra nuk do të avancoj me denoncimin e tij, të jeni të sigurt që heronjtë e pandemisë, kusarë e kriminelë me bluza të bardha do të venë miljarrda duke konkuruar me sukses kusarqeveritarët që nuk po ndalen me PPP dhe konçensionet e kusarisë duke vjedhur pa mëshir dhe duke kontrolluar e grabiur si Tenardie i Viktor Hygoit, edhe xhepat e njerëzve që janë duke vdekur ose akoma më keq e i shkaktojnë vdekjen duke vrapuar mbas vjedhjeve.

    Nuk e di a do të dal ndonjë Viktor Hygo shqipëtar që në romanin e tij të portretizoj Tenardjet e mjeksisë shqipëtare që kanë 30 vjetë që nuk pushojnë së rrëmuari xhepat e shqipëtarëve edhe në çastet kur ata janë duke vdekur. Klasa e kusarpolitiqenve dhe kusarbiznesmenëve kanë krijuar edhe klasën e kusardoktorçakejve famkeq të pa shpirt të sistemit kriminal kusarshëndetsor.

    Të më fal doktor Kalo që fjalës origjinale të tij politiqen i kam shtuar mbiemrin kusar sepse më duket si më i plot termi kusarpolitiqen. Jam kureshtar të di a njeh vall ndonjë koleg të tij brënda Shqipërisë që nuk kontrollon xhepat e të sëmurve që vuajnë duke xhvatur miljonat, të na thoj vetëm një emër. Kam frikë se të gjithë janë kusardoktorqenër që së bashku me klasën e kusarpolitiqenërve drejtuar nga Berisha, Nano, Meta dhe Rama janë të vendosur që në Buhenvaldin shqipëtar të çfarosin kombin të tërë nëpërmjet kusarqeverisjes dhe duke vjedhur paratë e pacientve në vdekje e sipër. Të jeni të sigurt që mbas mandatit të tretë ku PS do të bashkoj votat me PD në një koalicion kusarqeverisës, shqipëtarët do të jenë kthyer nga komb e popull në endacakë pa atdhe në rrugët e botës dhe Shqipëria, çdo gje e saj, toka , uji, pasuritë minerale,bregdeti, ajri, ministritë, kuvëndi, drejtësia ……….nëpërmjet PPP dhe konçensioneve do të jenë kthyer pronë private të kusarëve që na qeverisin me bashkë pronar mbështetsit e mandatit të tretë, Sulltanët modernë turq e arabë që po zbarkojnë në marrveshje bër duke jargavitur sekrecionet e oreksit të babëzitur mbi biftekët që kushtojnë vetëm një sa ushqimi që hanë 20 familje shqipëtare në muaj .

    Reply to this comment
  19. selim shpuza January 13, 13:30

    Ne cdo spital e ambulance ka raste te tilla te shumta,por jane “te izoluara” se mbulohen nga ministrja. Mire qe vajzes se pacentes qe iku nga babezia e infermiereve e mjekeve ndoshta mund t’i kthehen leket. Po mua qe shpenzova ne kushte shtepie 1.5 milon leke te vjetra ,kush do mi ktheje. Pres t’mi ribursoje Rama sic ka premtuar. Shendetsia falas pra.

    ,

    Reply to this comment
  20. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, January 13, 17:01

    Nuk ka si te njolloset me teper “puna” juaj nga zhvatja e 8 milion lekeve qe nje sanitare i ben nje vajze, jo…sepse eshte njollosur e bere bloze me kohe nga te semure qe kane zgjedhur te vetvriten nga dritaret tuaja per ti shpetuar “punes” tuaj, e jo pak por 5 vete!

    Reply to this comment
  21. Ardian January 13, 17:02

    Hahahaha po te njollosur e pjerdhur ini ore maskarenj

    Reply to this comment
  22. llapi January 13, 17:02

    Shterngone b—n e tregoni sa miliarda EURO zhvaten Sali Berisha ,Ilir meta , Edi Rama e shum te tjer e leni kto brockulla se pastrusja paska mar kaq !!!!!!!

    Reply to this comment
  23. Arben January 13, 17:05

    Manastirliu në litar

    Reply to this comment
    • Gjiri I lalzit January 13, 18:23

      Jetojme ne nje shtet xhungel mos te rente halli te shkosh ne spitale se po spate lek nuk dihet fati jot ose do te mbytesh ne borxhe qe te perballosh sherbimet .mos te rente halli te shkosh ne per gjykata te mbysin gjyqtaret dallaveraxhijnte shqiptaret jane kapur si miu ne cark nga te gjithe politikanet antishqiptare prandaj mos votoni per asnje parti sepse jane e keqja me e madhe qe na ka rene.

      Reply to this comment
      • Arben January 13, 20:16

        Shiko, pronarët e allbanisë urupiane janë antishqiptarë, kjo është vendosur e zeza mbi të bardhë, Londër 1913.
        Kur t’a pranojmë këtë dhe të fillojmë të lëvizim për t’a rrëzuar, do të fillojmë të shohim ndonjë ditë të bardhë, kështu si jemi katandisur, shif e shkruaj.

        Reply to this comment
  24. Gzim Kulufi January 13, 18:15

    270 mije leke te vjetra cdo dite = vdekja e nenes + shkaterrim financiar i familjes! Skandal!
    Rast i izoluar?!? Po rast i izoluar … brenda spitalit!

    Reply to this comment
  25. Gjiri I lalzit January 13, 19:55

    Jetojme ne nje shtet xhungel mos te rente halli te shkosh ne spitale se po spate lek nuk dihet fati jot ose do te mbytesh ne borxhe qe te perballosh sherbimet .mos te rente halli te shkosh ne per gjykata te mbysin gjyqtaret dallaveraxhijnte shqiptaret jane kapur si miu ne cark nga te gjithe politikanet antishqiptare prandaj mos votoni per asnje parti sepse jane e keqja me e madhe qe na ka rene.

    Reply to this comment
  26. 40 vjet me enverin 30 vjet demokraci ne vuajtje po vdes o njeri January 13, 21:11

    popull te gjith ata qe kan vdekur skan pasur lek te gjith ata qe jan sheruar me e vogla 5000 mije euro..pastajte gjith spitalet ne albani keshtu funksionojn ,,elektricisti spitalit ben namin me materialet i shesin te privati ato qe jan per spitalin doktorat ilacet i cojn tek spitalet qe kan perball te semuret i cojn tek privati ndajn leket bashk teritoret e spitalit jan pushtuar ky kryeminiser eshte bashk punetor me grupet mafioze fakt azotiku eshte objekt shteteror ky kerkon te shpronesoj tokat qe i kan zene me forc mafia qe te behet spitali turk,,qe po flitet qe eshte privatdhe po e quajn spitali rajonal ,,,,qytet skan kinema,skan teater i kan pushtuar kjo eshte shqiperia europiane,,,vllezer motra prinder largoni sa me par femijet nga ky vend i rrezikshem

    Reply to this comment
    • ku ta ndertojne Spitalin o i trembur ne vicidol January 13, 22:17

      apo ne Lalz .

      Kudo tokat jane zene nga bijt e bushtrave
      qe nuk lane Prona pa Rrembyer

      erdhi maloku i dal nga shpella e ka Toka ne Vlore !
      erdhu fshatari nga vepani e na doli me toka ne Sarande
      dhe Lalz !!!!!!!!!!

      Ore i keni trut ne vende ju ?
      Dini te arsyetoni ?

      Keni te drejte per Kinema e Teater dhe se nuk ka fare jete Kulturore ne Qytete , si dikur qe Kishte qytete si Fieri
      qe cdo te Diele marrshnonte Banda frymore e Qytetit
      te Kultures ,qe kishte lezet te shikoje sikur ishe ne qytetet Italiane .
      Por ka 30-vjet qe Mortaja e Shpelles shkaterroj gjithcka
      sot u kujtua ai popull per Teater e Kinema ?
      Mos i hidhni Plehrat aty ku nuk eshte Vendi o njerez .
      Le te jemi realiste .

      Gjithe kte mut te madhe qe shkelin sot me kembe kudo ,
      e krijuan Haleja PD me kafshet e tyre .
      Harruat si e bon Tironen si nji Shurrtore mbush me baraka
      e Kjioska si ne Bangladesh e Indi ?
      Qeverria ka te meta , por jo se nji funderine mashtruese
      manipulon nji hallexhie ne spital , kercejn majmunet perpjete si me bo Fest !

      Reply to this comment
  27. demo January 13, 22:54

    Per te gjithe keta qe habiten se si nje sanitare qe hiqet si infermjere rrjep nje hallexhije qe ka nenen te shtruar,mos u habisni.
    Shoferet e institucioneve,Roja Bashkise,Pastruesja spitalit jane personat me afer hallexhijve,TE PARET NE KONTAKT.
    Kam rene vete pre e nje mashtrimi te tille duke paguar nje pastruese qe vinte e para dhe me jepte informacione te detajuara per gjendjen e babait sikur te ishte doktorreshe e mbaruar.Ajo ishte bgjithmone tek dera,ajo ishte neper shkalle,neper koridore.
    Me doktorrin mezi arrita te komunikoj njehere ne telefon.Derisa erdhi nje kusherira ime qe punonte infermjere ne nje spital tjeter dhe kur me pa me te,me tha Mos u merr me kete,se kjo eshte nje mashtruaese,Ka qene faturino treni,.E perzune prej andej se e kapen me shkelje dhe ka filluar ketu pastruese.Ku e kishte mesuar gjithe ate fjalor mjeksor pastrusja,sikur kishte bere shkollen e shejtanit?
    Prandaj nuk i ve faj kesaj vajzes qe ka paguar 8 miljon,se njeriu kur ka hall alarmohet dhe ben budalliqe.

    Reply to this comment
  28. Roja merrte vetem nga 1000 lek dhe falenderonte !!!!!!!!! January 13, 22:59

    Po mir mer funderine e ndereshme se abuzoje me detyren
    dhe nuk demtoje shume xhepat e Hallexjinjeve ,

    por nga te doli gjith ky mllef pikerishte tani mbasi vdiqen njerezit ,
    perse nuk e ke Denancuar Drejtorin tat dhe kte putanen mashtruese me gjithe banden e Spitalit -si thua zotrote ,

    se kan qen te organizuar ,
    ta denoncoje para se me pas Viktima ne prokurori
    si i tregon ktu ne gazete Anonim
    ose Polici
    ose ne Minsitrin perkatese ????

    Maskarenje .
    Dil e ballafaqohu me Drejtorin ne X Medie dhe plasja surratit ne je burre dhe thot te verteten ktu ,
    perndryshe je noj kurve e paguar edhe ti nga banda e lalzit ,pretendent per kap rolin e Babales .
    Plehra e dije ti dhe nuk Denoncoje !

    Shko ftoe Drejtorin ke Top Channell live ta shikojne te gjithe kush eshte Korrupsioni ne Spitale jo pordh ne ajer kazaneve .

    Reply to this comment
  29. Adih January 14, 04:17

    Kte fryme te korrupsionit e futi Saliu ne ate fillim ,e tani vazhdon me Ramen ,se Meta njifet ,ska nevoje per komente .Provuam diktaturen ,por ky korrupsioni qenka me beterr se diktatura .Te shtrin barkas personalitetin ,karakterin ,se per dinjitet nuk vjen fare ne pyetje .Por mire na i bejne ,deri sa ju o popull debil i votoni ,si PS ,PD e LSI .Beni cfare te doni ,ose rrini me ta dhe hani dynjane ,ose mos i votoni cunat e Ramiz Alise me pardesyy te bardha .Votoni parti komlet te reja qe jane formuar keto kohet e fundit ,por jo per xhaketat e kthyera si Xhosefina ,ose si Patozi ..Tung ,o kokpalare ,haeni nje here pyken ,o te mjere .

    Reply to this comment
  30. lekuresioti January 14, 11:42

    O bura se u hap thesi, vraponi thoni kush e kush genjeshtra me shume…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim