Foto/ Sekuestrohen 80 predha në tunelet e Qafështamës

July 27, 2016 10:12

Foto/ Sekuestrohen 80 predha në tunelet e Qafështamës

 

Sekuestrohen 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë që ndodheshin në tunelet e Qafshtamës.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në  hyrje të tunelit numër 2  të Qafështamës në fshatin Selic-Mat, ka disa predha luftarake menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Nga hetimet  paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur , ku ne hyrje te tij, kishin  dale në sipërfaqe  predhat luftarake.

Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u  janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë Ushtarake. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

predha (2)predha (3)predha (4)predha (1)

July 27, 2016 10:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*