FOTO: Si funksiononte tregu i reklamave në Shqipërinë e viteve ’30

March 30, 2018 14:31

FOTO: Si funksiononte tregu i reklamave në Shqipërinë e viteve ’30

 

Në periudhën midis viteve 1930-1940, në morinë e gazetave dhe revistave më të rëndësishme të kohës si: “Demokratia” e Gjirokastrës, “Përpjekja shqiptare”, “Neoshqiptarizma”, “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Minerva”, “Koha”, etj, gazetarët e kohës u përpoqën që përmes përkushtimit të tyre intelektual të realizonin një ripërtëritje apo një Rilindje të Re Kombëtare të orientuar për nga kultura dhe mendimi perëndimor.

Gazetaria dhe publicistët e asaj periudhe janë shembulli më origjinal i kristalizimit në Shqipëri të një tendence të pastër intelektuale.

Mirëpo nuk do të ndalemi te esencialiteti i shkrimeve të gazetave të asaj kohe, por te një tendencë fare e dukshme, që të bën të kuptosh (edhe nëse nuk ke lexuar asnjë shkrim apo analizë), forcën vepruese të gazetarisë perëndimore ndërthurur me imazhe, ilustrime, duke ndërthurur më pas me tregun e reklamave që po i integrohej shtypit të shkruar të kohës.

Në vitet 30′ u përhap gjerësisht reklamimi i mallrave, dyqaneve dhe bizneseve.

Reklamat e asaj kohe realizoheshin me anë të skicave dhe shoqëroheshin me tekste informuese, shpjeguese, edukative.

Në këto reklamime, shihje edhe marka të modës, cigareve, librave më të shitur, dyqaneve, apo edhe të produkteve higjeno-sanitare.

Për sa i përket stilit të tyre, frymëzim mbetej shtypi italian.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre për të kuptuar se si funksiononte ‘Marketingu’ në atë periudhë./lexo.al

l.h/ dita

March 30, 2018 14:31
Komento

3 Komente

  1. fteri March 30, 16:08

    Shqipria konsiderohej një çiflik italnian ,dhe si pasojë në vitet 30′ -40 ,u përhap gjerësisht reklamimi i mallrave, dyqaneve dhe bizneseve,italniane .Regjimi i korruptuar anadollak Zogistë mund të demskosej tani fare lehtë ,për ta paraqitur Italinë si shpëtimtaren e popullit të prapambetur shqipëtar ,ta manipulonte me reklama ,cigaresh,biçikletash dhe femrash që fshatarët shqiptar as në ëndra nuk i kishin parë .

    Tani malësorët analfabet e të uritur ,që bridhnin me nga një thes të arnuar në krahë për të gjatur pak misër ,mjafton të shikonin një herë këto reklama ,kolinozësh dhëmbësh ,kur në fshatrat e tyre nuk kishte asnjë dyqan apo dentist ,kur të shikonin reklama , biçikletash ,kur rrugë nuk kishte ,vetëm motrat e mbretit që ndrronin fustanet 10 herë në ditë ,për ti shijuar oficerët e fashizmit mund ti preknin e shijonin ato reklama .
    Populli mjaftohej të shikonte një herë sytë e ëmbël të konteshës hungareze dhe do ti gëzonin duhanin ,kolinozin dhe biçikletën ,dhe do ta ndjenin veten të ngopur për tërë jetën ,ndërsa fëmijt në kasolle të uritur prisnin për pak buk.!!!!.Kjo është reklama e zisë që duhej të skalitej me germa të zeza.

    REKLAMA !
    Luksi i motrave të mbretit = kënaqësia e varfanjakve të leckosur që përfundoi me kushtetutën fashiste të dy sëpatave të Liktorit të vendosur në flamurin shqipëtar ,erdhi epoka fashiste !

    Në këto reklamime, shihje edhe marka të modës, cigareve, librave më të shitur, dyqaneve, apo edhe të produkteve higjeno-sanitare

    Reply to this comment
  2. fteri March 30, 16:12

    Shqipria konsiderohej një çiflik italnian ,dhe si pasojë në vitet 30′ -40 ,u përhap gjerësisht reklamimi i mallrave, dyqaneve dhe bizneseve,italniane !

    Regjimi i korruptuar anadollak Zogistë mund të demskosej tani fare lehtë ,për ta paraqitur Italinë si shpëtimtaren e popullit të prapambetur shqipëtar ,ta manipulonte me reklama ,cigaresh,biçikletash dhe femrash që fshatarët shqipëtar as në ëndra nuk i kishin parë .

    Tani malësorët analfabet e të uritur ,që bridhnin me nga një thes të arnuar në krahë për të gjatur pak misër ,mjafton të shikonin një herë këto reklama ,kolinozësh dhëmbësh ,kur në fshatrat e tyre nuk kishte asnjë dyqan apo dentist ,kur të shikonin reklama , biçikletash ,kur rrugë nuk kishte ,vetëm motrat e mbretit që ndrronin fustanet 10 herë në ditë ,për ti shijuar oficerët e fashizmit mund ti preknin e shijonin ato reklama .

    Populli mjaftohej të shikonte një herë sytë e ëmbël të konteshës hungareze dhe do ti gëzonin duhanin ,kolinozin dhe biçikletën ,dhe do ta ndjenin veten të ngopur për tërë jetën ,ndërsa fëmiëjt në kasolle të uritur prisnin për pak buk.!!!!.

    Kjo është reklama e zisë që duhej të skalitej me germa të zeza,të asajë perudhe Zogiste e fashiste.

    REKLAMA !
    Luksi i motrave të mbretit = kënaqësia e varfanjakve të leckosur që përfundoi me kushtetutën fashiste të dy sëpatave të Liktorit të vendosur në flamurin shqipëtar ,erdhi epoka fashiste !

    Në këto reklamime, shihje edhe marka të modës, cigareve, librave më të shitur, dyqaneve, apo edhe të produkteve higjeno-sanitare

    Reply to this comment
  3. Me respekt nga....askushi March 30, 17:02

    Kapitalizmi i athershem, ishte gjenetik, si ne gjithe boten dhe do kishte edhe formen e vet me te eger te xhvatjes, (reklamen) Pas socializmit, kapitalizmi i socem shqiptar, duhej te ishte me social, se gjithe vendet e perendimit . Ne perendim elementi social, hyri si presion i socializmit dhe vazhdon akoma, ndersa ne shqiperi eshte eleminuar plotesisht, elementi social dhe oreksi shtazarak i fitimit, ka cuar ne reklama te tejskajshme me sterhollime, qe s’i gjenim me pare, as ne tv-te e famsheme italiane …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim