Foto: Shkel në fushë të gjelbërt arbitri i parë transgjinor

August 19, 2018 18:18

Foto: Shkel në fushë të gjelbërt arbitri i parë transgjinor

Një ndeshje futbolli midis femrave në Angli është gjykuar këtë të diel nga një arbitër transgjinor.

Lucy Clark, 46 vjeç, konsiderohet si arbitri i parë transgjinor në historinë e futbollit.

Ai ka drejtuar ndeshje-gjysmë profesionale në Angli prej disa vitesh me emrin Nick. Tashmë si femër, i martuar dhe me tre fëmijë, Lucy shpreson që shumë shpejt të gjykojë edhe ndeshje meshkujsh.

Ai shprehet për “Sunday Mirror”: Kishte ardhur koha që të isha vetvetja. Jam gati për komentet e këqija, por dua që të frymëzoj të tjerët që të jenë ata që janë në të vërtetë.

Lucy e ka të qartë se nuk do të arrijë dot kurrë deri në Premier League, por shpreson që të arbitrojë rregullisht në futbollin profesionist.

s.a/dita

August 19, 2018 18:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank