FOTO: Shkon në 77 mijë numri i pemëve të mbjella në Tiranë, tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës

January 21, 2018 12:48

FOTO: Shkon në 77 mijë numri i pemëve të mbjella në Tiranë, tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës

 

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës.

Këtij aksioni që është shtirë në të gjithë qytetin, edhe nëpër lagje, iu bashkua një mik i veçantë i qytetit, si tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën fidanët e rinj.

“Sot kemi një mik special, që na është bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve, tenori ynë më i famshëm, Saimir Pirgu. Një shok dhe qytetar i mirë. Besoj fort se një artist i mirë, është edhe qytetar i mirë. Të jam shumë mirënjohës, edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, për kontributin tënd shumë të çmuar, duke na dhënë gjënë që ka më shumë vlerë për ty, që është koha jote”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se objektivi për të arritur shifrën rekord prej 100 mijë pemësh të reja deri në 21 mars është i arritshëm. Veliaj shtoi se për çdo datë të shënuar, do të ketë aksione të mëdha mbarëqytetare, që do të kulmojnë me aksionin e 21 marsit, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.

Tenori Saimir Pirgu vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet, e cila do t’u shërbejë brezave të ardhshëm.

“Një ditë ndryshe. Mbillet një pemë, një fidan, mbillet një e ardhme. Është me të vërtetë një gjë e bukur dhe e veçantë dhe unë jam i kënaqur për këtë”, tha Pirgu.

Në këtë nismë, kryebashkiaku kërkoi kontributin e të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke theksuar se ajo që bëjmë sot, është paja më e mirë për qytetin nesër.

January 21, 2018 12:48
Komento

3 Komente

  1. Dn January 21, 14:19

    Pak si afer kanalit kuluese i paskan mbjellur:do prishen ose kalenet ose pemet,ose te dyjat

    Reply to this comment
  2. info analitike January 21, 19:01

    Keshtu eshte kur edhe nuk di te punosh edhe hiqesh si punetor. Do te ishte interesante te ndiqnit ecurine e atyre pemeve se cfare do te ndodhte me to ne te ardhmen. Ushqim genjeshtrash per popullin dele. Ashtu i mbollen edhe palmat me goxha pompozitet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*