FOTO: Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës

October 15, 2017 11:44

FOTO: Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës

 

Për të dytin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe.

Ndërsa për meshkuj në këtë kategori fitues u shpall Abel Kibet Rop.

Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia.

Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti, Adem Demushi.

Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur.

Maratona e Tiranës u shndërrua sot në një festë sportive për të gjithë qytetin. Me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme dolën përgjatë rrugëve të kryeqytetit ku ishte përcaktuar itinerari i Maratonës,  për të mbështetur sportistët pjesëmarrës.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte numri i lartë i vullnetarëve, rreth 660, që iu bashkuar nismës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si nga Kryqi i Kuq, Emergjencat Civile, Rrjeti i  vullnetarëve, biznese të ndryshme, ekipi i Tiranës, Eco Volis dhe shkollat e mesme të Tiranës të cilët zgjodhën që këtë fundjavë të linin angazhimet e tyre dhe të kontribuonin për promovimin e qytetit të Tiranës edhe në arenën ndërkombëtare.

Nisur pikërisht edhe nga prania e madhe e pjesëmarrësve nga vendet e tjera, por edhe ata të ardhur nga rrethet, në kryeqytet janë parashikuar një numër aktivitetesh kulturore dhe argëtuese.

Çmimet për fituesit e Gjysmëmaratonës së Tiranës

Femra:

1- Luiza Gega  – 1.13.11

2- Zita Kacser – 1.14.53

3- Valentyna Kiliarskaja  – 1.16.39

Meshkuj:

1 Abel Kibet Rop – 1.02.

2 – Joel Maina Mëangi – 1.03.42

3– David Nikolli – 1.07.27

Tirana 10 Km

Femra:

1- Olena Popova – 37.06

2-  Relaksa Dauti – 39.09

3-  Hellen Jepkosgei Kimutai – 40.42

 Meshkuj:

1-  Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia – 30.32

2- Laszlo Gregor – 31.29

3-  Tamash Nagy – 32.49

Persona me aftësi ndryshe, 5 Km

1- Vendi I – Bledar Suxha – 17.54

2-  Vendi II – Erblin Karaj  – 18.05

3-  Vendi III –  Adem Demushi – 19.07

October 15, 2017 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*