FOTO: Shënimi i Anshtajn për studenten e kimisë, e cila e refuzoi

March 13, 2018 02:19

FOTO: Shënimi i Anshtajn për studenten e kimisë, e cila e refuzoi

Shënimi i shkruar nga Albert Ajnshtajni për një studente italiane, e cila refuzoi ta takonte, doli në ankand së bashku me letrat e tjera të fizikantit të famshëm.

“Studiueses shkencore, në këmbët e së cilës u ula dhe më zuri gjumi për dy 48-orë, si një kujtim në emër të miqësisë”– shkruan Ajnshtajni në gjermanisht në shënimin që mban datën tetor 1921.

Çmimi i shitjes arriti në 6,100 dollarë në ankandin e zhvilluar në Jerusalem.

Albert Ajnshtajn e shkroi këtë pusullë kur ishte në moshën 42 vjeç, pak para se të nderohej me çmimin Nobel.

Marrësja quhej Elizabeta Picinades, një studenteje e kimisë, e cila ishte 20 vjet më e re dhe jetonte mbi apartamentin e motrës së tij, Maja, në Firence.

Gjatë një vizite në qytet fizikanti gjerman shprehu interesim të madh për ta takuar atë, por Elizabeta ishte shumë e trembur për të dalë me një njeri të tillë të famshëm – përcjell ResPublica.

Për shumën e 103.000 dollarëve amerikanë u shit edhe një memorandum i vitit 1928, ku Albert Ajnshtajni përmbledh idetë e tij në lidhje me “teorinë e relativitetit”.

Gjithashtu, një letër që daton në vitin 1946, ku ai inkurajon një veteran amerikan të Luftës së Dytë Botërore, i cili aspironte të bëhej një shkencëtar, u shit me një çmim prej 6100 dollarësh amerikanë.

n.s. / dita

March 13, 2018 02:19
Komento

1 Koment

  1. MH March 13, 20:35

    Letrat e Anshtajnit paskeshin patur cmim fiks: 6100 dollaresh.
    Krijimtari mbi “teorinë e relativitetit”.U shit mbi 103.000 dollarëve amerikanë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*