FOTO: Shkatërrohet ish-bastioni osman që përdori si konak Princ Vidi

March 31, 2019 23:18

FOTO: Shkatërrohet ish-bastioni osman që përdori si konak Princ Vidi

Dy fotot e mëposhtme tregojnë një mur në dhjetor 2018 dhe tani në mars 2019.

Gërmimet e ekskavatorit për të ashtuquajturin “projekti Veliera” kanë kthyer në një pirg gurësh, një pjesë të mureve të bastionit fortifikues të shek. XVII dhe ngrehinës së periudhës osmane, që u ripërdor më shumë se një shekull më parë si konaku i Princ Vidit – i cili për 6 muaj në vitin 1914 u ngrit në fron si mbret i shqiptarëve.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Rifillimi i punimeve për ‘Velieran’ – një mamuth betoni në hyrje të qytetit bregdetar, i shtrirë mbi një zonë arkeologjike të kategorisë “A” me shtresëzime që shkojnë deri në antikitetin e vonë, erdhi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe rregullores së administrimit të zonës arkeologjike A dhe B, punimet që kryhen në qytetin e Durrësit duhen monitoruar nga arkeologët – nëpërmjet një marrëveshje trepalëshe që lidhet midis investitorit, kompanisë zbatuese të punimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Pas rifillimit të punimeve me bekimin e gjykatës, një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

o.p / dita

March 31, 2019 23:18
Komento

17 Komente

  1. Iliri March 31, 23:33

    Kjo mut Veliera qe ka 5 vjet punime , ishte nje superidiotizem
    Ku kishte pamje me te bukur ashtu sic ishte ?
    Pra rruga Tregetare nga bashkia dhe perfundonte te porti dhe nga rruga shikoje detin per bukuri
    Aty te Veliera, mund te behej thjesht nje rrethrrotullim.
    Gjushi i ka bere punet me byth, sidomos me kete mermerin qe mbushi trotuaret

    Reply to this comment
  2. demo March 31, 23:48

    Nuk e kuptoj perse kembengulin per velieren?
    Cfare mrekullie do te ndodhe.Nuk i late gjurme Durresit Antik.Edhe bomba atomike ne Hiroshime i la nja dy shtylla,sa per te vendosur nje kembane.Po nuk do ti gzoni mor kafshe te babezitur,.Sa te vije Basha ne pushtet,do tjua shembe velieren,si shembi mbikalimin tek zogu zi.Dhe kete radhe do vij dhe une me kazem ne dore,sa per te shkallmuar nje cope beton nga mysybeti, veliera juaj.

    Reply to this comment
  3. mirel April 1, 00:42

    Skandal, Vangjush Dako me i forte se historia mijeravjecare e Ilirise.
    Nuk ka fjale te pershkruash barbarizmin e shtetit dhe te shoqerise shqiptare.
    Heshtje varri, denim me vdekje per historine.
    Per te share grek e turq nga nena nuk na e merr njeri, pune qensh ske ca ben, rrace e ulet

    Reply to this comment
  4. Daja April 1, 01:35

    Shume mire e Kane Bo shkatrrohet nji ju e Boni problem po’ sa kisha e objekte te tjera Kane shkatrru osmanet dhe Kane ndertu xhamia dhe prap vazhdojne te ndertojne xhamia ne themelet e kishave nuk ju Bo pershtypje o gazetar leshi

    Reply to this comment
  5. Buda April 1, 03:07

    Per perudhen romake ne trojet shqiptare dhe konkretisht ne Durres mjafton Lagja e Amfiteatrit, ndertesa ku qendroi Princ Vidi ishte nje ndertese shteterore osmane pa asnje vlere arkeologjike. Durresi ka nevoje per nje Veliere moderne.

    Me kete rast po ju kujtoj se ne rrugen perpara nderteses se Parlamentit te Vjeter, ku jane zyrat e Kryesise se Akademise se Shkencave, u gjeten themelet e nje kalaje mesjetare. Nen presionin e arkeologeve driteshkurter u prish Unaza e Vogel e Tiranes dhe themelet pa asnje vlere shkencore kane mbetur si nje varr i hapur, ndersa makinat kalojne neper rrugen e ngushte perpara ish-agjencise se vjeter dhe ish-Hotel Drinit. .

    Reply to this comment
  6. besa v. April 1, 03:14

    Ore zoterinj eshte me vendim gjykate te vazhdohen punimet. Ju cfare doni tani , te viheni mbi gjykaten?
    Doni shtet ligjor ju apo cfare…?
    Pastaj , mjaft me keto nostalgjite per guret e sokakut te perandorise osmane… E keni xhamine ne qender te Tiranes, akoma nuk u ngopet me trashegimine islame?
    Nuk besoj se jeni kaq te pakulturuar sa cfaqeni …

    Reply to this comment
  7. demo April 1, 07:46

    Nuk eshte pa komente,eshte komenti im,qe dje.

    Reply to this comment
  8. Arben April 1, 10:22

    Epo veliera ndertohet me betonin e gjush-kriminelit

    Reply to this comment
  9. asd April 1, 13:23

    Pro Velieres. Kunder “qendres se fshatit” me qen qe sorollateshin dhe benin shurren naten te pastrehet.
    Sheshi Veliera eshte modern dhe i jep Durresit karakteristika te nje qyteti te zhvilluar.

    Reply to this comment
    • Arben April 2, 18:17

      Ajo qender prandaj u la si hale, qe te mund te shkruaje

      Zotrote keto pallavra qe ke shkruar.

      Reply to this comment
      • mirel April 3, 21:38

        Po se mos e rregullonin me gardh, me roje dhe me mirembajtes, qe te merrnin te ardhura nga vizitoret..sic merren ne Butrint, 7 Euro bileta.
        Po si do siguronte te ardhura Bashkia?
        Fitimet i duhen Vangjushit jo Durresit.
        Rrofte Bangjushi, poshte Durresi

        Reply to this comment
  10. intelektuali April 1, 14:02

    skandaloze!!!!! tamam “mut veliera” qe e ben Rama me emer te injorantit hajdut vangjush. Edhe te vdekur ta shohesh ate rrugac vangjush, Durresi eshte shkaterruar, pasi nuk ngrihen njerezit te rrine atje dhe ta mbrojne me trupat e tyre. vafshin ne ferr ata e familja e tyre

    Reply to this comment
  11. mema April 1, 15:44

    Eu po fatin e zi e kishim pas me atë perandori otomane .

    Reply to this comment
  12. Konti Sbalta April 1, 20:56

    E tere nentoka e Durresit eshte zone arkeologjike .Mos duhet te spostohet Durresi drejt plepave apo kenetes?Lereni qytetin te zhvillohet ,objekte arkeologjike ka plot aty dhe ato mjaftojne per te pasqyruar vjetersine e qytetit!

    Reply to this comment
  13. durrsaku April 1, 21:28

    Shkrimi / lajmi është spekulativ ose dëshmon paditurinë e autorit. Konaku (pallati) i Vidit është hedhur në erë në vitin 1918 gjatë një bombardimi detar nga ushtria italiane. Mbetjet e bastionit u shkatërruan nga një tërmet i vitit 1924 dhe hapja e bulevardit nga investim i bashkisë në vitin 1926. Veliera nuk prek asgjë që nuk ekziston.

    Reply to this comment
  14. demo April 2, 05:41

    Fantazite e katundareve proletare me veliera dhe pordhe me beton(jo me rigon),le t`i zbatojne ne kenete.Te mos lejonin pushtimet e malokeve,TOKE E XANUN ne kenete,po ta ndanin me kuadrate per grataciela moderne beton narden, qe VDESIN KATUNARET PER BETON XHAMLLUK,CORAPE XHANI,CORAP NAJLONI.
    Durresi Antik nuk preket.Per Durres modern nuk te vjen turisti ne Durres,por shkon ne Dubay,atje ka rekreacione marsiane me 200 kate.I ka msu nafta jevgjit e Harabise,t`ja kalojne New-Yorkut.
    Nuk vete turisti ne Raguze per beton,po vete per ato mure guri e per ato kollona mesjetare per ato shtepi me tjegulla te kuqe e per ato rrugica te ngushta mesjetare.Jane 1500 vjet me te reja se Durresi.
    Cfare perfitimi do te kishte Durresi,sikur atje ku kishte mundesi te nxirrej ne drite kolonat,mermeret,muret e qytetit antik,te restauroheshin,te rindertoheshin,te rindertohej kalaja antike,Le te shembeshin ca shtepi karakatina dhe ca pallate parafabrikat te soc-realizmit .Po keta ishin me keq se soc-realizmi,ishin kelyshe bushtrash,njeriu i ri hajdut,makut i shushunjes kuqe,Keta jane te babezitur.Baballaret e ketyre nuk u ngopnin me gjak,keta nuk ngopen me pare.

    Reply to this comment
  15. kasem gahinji April 2, 16:03

    keta qe qajne objektet e siperfolura te nentokes,pse nuk ngrihen per objektet mbi toke,te dukeshme,te vizitueshme.psh.torra,20 m nga objekti i perqare,kthyer ne pijetore e kafene brenda dhe jashte,ndertime hotelerie mbi murin e kalase nga ana e rruges qe nis nga torra te vila.pallat ngjitur me murin e kalase afer portes prane amfiteatrit.dini gje ku eshte torra pas xhamise?eshte zhdukur fare.qaheni se nuk duket dera e portit.pse nuk qaheni per turren pas xhamise qe dukej qe nga mesi i detit.vetem nese qaheni per vangjyshin,por pergjegjes per masakren e monumenteve te durresit jane te gjithe paraardhesit e tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim